Korçë, KLSH çon në Prokurori drejtorin e Ujësjellësit

January 13, 2015 00:17

Korçë, KLSH çon në Prokurori drejtorin e Ujësjellësit

Kontrolli i Lartë i Shtetit akuzon drejtorin aktual të Ujësjellës-Kanalizimeve të Korçës, Petrit Tare, për shpërdorim të detyrës në lidhje me një investim të gabuar prej 3,6 milionë eurosh për vendosjen e matësve, por edhe shumë abonentë që nuk derdhnin detyrimet, duke shtuar humbjet në rrjet dhe buxhet.

Auditimi ka nisur përgjatë vitit të kaluar dhe ka zgjatur për disa muaj me radhë, duke pritur edhe objeksionet e palës së akuzuar. Pas analizimit të të gjithë dokumentacioneve, është dërguar pak ditë më parë në Prokurorinë e Korçës dosja me akuzën “shpërdorim detyre” ndaj kreut të institucionit, që ka bërë edhe firmosjen e investimit, duke kërkuar edhe largimin e tij nga posti.

Sipas KLSH-së, në kontratën e nënshkruar nga Ujësjellës-Kanalizimet Korçë, përcaktohej që ndërrimi i 22 mijë matësve të ujit do të financohej dhe realizohej fillimisht nga vetë subjekti privat dhe koston totale të këtij investimi prej 3,623,739 eurosh (pa TVSH), shoqëria do ta shlyente brenda një afati prej 78 muajsh, ku vetëm interesi i kësaj kredie prej 3,7% në vit shkonte në vlerën prej 247,739 euro.

Kjo kredi është marrë në fillim të vitit 2013 dhe praktika sipas auditit të kryer është totalisht e kundraligjshme.
“Kredimarrja në vlera të tilla të konsiderueshme nga ana e shoqërisë Ujësjellës-Kanalizimeve është kryer në kundërshtim me procedurat ligjore të përcaktuara në Ligjin nr. 9869, datë 04.02.2008, “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” dhe Udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 35, datë 05.11.2008, sipas të cilave duhet të ishin ezauruar paraprakisht hallkat e miratimit të saj nga Ministria e Financave”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Ky investim është kryer pa asnjë studim paraprak të leverdisë ekonomike dhe kostos reale të tij, duke e krahasuar me çmimet e tregut, si dhe nënshtrimi i panevojshëm i shoqërisë ndaj kushteve kredimarrëse të një subjekti privat, që kanë rënduar financat e shoqërisë dhe ulur fitimet e saj. “Për më tepër, kjo kredi e konsiderueshme është marrë nga ana e shoqërisë, në një kohë kjo shoqëri mbart ende kredi të mëparshme të pashlyera ndaj KFË, (Banka Gjermane për Zhvillim)”, vijon raporti i dorëzuar në Prokurori.

Prej vitesh janë miratuar koefiçentët e humbjeve në rrjet prej afro 25% në vit. Mënyra e përllogaritjes së këtij koeficienti nga ana e shoqërisë, sipas KLSH-së, linte jashtë analize diferencën e madhe ndërmjet numrit të familjeve dhe subjekteve private, të cilat nuk kishin lidhur kontratë me këtë shoqëri, rreth 8000 familje dhe 700 subjekte private.

Ky numër i madh subjektesh shkaktonte edhe një dëm të madh ekonomik në rrjet dhe buxhet. Gjithashtu është aprovuar blerja e matësve me 120 euro copa, si një ofertë e leverdishme, por në fakt është shumë herë më i lartë nga çmimi mesatar i matësve të tillë në treg.

January 13, 2015 00:17
Komento

4 Komente

  1. Stavri January 13, 00:48

    I famshmi Tare xhuçi, burri i kryetares së gjykatës së apeli Korçë, anëtarës të kolegjt zgjedhor në 2009-n, pronari i Find Four. Edhe këta kanë kursyer që më 78-n.

    Reply to this comment
    • Ami January 14, 13:20

      Ti Stavri mos je Stavri zag… i Gjykates se Apelit qe e ke informacionin kaq te sakte? Laj gojen dhe trupin me ujin qe te ka sjelle Z. Tare ne shtepi, dhe pastaj fol si per Ate dhe per Zonjen e tij. Kompleksiteti ten i gjatesise nuk matet me gjatesine e trupit por me ate te mendjes, qe me thene te drejten ti e ke shume te shkurter…

      Reply to this comment
  2. Stefan January 13, 14:32

    Sa shume ka per hetuar per kete njeri! kredi e marre ne kushte te pavorshme per matesat ne distance, te cilet jane edhe me shume problematike se sa matesat mekanike normale. Shkoni shikoni sportelet e UK Korce, jane shume te gjata rradhet per ankesat per mbifaturim. Kete kredi po e lan populli I shkrete qe nuk I merret asnje mendim per tarifat apo per investimet. Keto dite sapo jane miratuar edhe tarifat e reja per ujin nga ERRU. Me tarifat e reja do te paguhet edhe 20 perqind me shume se sa nje muaj me pare. Sa turp!!!!!!!!

    Reply to this comment
  3. Dylberi January 21, 04:49

    Cfar te thuash me pare per kete Petrit Tare zullumqarin e Korces.Por qe te lihet te vjedhe nje njeri si ky per dekada te tera eshte turpi me i madh.Si nuk dolli nje Korcar qe ta izolonte kete monster me njeqind fytyra ? Si ka mundesi qe Korcaret ti beje budallenj ky Xhuxh Tare dhe te paguajne nga dy dhe tre here mates uji? Tares duhet ti konfiskohet e gjithe pasuria e vjedhur keto 20 vjet dhe me keto para te paguhen matsat e ujit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*