Korçë, lihen të lirë të dyshuarit për vjedhjen e Katedrales

September 9, 2018 14:53

Korçë, lihen të lirë të dyshuarit për vjedhjen e Katedrales

 

Janë lënë të lirë autorët e dyshuar të vjedhjes së Katedrales Ngjallja e Krishtit.

Komisariati i Korçës konfirmon se janë liruar, për mungesë provash Joni Cigare dhe Genci Arifi.

Arrestimi i tyre erdhi pak orë pas reagimit të klerikëve ortodoksë, por policia e Korçës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të Katedrales nga këta persona.

Pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej të cilëve, vëllezër me precedentë kriminale, për të cilët do të pritet seanca për caktimin e masës së sigurisë, për të parë, nëse provat e grumbulluara nga policia, krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes se objektit të kultit.

Grabitja e Katedrales në qendër të qytetit të Korçës, mbrëmjen e 2 Shtatorit, solli reagimin e Mitropolisë së Shenjte, klerikët e së cilës, e vlerësuan të pamjaftueshme punën e policisë, e cila nuk ka shkuar tek autorët e asnjë objekti kulti të denoncuar si të vjedhur.

a.s/dita

September 9, 2018 14:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*