Korçë, pranga 40-vjeçarit, dyshohet si trafikant armësh

March 19, 2014 09:37

Korçë, pranga 40-vjeçarit, dyshohet si trafikant armësh

Policia vendore arrestoi Seljani Xheli, 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Çarçovë-Leskovik, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin “Xhip”, me targë ER1711A, dhe gjatë kontrollit i janë gjetur një armë zjarri pistoletë “TT”, 18 fishekë, një armë e ftohtë thikë, 4950 euro dhe 13000 lekë, të gjitha të sekuestruara në cilësinë e provës. Dosja i kaloi prokurorisë për “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, ndërsa dyshohet për një trafik të mundshëm armësh.

March 19, 2014 09:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*