Koreja e Veriut rikthen planet e armatimit

March 7, 2019 22:57

Koreja e Veriut rikthen planet e armatimit

Përballë të dhënave se pas samitit të Vietnamit, Korea e Veriut u është rikthyer planeve të armatimit, presidenti Donald Trump ka deklaruar se është i hapur për bisedime të mëtejshme me Penianin. Por ai ka shtuar se do të ndihej shumë i zhgënjyer nëse regjimi i Kim Jong Un i kthehet së shkuarës.

Presidenti Donald Trump është i hapur për bisedime shtesë me Korenë e Veriut në lidhje me çarmatimin bërthamor të saj. Deklarata është bërë të enjten nga këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, i cili ka konfirmuar gatishmërinë e presidentit pavarësisht të dhënave se Peniani po riaktivizon planet e tij ushtarake.

Presidenti është i hapur për të biseduar sërish. Të shohim nëse një gjë e tillë do të mund të ndodhë, apo nëse do të funksionojë”, ka deklaruar Bolton në një intervistë për “Fox News”. Bolton, i njohur si njeriu i linjës së ashpër ndaj Koresë së Veriut në të kaluarën, ka shtuar se është ende herët të arrihet në përfundimin se koreano-veriorët kanë rifilluar aktivitetet e tyre për të rikthyer testet raketore.

Kemi shumë mënyra se si e mbledhim informacionin. Do ta shqyrtojmë situatën me kujdes dhe siç ka thënë presidenti, do të ishte shumë zhgënjyese nëse ata do të ktheheshin në drejtimin e së kaluarës”, ka vijuar Bolton.

Aktivitetet e reja të Penianit janë konstatuar në një fabrikë që prodhoi raketën e parë balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut, në gjendje të arrinte Shtetet e Bashkuara. Më herët gjatë javës, shërbimi sekret koreano-jugor deklaroi se regjimi po rindërton një bazë për lëshimin e raketave, duke nxitur reagimin e Trump se do të zhgënjehej shumë nga lideri Kim Jong un nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë.

v.l/ Dita

March 7, 2019 22:57
Komento

1 Koment

  1. komentatori nga cadra per portalin e zenit March 8, 11:32

    Ju lutem ,me thoni nje shtet ne bote qe nuk armatoset.Rendesi ka per cfare perdoret,ku perdoret,kur perdoret.Per festa nuk besoj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim