26-vjeçari në polici: Kam një vit që kryej marrëdhënie me 13-vjeçaren

Redaksia Online March 3, 2013 22:40

26-vjeçari në polici: Kam një vit që kryej marrëdhënie me 13-vjeçaren

Nikolin Samara është vënë në pranga mëngjesin e së dielës nga policia e Korçës nën akuzën e rrëmbimin dhe ushtrimit të dhunës seksuale mbi një të mitur

“Nuk e kam përdhunuar vajzën. Me të kam marrëdhënie prej një kohe të gjatë dhe gjithçka është kryer me dëshirë”. Ky ka qenë pretendimi i Nikolin Samarës, 26-vjeçarit nga Korça të akuzuar për rrëmbimin dhe përdhunimin e një të miture. Arrestimi i tij është bërë mëngjesin e së dielës pas denoncimit të bërë nga të afërmit e vajzës 13-vjeçare.

Burimet nga policia bëjnë të ditur se Nikolin Samara do të përballet me akuzën e rrëmbimit, si dhe kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur nën moshën 14 vjeç. Dyshohet se 26-vjeçari ka abuzuar me të miturin, duke përfituar nga fakti që ajo jetonte me gjyshërit, ndërsa prindërit e saj jetonin emigrantë në Greqi.

Nga ana e policisë deklarohet se Samara e ka rrëmbyer vajzën dhe e ka dërguar në një banesë të vjetër në fshatin Mborje, ndërsa ka abuzuar me të gjatë gjithë natës. Mungesa e vajzës në shtëpi ka bërë që të afërmit të shqetësuar të denoncojnë rastin, ndërkohë që policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar.

Por, i marrë në pyetje nga policia, 26-vjeçari deklaroi se nuk e kishte rrëmbyer të miturën dhe se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të me dëshirën e vetë saj. Ai tha se kishte gati një vit i lidhur me 13-vjeçaren (që kur ishte 12 vjeçe) dhe se sipas tij, e mitura gënjente për marrëdhënien me të për shkak të frikës nga prindërit.

Ndërkohë, nga rrëfimi i saj e mitura ka treguar se është marrë me dhunë nga 26-vjeçari i cili ka abuzuar seksualisht me të.

Burime nga policia bënë të ditur se pavarësisht pretendimeve të Nikolin Samarës, edhe në rastin që vajza do të kishte kryer marrëdhënie me dëshirë, dhe jo me dhunë, ai do të dënohej, pasi është e mitur dhe ligji parashikon dënimin me burg për personat që kryejnë marrëdhënie (me dhunë apo jo) me persona nën moshën 14 vjeç.

Redaksia Online March 3, 2013 22:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*