Koreja e Jugut, blen vota me viagra

April 13, 2016 13:05

Koreja e Jugut, blen vota me viagra

Qyteti i Koresë së Jugut Suwon ka hapur një hetim kundër një kandidati në zgjedhjet parlamentare.

Kandidati i dyshuar thuhet se meshkujve të moshuar, votues të tij u ka ndarë Viagra në këmbim të votave për të.

“Ende duhet që të konfirmojmë vërtetësinë e akuzave. Nëse këto akuza vërtetohen konstatojmë se bëhet fjalë për shkelje të rregullave zgjedhore”, tha për AFP, zëdhënësi i Prokurorisë së qytetit në Suwon .

Blerja e votave në Korenë e Jugut është e dënueshme. Dënimi mund të jetë pesë ose më shumë vjet burg ose edhe me para, prej shumës nga 7600 euro.

Sipas Prokurorisë ende po hetohen arsyet pse kandidati ka pas në posedim numër aq të madh të tabletave pasi që ato nuk mund të merren pa recetë të mjekut.

April 13, 2016 13:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*