Koreja e Veriut, raketa të reja? Çfarë zbuluan satelitët spiunë të SHBA-së

July 31, 2018 18:07

Koreja e Veriut, raketa të reja? Çfarë zbuluan satelitët spiunë të SHBA-së

Satelitët spiunë të Shteteve të Bashkuara kanë vënë re në një objekt të Koresë së Veriut, ku janë prodhuar raketat  e para balistike ndërkontinentale të këtij vendi, se po ndërtohen sërish raketa.

Gazeta “Washington Post” ka cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të kenë thënë se Koreja e Veriut po ndërton një ose dy raketa të reja në fabrikën Sanumdong, pranë kryeqytetit Phenian.

Ndërsa “Reuters” ka cituar zyrtarë të tjerë, të cilët kanë thënë se imazhet satelitore tregojnë automjete që lëvizin brenda dhe jashtë objektit, por nuk tregojnë realisht se sa mund të ketë avancuar ndërtimi i raketës.

Këto raporte po vijnë në një kohë kur duket se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe SHBA-së kanë nisur të përmirësohen.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe lideri koreano-verior Kim Jong un u zotuan muajin e kaluar në Singapor se do të punonin drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean.

Megjithatë, nuk janë dhënë detaje se si apo se kur Pheniani do të heqë dorë nga armët bërthamore.

Koreja e Veriut, e cila ka përparuar shpejt në programin e saj bërthamor gjatë dy viteve të fundit, ka kryer gjithsej gjashtë teste bërthamore.

s.a/dita

July 31, 2018 18:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*