Korçë, gjyqtari Pojanaku kërkon lirinë në Apel: Përgjimet e prokurorisë, të paligjshme

April 29, 2014 08:27

Korçë, gjyqtari Pojanaku kërkon lirinë në Apel:  Përgjimet e prokurorisë, të paligjshme

Gjyqtari poet, Dhimitër Pojanaku, i arrestuar dy javë më parë nën akuzën e korrupsionit pasiv, ka apeluar dje masën e sigurisë “arrest me burg” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë. 

Nëpërmjet avokatit të tij, gjyqtari nga Pogradeci ka kërkuar lirimin pasi arrestimi është cilësuar i paligjshëm dhe akuzat e ngritura montime të qëllimshme. Apelimi i mbrojtjes është bërë nën argumentin se përgjimet e prokurorisë janë të pavlefshme, si dhe nuk janë respektuar kriteret e veçanta të personit në vlerësimin e masës së sigurisë. Ndërkohë që familjarët ngrenë si shqetësim rrezikun që i kanoset gjyqtarit në paraburgimin e Drenovës, ku ndodhen persona me rrezikshmëri për të cilët ai ka dhënë verdikte penale. Dhimitër Pojanaku u arrestua në flagrancë nga policia në një prej lokaleve në qytetin e Pogradecit, teksa ishte duke marrë “këstin” e dytë të shumës prej 45 mijë lekësh nga një tregtare pakice, në këmbim të mbylljes së një çështjeje gjyqësore borxhi që ajo kishte me dy persona të tjerë. Pojanaku tha se ishin lekët e qirasë për shtëpinë e lëshuar me qira.

 

 

April 29, 2014 08:27
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*