“Koreja e Veriut mund të godasë Britaninë brenda pak muajsh!”

November 15, 2017 14:29

“Koreja e Veriut mund të godasë Britaninë brenda pak muajsh!”

 Ish-komandanti i forcave britanike, hjenerali Sir Richard Barrons, ka dhënë alarmin. Koreja e Veriut do të jetë në gjendje të godasë Britaninë me raketë bërthamore brenda 20 muajsh!

Gjenerali Sir Richard Barrons ia bëri të qarta komentet e tij edhe Kryeministres May gjatë një takimi që pati së fundmi me të, duke i thënë se shkurtimet për mbrojtjen kanë bërë atë të thyeshme.

Ai theksoi kërcënimet gjithnjë e në rritje ndaj Britanisë së Madhe, duke përfshirë Korenë e Veriut dhe Rusinë, për të cilat tha se forcat britanike nuk mund të reagojnë.

“Përballemi me kërcënimin rus, por ndërkohë Koreja e Veriut brenda 20 muajve të ardhshëm do të jetë e gatshme të përdorë një raketë balistike me rreze interkontinentale që mund të arrijë deri në Londër. Ndërsa ne nuk mund të mbrohemi ndaj këtyre rreziqeve”, tha gjenerali.

November 15, 2017 14:29
Komento

2 Komente

  1. nastrudini kaqol plak November 15, 16:25

    Gjynah si spekullohet me peeendim per te fituar fonde qeveritare. Fut frike sa Te mundesh

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 November 16, 09:52

    “Koreja e Veriut mund të godasë Britaninë brenda pak muajsh!”
    paranja dy vjetësh koreja nuk arinte që “godiste” japoninë,para disa muajsh koreja nuk arinte që “godiste”amerikën,sot qënka gati të godasë britaninë e madhe?!
    me këto rrritme që ka koreja e veriut, ka rrezik,po të kemi pak durim,të godasë veten e saj!!
    pak nga pak po i vjen vërdallë globit!!
    boll mo se na çat trapin me këto budallallëqe!!
    bjerini në keni ndërmënd ti bini e boll më me tërë këto mashtrime!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*