Koreja e Veriut e pranon: Testuam me sukses bombën me hidrogjen

September 3, 2017 10:26

Koreja e Veriut e pranon: Testuam me sukses bombën me hidrogjen

 

Koreja e Veriut zyrtarisht ka pranuar se testoi me sukses një armë bërthamore që mund të lëshohet përmes një rakete balistike.

Sipas një komunikate për media të shtetit komunist, testimi i gjashtë bërthamor ishte një “sukses i përkryer”.

Peniani thotë se arma bërthamore e testuar ishte një bombë me hidrogjen, shumë herë më e fuqishme se një bombë bërthamore. Lajmi fillimisht për testin bërthamor u dha nga Japonia, e cila analizoi tërmetin e shkaktuar gjatë natës. Pas verifikimeve, rezultoi se dridhja e tokës nuk ishte shkaktuar nga tërmet natyral por nga forca goditëse e testit të bombës me hidrogjen.

Tërmeti artificial ishte 9.8 herë më i fuqishëm se sa hera e fundit kur u krye testimi i pestë bërthamor, që ndodhi vitin e kaluar më 9 shtator. BBC raporton se forca e testimit të bombës me hidrogjen ishte me magnitudë 6.3, kurse ajo e shtatorit të kaluar me magnitudë 5.3

Ndërsa testimi bërthamor i janarit 2016 ishte me magnitudë 5.1, i vitit 2013 me magnitudë 4.9, i vitit 2009 me magnitudë 4.7 dhe i vitit 2006 me magnitudë 4.3.

Pas provokimit të radhës nga shteti komunist, pritet reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që kundërshtojnë fuqishëm zhvillimin e programit bërthamor të Koresë Veriore.

September 3, 2017 10:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*