Korçë, gjendet i pajetë në rrugë një person
Një person i njohur për policinë si i përfshirë në trafikun e drogës, është gjetur i pajetë në rrugë në afërsi të fshatit Miras të Korçës.
Jani Kollçaku u gjet me plagë në trup, por mbetet për tu zbuluar nga mjekësia ligjore nëse ai mund të jetë vrarë apo mund të jetë përplasur për vdekje nga ndonjë makinë e cila më tej është larguar nga vendngjarja.
Kollçaku është një emër i njohur për policinë për shkak të përfshirjes së tij në shitjen dhe trafikimin e lëndës narkotike, por edhe të vjedhjes së makinave.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento