Korçë, përkujtohet vajza e flamurit, Marigo Posio

August 24, 2014 09:45

Korçë, përkujtohet vajza e flamurit, Marigo Posio

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në Korçë, është përkujtuar 82-vjetori i vdekjes së Marigo Posios, vajza që qëndisi flamurin e pavarësisë. Ajo ishte një nga të parat nxënëse të shkollës Mësonjëtorja e Parë Shqipe. Në aktivitetin e organizuar për këtë përvjetor u ekspozuan për herë të parë relikat e vetme të mbetura nga familja Posio dhe vet Marigoja.

“Marigo Posio është një figurë që ka shumë merita në historinë e Shqipërisë, Korçës, si dhe në konsolidimin e femrës shqiptare. Sot kemi ekspozuar relika të familjes Posio”, deklaroi Niko Kotherja, drejtor i Muzeut Kombëtar të Arsimit. Për familjarët e Marigosë, kjo ekspozitë është një nder dhe respekt i veçantë për familjen, dhe jo vetëm, pasi pikërisht në këtë ndërtesë qëndistarja e flamurit ka marrë mësimet e para të gjuhës shqipe.

“Sot është 82-vjetori i vdekjes së saj dhe unë jam shumë e entuziazmuar sepse Marigoja përkujtohet në një ndërtesë ku ka qenë nxënëse. Ajo ka qenë nxënësja e 27 e regjistruar në regjistrin e kësaj shkolle. Është një risi për Korçën, sepse përkujtimet e mëparshme janë bërë në Vlorë. Marigosë i takonte të kujtohej edhe në këtë muze”, u shpreh Violeta Pojani, stërmbesa e Marigosë.

Në ekspozitën e zhvilluar në kuadër të 82-vjetorit të vdekjes së Marigo Posios, përveç miqve, familjarëve, por edhe interesi i vizitorëve vendas dhe të huaj ka qenë i lartë.

August 24, 2014 09:45
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*