Koreja e Veriut paralajmëron rifillimin e testeve bërthamore

March 15, 2019 12:58

Koreja e Veriut paralajmëron rifillimin e testeve bërthamore

Shtetet e Bashkuara humbën një mundësi të artë me Korenë e Veriut gjatë samitit të fundit mes presidentit Donald Trump dhe liderit të vendit komunist, Kim Jong un.

Gjasat janë të mëdha që ky i fundit të tërhiqet nga bisedimet e denuklearizimit me SHBA-në dhe të rifillojë testimet e raketave bërthamore.

Pohimin e bëri një zyrtare e lartë e regjimit koreano-verior, zevendësministrja e jashtme, Choe Sun-hui. Ajo i tha diplomatëve të huaj se Kim do të dalë shumë shpejt me një deklaratë mbi qëndrimin që do të mbajë këtej e tutje.

“Ne nuk kemi aspak ndërmend të nënshtrohemi përpara kërkesave të Amerikës, të çfarëdolloj forme qofshin ato, dhe as nuk jemi të gatshëm të angazhohemi në negociata të këtij lloji”, tha ajo.

Sun-Hui i akuzoi më tej Shtetet e Bashkuara se kanë mbajtur një qëndrim prej “gangsteri”. Koreja e Veriut ofroi në samit çmontimin e kompleksit kryesor atomik të saj, Yongbyon-it. Por bisedimet u shembën pasi Trump refuzoi të heqë sanksionet nëse Koreja e Veriut nuk i shkatërron të gjithë zonat bërthamore.

Sipas Choe-it, Peniani kishte kërkuar heqjen e pesë masave më të ashpra ekonomike, e jo të gjitha sanksioneve, siç tha Trump, pas dështimit të negociatave.

o.j/dita

March 15, 2019 12:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*