Korçë/ Digjet furgoni, pronari: Zjarrëvënie e qëllimshme

November 9, 2017 09:07

Korçë/ Digjet furgoni, pronari: Zjarrëvënie e qëllimshme

Një automjet është djegur orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit.

Mjeti tip furgon ka qenë i parkuar para banesës së pronarit, Leontiv Prethi, ndërsa i është vënë flaka.

Prethi pronari makinës tha se mjeti përdorej nga dhëndri i tij.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

“Furgonin e nget dhëndri im. Me atë mban familjen. Është hera e dytë që ndodh, pasi para një muaji ma vodhën tani ma dogjën. Dyshoj që ka qenë zjarr i qëllimshëm. Ekspertet na thane qe mund t’i jetë hedhur nafte për ta djegur. Nuk e dimë pse, presim që policia ta zbardhe ngjarjen”, pohoi Leontiv Prethi.

Ndërkohë, policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

November 9, 2017 09:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*