Korçë, po festonte golin, bie nga tribuna i afërmi i mbrojtësit të Skënderbeut

February 9, 2018 20:20

Korçë, po festonte golin, bie nga tribuna i afërmi i mbrojtësit të Skënderbeut

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak para fundit të superndeshjes së Superiores mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, që është luajtur në Korçë.

Pas shënimit të golit të avantazhit nga korçarët, me anë të Muzakës, lojtarët u drejtuan drejt pankinës poshtë tribunës VIP për të festuar bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve.

Pikërisht këtu ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë.

Një i afërm i mbrojtësit të Skënderbeut, Tefik Osmani, i pranishëm në shkallët e tribunës për të ndjekur ndeshjen, është rrëzuar nga tribuna në momentin e festimit.

Osmani është parë i tronditur pas këtij episodi, ndërsa një autoambulancë shkoi menjëherë në ndihmë. Lojtari, pak minuta më pas u zëvendësua nga trajneri Daja.

Gjendja e të afërmit të futbollistit raportohet të jetë e mirë, ndërsa është transportuar për në spital.

a.s/dita

February 9, 2018 20:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*