Korçë, u vihet zjarri pyjeve të Desmirit, mister shkaqet

July 11, 2014 08:59

Korçë, u vihet zjarri pyjeve të Desmirit, mister shkaqet

Një vatër zjarri ka rënë ditën e djeshme në pyjet e fshatit Desmir në Korçë. Nga zjarri janë rrezikuar edhe banesat. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se zjarri u favorizua nga era e fortë, ndërkohë që terreni i thyer ua vështirësoi punën zjarrfikësve për të ndërhyrë. Flakët u vunë nën kontroll vetëm pas ndërhyrjes nga terreni me forca të shumta, kurse dëmi material është i madh. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, nëse është i qëllimshëm apo aksidental. Policia ndërkohë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton.

July 11, 2014 08:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*