Kore e Jugut, ish-presidentja dënohet për korrupsion

April 6, 2018 10:14

Kore e Jugut, ish-presidentja dënohet për korrupsion

Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye është dënuar me 24 vite burgim, pasi u shpall fajtore për “abuzim me pushtetin” dhe “detyrim me forcë”.

Vendimi është shpallur gjatë një transmetimi të drejtëpërdrejtë. Ky vendim shkaktoi një irritim të tejskajshëm kundër elitave politike dhe të biznesit.

Park, e gjobitur me rreth 17 mln dollarë, u përball edhe me një sërë akuzash për korrupsion.

Ajo nuk ishte e pranishme në gjykatë këtë të premte, gjatë dhënies së vendimit, duke e justifikuar mungesën e saj me akuzat e njëanshmërisë së gjykatës në çështjen e ngritur kundër saj.

Dhënia e vendimit përmes transmetimit të drejtëpërdrejtë nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Kore, por autoritetet gjyqësore thanë se dhënia e lejes për transmetim erdhi si pasojë e interesit të jashtëzakonshëm publik mbi këtë çështje.

Ajo që shkaktoi të gjithë këtë stuhi ishte lidhja e miqësisë midis Park dhe Choi Soon-sil. Sëbashku i ushtronin presion firmave të mëdha të biznesit për ryshfete në këmbim të favoreve politike.

Choi, pushteti i së cilës erdhi si pasojë e miqësisë me ish-presidenten Park, u dënua për korrupsion gjatë muajit shkurt. Choi akuzohej se kishte pasur ndikim të panevojshëm mbi çështje kombëtare, vetëm falë lidhjeve me Park.

Prokurorët pretenduan se Park i kishte dhënë akses në nivele të papranueshme mikeshës Choi në dokumente zyrtare, dhe dolën në përfundimin se kjo e fundit kishte ndërhyrë në çështje shtetërore.

Pas disa protestave disamujore ku kërkohej dorëheqja e Park, ish-presidentja u largua nga detyra në mars të vitit 2017.

Menjëherë më pas, ajo u arrestua dhe është mbajtur në paraburgim. Ajo është përballur me 18 akuza gjithsej, për shumicën e të cilave u shpall fajtore.

s.a/dita

April 6, 2018 10:14
Komento

1 Koment

  1. Drejtesia do te behet duan apo nuke duan mijte e kenetave e avoketerit e djallit . April 6, 12:10

    Ky eshte shtet i se drejtes, nje presidente lirohet nga detyrat dhe menjehere arrestohet e akuzuar per abuzime me pushtetin dhe korruosion,dhe bile, bile i behet dhe gjygji ne mungese.ku dhe merr denimin.Kurse ne pushtetet e ramovicerve,jo vetem qe nuke denoncohen edhe arrestohen ish President e President dhe ish kryeministra e ministra te akuzuar me ze,figure dhe deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike si pjese aktive, e stimuluese botes se krim-korrupsionit-mafjozo-ekstremisto-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te medjas qe vazhdojne te punojne si lavatrice duke pastruar leket e piset,por pertypen dhe zgerdhihen duke bashkejetuar e stimuluar boten e krimit e korrupsionit deri me sot dhe kjo nga te qenurit bashkefajtore me ta.Nje marri e shkuar marrise, qe do te thote nje bashkefajesi.Mjaft eshte MJAF, me tolerance ndaj berisha-s,meta-s,basha-s,mediut,dhe rames qe diten zgerdhihet e ironizon si gjel siper plehut duke bere humor krejt te pamoralshem e ligjore me krimin,kurse naten ndajne prene e tyre.Largimi i rames si bashkeudhetare me krimin dhe bashkefajtore duhet te behet,se nuke vazhdohet me keshtu,ushqe ulkonjen dhe rrit e shisht kelysher.Keshtu nuke ndertohet shteti i se DREJTES,por ligjerohet mafja shqiptare e nderkombetare ne Shqiperi.Sa nuke eshte vone Vettingu duhet te filloje tashme nga ish krietare e krietare partise e pushtetesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*