Korçë/ Pranga 18 vjeçarit, vodhi tri herë të njejtën banesë

November 28, 2017 10:26

Korçë/ Pranga 18 vjeçarit, vodhi tri herë të njejtën banesë

Një i ri është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ka kryer tre vjedhje në të njëjtën banesë.

Në pranga ra Llazar Piperi, 18 vjeç, banues në fshatin Çiflig-Korçë.

Falë veprimeve të mirë-koordinuara, si edhe nga informacione të siguruara në rrugë policore, ky shtetas u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit  J.D, 58 vjeç, në fshatin Çiflig, një shumë prej 6.000 lek të reja, si edhe disa bizhuteri floriri, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga veprimet procedurale dhe hetimore të kryera, rezulton se ky shtetas është gjithashtu autor i dy vjedhjeve të tjera, ndodhur po në banesën e shtetasit  të lartpërmendur konkretisht:

Më datë 05.11.2017, ku janë vjedhur 50 Euro dhe 6.000 lek të reja. Si edhe më datë 25.11.2017, ku janë vjedhur 350 Euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja, e kryer më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

November 28, 2017 10:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*