Burri vrau gruan dhe veten në sy të fëmijëve (Foto)

June 19, 2016 11:58

Burri vrau gruan dhe veten në sy të fëmijëve (Foto)

Një krim i dyfishtë ndodhi sot në lagjen nr.17 të Korçës, ku burri vrau gruan me thikë dhe më pas qëlloi edhe veten.

Viktima janë 29-vjeçarja Yllka Xhiko dhe 34-vjeçari Mikel Xhiko. Krimi ndodhi përpara fëmijës së çiftit.

Dyshimet paraprake janë se vrasja ndodhi si shkak i xhelozisë. Mësohet gjithashtu se autori Mikel Xhiko ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Pasi qëlloi gruan me thikë, burri tentoi të vriste edhe veten, duke mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Banorët e zonës thonë se çifti Xhiko jetonte me qira në atë lagje. Ndërkohë, grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

12932989_208901059489977_3382746175314597972_n

12743751_162654727447944_4170960664946798616_n

June 19, 2016 11:58
Komento

2 Komente

  1. Arben June 19, 14:39

    O ZOT O ZOT.

    Reply to this comment
  2. nuk ka tym pa zjarr June 19, 17:57

    Gjynah. Stresi. Fukaralleku

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*