Koreja e Veriut: Lufta e pashmangshme, fajin e ka SHBA

December 7, 2017 17:38

Koreja e Veriut: Lufta e pashmangshme, fajin e ka SHBA

Nga Koreja e Veriut kanë ardhur deklarata aspak të mira sa i përket paqes në botë.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Veriut ka thënë së fundmi se lufta është bërë e pashmangshme pas “kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe stërvitjet e mëdha ushtarake, të cilat janë duke u kryer nga SHBA-ja dhe Koreja e Jugut”.

“Shpërthimi i luftës është bërë ‘një fakt i vërtetuar’”, ka thënë zyrtari koreanoverior.

Zyrtari fajësoi “luftën kundër terrorizmit” dhe “stërvitjen e përbashkët më e madhe ndonjëherë ajrore” mes SHBA dhe Koresë së Jugut për shtyrjen e gadishullin në prag të një lufte të mundshme.

Deklarata u botua nga agjencia e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, duke iu referuar komenteve të Mike Pompeo, drejtorit të CIA-s, i cili tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, nuk e kupton se sa serioze është gjendja aktuale në Azinë Verilindore.

December 7, 2017 17:38
Komento

1 Koment

  1. Arben December 7, 20:58

    CFARE FAJI KA KETU.

    SHBA PO HAP LUFTE ME NDERGJEGJE, JO

    GABIMISHT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*