Koreja e Veriut: Sanksionet amerikane, një akt lufte

February 25, 2018 18:44

Koreja e Veriut: Sanksionet amerikane, një akt lufte

Koreja e Veriut i cilësoi sot sanksionet e fundit amerikane, të shpallura ditën e premte, si një akt lufte.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi të premten masa të reja që synojnë izolimin akoma dhe më të theksuar të Koresë së Veriut, për shkak të programeve të saj bërthamore dhe balistike.

Këto masa vendosin në shënjestër më shumë se 50 kompani transporti detar dhe anije që, sipas ekzekutivit amerikan, ndihmojnë Phenianin të anashkalojë shumë shtrëngime ndaj të cilave është objekt.

“Sikurse e kemi përsëritur shumë herë, i konsiderojmë të gjitha shtrëngimet kundër nesh si një akt lufte”, deklaroi Ministria koreanoveriore e Punëve të Jashtme në një komunikatë të publikuar dje nga KCNA-ja.

Gjatë një konference të përbashkët  për shtyp me kryeministrin australian, Malcolm Turnbull, Trump bëri thirrje për t’u bashkuar që “të pengohet kjo diktaturë brutale që kërcënon botën me shkatërrimin bërthamor”, duke iu referuar kështu Koresë së Veriut.

s.a/dita

February 25, 2018 18:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*