Korkuti: Mësimi i historisë së popullit shqiptar, të bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare

April 19, 2015 12:14

Korkuti: Mësimi i historisë së popullit shqiptar, të bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare

Bashkëpunimi mes dy akademive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të rritet, por jo të shkrihen në një të vetme.

Kështu thotë në një intervistë për KosovaPress, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Muzafer Korkuti

Ai e quan të vonuar hartimin e abetares së përbashkët, ndërsa thotë se mësimi i historisë së popullit shqiptar duhet të bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare.

Thotë se padrejtësitë ndaj shqiptarëve kanë mbaruar, derisa për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës thotë se nuk bëri krime. Kur flet për bashkimin kombëtarë, thekson se lëvizja e kufijve ka mbaruar, por duhet shkuar drejt Evropës së Bashkuar.

Akademik Korkuti thotë se dy akademitë, e Shqipërisë dhe e Kosovës bashkëpunojnë në kuadër të një protokolli bashkëpunimi që e ripërtërijnë çdo dy vite. Por, sipas tij, është e nevojshme që të rritet bashkëpunimi edhe me shumë mes dy akademive.

“Midis dy akademive tona ka një protokoll, tash jemi në fazën e protokollit të vitit 2013-2015, do të thotë jemi në fund të protokollit dy vjeçar dhe çdo dy vjet mbi bazën e protokollit afatgjatë bëjmë protokolle dy vjeçare. Kështu që jemi në këtë rrugë. Por në themel të këtij bashkëpunimi është përpjekje e përbashkët punën që bënë këshilli ndër akademik i gjuhës shqipe. Siç e dini bëhet gjysma studiues nga Shqipëria, gjysma nga Kosova. Dhe ai vazhdon programin, në vitet e fundit ka ecur me rezultate të mira dhe është duke përfunduar fazën përmbyllëse për të kaluar në fazën e re të projektit të punës me standardin e gjuhës shqipe”, tha Korkuti.

Por Korkuti hedh poshtë mundësinë e shkrirjes në një, të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Unë mendoj që qenia si dy shtete të pavarura, si dy akademi të pavarura në strukturën e tyre, është rrugë e procesit normal. Ne duhet të bashkëpunojmë në projekte tona të përbashkëta, jo në shkrirjen e tyre. Ne fare mirë mund të kemi edhe organ të përbashkët, në studime të përbashkëta të historisë, por në kuptimin administrativ do të ruajmë, sepse kjo do të qoj përpara procesin e punës. Unë nuk e mendoj se mund të bëhet një shkrirje e tillë sot”, theksoi ai.

Derisa kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ditë më parë bëri një deklaratë ku tha se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit, akademik Muzafer Kokrkuti thotë se ka kaluar koha e lëvizjes së kufijve, por duhet shkuar drejt Evropës së bashkuar.

“Unë, do të citoj thënien e presidentit të Gjermanisë Vaiseker në fillim të viteve 90-ta. Dhe një koleg e pyeti, si mendoni ju për Kosovën, ai ishte dhëndër nga Kosova, ishte një mik i imi dhe ishte interesuare të dinte më shumë nga një personalitet siç ishte Vaiseker në atë kohë. Shiko i dashur, kufijtë, piramidat janë këtu, këto piramida do futën poshtë në tokë dhe shqiptarët e Kosovës, dhe shqiptarët e Shqipërisë do shkojnë e do vijnë në pikëpamje kulturore, ekonomike, po këto piramida do të jenë atje poshtë, do të thotë nuk flitet për lëvizje kufijsh. Kjo është zgjidhja dhe kjo është rruga e Evropës, pra rruga drejt Evropës së bashkuar, jo drejt lëvizjes së këtyre kufijve”, u shpreh ai.

I pyetur rreth asaj se nëse popullit të Kosovës po i bëhet e padrejtë me formimin e Gjykatës Speciale, kreu i ASHSH-së Muzafer Korkuti, thotë se ka kaluar koha e padrejtësive ndaj shqiptarëve, derisa shprehet i bindur se UÇK-ja nuk ka bërë krime.

“Unë mund të them si një historian i përgjithshëm se nga UÇK-ja nuk ka bërë krime, pastaj këto tjerat besoj se dhashë përgjigjën edhe për këtë…Unë mendoj që ka ikur koha këtyre padrejtësive ndaj shqiptarëve. Sot ka një pavarësi të Kosovës, ka një shtet të fuqishëm edhe në arenën ndërkombëtare po zë vendin e vet dhe besoj se këto janë reminishencat e asaj tradite të keqe që kanë ndjekur Kosovën apo popullin shqiptar në përgjithësi”, thotë Korkuti.

Korkuti ka folur edhe për hartimin e abetares së përbashkët dhe ndryshimit të librave të historisë. Ai thotë se abetarja është dashur qysh moti të bëhej e përbashkët, derisa i quan të vogla ndryshimet në librat e historisë, që sipas tij nuk do të ndryshojnë asgjë në historinë e popullit shqiptar.

“Që duhej të bëhej më herët, natyrisht që duhej, rëndësi ka që po bëhet dhe duhet ta realizojmë realisht këtë dhe hedhim themelet e një gjëje të përbashkët. Unë mendoj që po punohet edhe për tekstet, po kalohet, besoj jemi shumë afër në një tekst të përbashkët të historisë së popullit shqiptarë. Kjo është, do ta radhisja, pas abetares,do ta radhisja edhe historinë që në të gjitha shkollat e trojeve shqiptare të mësohet një histori e popullit shqiptarë. Dhe, çështjet e debatueshme, diskutueshme ato i takojnë specialistëve të botimeve tjera. Po, për shkollën, nxënësi shqiptarë kudo qoftë duhet të marr të plotë historinë në një botim të njësuar historinë e popullit të vet”, thekson ai.

Ndërsa, rreth kritikave që u është bërë dy akademive se nuk kanë reaguar për shumë procese që kanë ndodhur në dy vendet, Korkuti thotë se nuk janë të sakta, meqë varet përse apo për çfarë çështjesh bëhet fjalë.

Korkuti thotë se aktualisht dy akademitë janë duke punuar për standardin e gjuhës shqipe, pasi në dhjetor të vitit të kaluar u bë një deklaratë e përbashkët që ishte në unifikimin e mendimeve për problemet themelore të gjuhës. /Kosovapress/

April 19, 2015 12:14
Komento

9 Komente

  1. Hëm... April 19, 13:00

    trull shqiptar ka ngelur edhe ne Greqi ndaj ashtu si minoritaret tek ne kane libra special, e njejta gje te behet edhe ne Epir, bile jemi me shume vonese.

    Reply to this comment
    • nazim April 19, 18:43

      Ky duhet te jete hapi i pare drejt bashkimit!

      Reply to this comment
    • gjuha sjell bashkim April 20, 09:12

      ky eshte problemi ma i madhe qe tirana zyrtare por edhe shqiptaret ku jetojne ja kane bere vetes -po bisedoja me nje mike qe punon per Brukselin edhe tha qe ju shqiptaret prisni qe tju a rregullojne problemet politike te tjeret ,duhet ju vete te kembngulni fort derisa ti realizoini jo me nje kerkese e retorike shqiptaret ne greqi ne turqi ne mal te zi nuk kane asnje te drejte minoriteti etnik pa te drejten e gjuhes edhe traditave kulturore nuk ka vlere pashaporta edhe te tjera gjera

      Reply to this comment
  2. Iliri April 19, 13:24

    Standardi i gjuhes shqipe duhet te mbetet ai qe eshte sot dhe nuk ka vend per korigjime krahinore qe corodisin pjesen tjeter te popullsise. Duhet te mblidhet Kongres per gjuhesine, ashtu si u be me 1973, ku te flasin te gjithe gjuhetaret dhe jo me komisione te formuar nga akademite. Asnjeri prej jush nuk e ka ate te drejte te ndryshoje standardin.

    Reply to this comment
    • gjuha sjell bashkim April 20, 09:22

      O zoti ilir aman se po mendon si enveri pashe zotin nga perrejte, behet lumi lundrues pa perrejte nuk ka lume si munde te mohosh gjuhen e epiroteve te thrakeve te dardaneve ka dallime por te cojne tek ilirishtja e Dhaskal Dodrit perse te mos e pasurojme shqipen me fjale shqiptare te vjetera kur i kemi e ne vende te tyre ta pastrojme shqipen nga fjale te osmanishtes sllave e helene -a e din zotrote qe nga dialekti i JONISHTESH ka dale gjuha latine romake jonishtja eshte e gjuha e cameve epirioteve njesoj -standarti ta vendosin albanologet por dialektet vilen per gjuhen e drejteshkrimit …klm …

      Reply to this comment
  3. fshatari. pafshat April 19, 13:24

    Mesime te vjetra, teze e lodhur nacionaliste, e mbarsur me politike te castit, nje gote uji per te kaluar kafshaten qe te ze gryken, ideologji shterpe ne nje koke te vjeter, per nga mentaliteti kameleonesk i ketij akademiku pa Akademi!?. Me thuaj me ke ri te them cili je. Nuk mund ta ndryshosh shoqerine duke masturbuar.

    Reply to this comment
  4. Arben April 19, 14:51

    ME E RENDESISHME EDHE SE KJO ESHTE QE SHQIPTETARET TE MESOJNE HISTORINE E TYRE, DHE JO HISTORINE QE KA SHKRUAR BEOGRADI PER SHQIPETARET.

    Reply to this comment
    • albert April 19, 16:25

      Nuk e paskam ditur qe historianet Aleks buda,Kristo Frasheri,Pellumb Xhufi, Kristaq Prifti, Beqir Meta, Ali Hadri, Zekerija Cana, Hakif Bajrami … qenkan serbe.

      Reply to this comment
  5. lis dushku April 19, 17:45

    Jam shume kurioz te di perse rezulltatet e nje jete te profesorit Korkuti ne fushe te germimeve dhe studimeve te epokave te neolitit dhe mezolitit nuk perkojne me analizat moderne gjenetike te popullit shqiptar ketu dhe ne Kosove.Konkretisht ,banoret e neolitit dhe mezolitit sipas profesorit rezultojne protoilire,pra Indoeuropjane,ndersa ne analizat gjenetike te institutit gjenetik Zviceran IGENEA rezultojne fenikas,ndersa sipas studimeve amerikane rezultojne Levantine,pra ne te dy rastet me origjine Afrikane.A mund te na e shpjegoje profesori kete mosperputhje?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*