Korçë, përmbyset kamioni, humb jetën 25-vjeçari

May 29, 2016 18:46

Korçë, përmbyset kamioni, humb jetën 25-vjeçari

Një person ka humbur jetën pasi kamioni me të cilin ai ishte duke udhëtuar u përmbys. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Nikollarë në Maliq, dhe sipas policisë 25-vjeçar, drejtuesi i komionit humb jetën.

“Më datë 29 maj 2016, në fshatin Nikollarë, Maliq, një mjet tip kamion me targa KO 7432 B duke dalë në rrugën kryesore, në një kthesë të fortë është batuar në rrugë (në krahun e majtë të mjetit). Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi T. M, 25 vjeç, banues në fshatin Popçisht, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit”, sqaron policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

May 29, 2016 18:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*