Korçë, BMW-ja përplas motorin e picave, e hedh mbi trotuar

April 29, 2018 20:43

Korçë, BMW-ja përplas motorin e picave, e hedh mbi trotuar

Një aksident automobilistik ka ndodhur në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ku një automjet tip “BMW” me targë AA 022 GC  është përplasur me një motor picash, duke e hedhur këtë të fundit mbi trotuar.

Dëmtime nga ky aksident ka marrë drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me urgjencë në spital.

Ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij shëndetësore, por mësohet se në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po zbardh shkaqet e aksidentit.

s.a/dita

April 29, 2018 20:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*