Koreja e Veriut vendos të zhvillojë arsenalin bërthamor

May 9, 2016 10:20

Koreja e Veriut vendos të zhvillojë arsenalin bërthamor

Partia e vetme në pushtet në Korenë e Veriut konfirmoi strategjinë e liderit të saj Kim Jong Un për zhvillimin ekonomik dhe të programit bërthamor dhe balistik, gjatë kongresit të saj të parë që prej vitit 1980, raportoi sot agjencia zyrtare KCNA.

Kongresi, që filloi të premten, konsiderohet si një mjet për drejtuesin për të konsoliduar pushtetin e tij, të përforcojë statusin si lider suprem dhe të forcojë këtë strategji të quajtur “byungjin”.

Të dielën, qindra të deleguarit të asaj që përbëjnë teknikisht organin vendimarrës suprem të vendit, miratuan një mocion që synon zhvillimin paralelisht të ekonomisë dhe forcimin bërthamor vetëmbrojtës si në sasi dhe në cilësi.

Kongresi miratoi gjithashtu parimin politik sipas të cilit Phenionai do të përdorë armën bërthamore vetëm nëse sovraniteti i tij do të kërcënohet nga një tjetër fuqi bërthamore.

May 9, 2016 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*