Korçë, furnizon mjetin dhe më pas i vë flakën

May 10, 2015 09:40

Korçë, furnizon mjetin dhe më pas i vë flakën

Një automjet është shkrumbuar në mënyrë të qëllimshme, në afërsi të një pike karburanti pranë fshatit Vashtëmi. Ngjarja e rëndë është regjistruar pas mesnate në aksin Korçë-Pogradec, pranë fshatit të sipërpërmendur.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, mjeti i djegur i tipit Benz është furnizuar në një pikë karburanti dhe më pas është djegur plotësisht. Sipas punonjësve të karburantit, mësohet se zjarri është vënë vetë nga drejtuesi i mjetit.

Pasi ai ka furnizuar mjetin me karburant, u ka kërkuar punonjësve edhe një shishe benzinë, të cilën sapo e ka marë ia ka hedhur makinës në sediljen e pasme dhe ka tentuar t’i verë flakën.

Të alarmuar, punonjësit ia kanë shtyrë makinën deri në dalje të rrugës, ku personi ka qendruar deri në djegien e plotë të makinës dhe më pas është larguar. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka të lënduar.

May 10, 2015 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*