SHËNIM: Koronavirus, gjuhёn e pёrditshme, falna sot!

April 10, 2020 19:31

SHËNIM: Koronavirus, gjuhёn e pёrditshme, falna sot!

 

Nga Romelda Bozhani

 

Sot, dola. Sa ditё u bёnё qё jam e ngujuar? Dhjetё, njёzetё, dyzetё? Duken si vite, si vite zie, plot gunga parehatie. Vetmia nga koronavirusi peshon, ngarkon, ngatёrron.

S’e kisha menduar ndonjёherё se njё ditё do tё mё mungonte kaq shumё jeta reale. Dhe tё mendosh qё ishte njё kohё kur nё vetminё e dёshiruar tё dhomёs time, bёja çmos t’i pёrvidhesha jetёs sё pёrditshme qё shpesh merrte format e mefshta tё mediokritetit e monotonisё, duke u englendisur me kaçurrela jetёsh tё tjera, jetёsh tё tё tjerёve.

Ndёrsa, sot, ja ku jam, e tkurrur dhe e ngrirё, si njё spektatore qё thahet sё ftohti nё stolat e gurtё tё njё anfiteatri tё vjetёr. Mes meje dhe ajrit, mё shumё puthitet maska. Goja mё duket si plagё e hapur qё mezi merr frymё.

Pres nё radhё, njё metёr larg atij burrit qё pёrtueshёm hedh sytё rreth e qark e nё fund, pёrqёndrohet te telefoni.

Pra, kemi: ajёr, liri, liri, ajёr, telefon, telefon, telefon, telefon, vetmi. Heshtja bёhet mburojё nga frika dhe dyshimi qё ke pёr fqinjin, pёr tjetrin. L’­­­étronger c’est nous (i huaji, jemi ne), ja tё paçim Camus (Kamy)!

Vetёm njё muaj u desh qё tё ndryshonim zakone e mёnyrё jetese. Njё nga ndryshimet qё mё bluan si molё e regjur, ёshtё fjalori dhe gjuha qё ёshtё  pёrdorur gjatё kёsaj periudhe tё koronavirusit.

Janё ditё tё thata e me nerv, qё bёjnё tё kёrcejnё pupthi shifra e grafikё e duket se edhe gjuha, qё ka marrё njё rёndёsi tё dorёs sё dytё, ёshtё e thatё, teknike, minimaliste. Po ta vёsh re me kujdes, kupton se po pёrdoren disa fjalё kyçe qё dalin nga nёnshtresat e ndёrgjegjes e tё nёnndёrgjegjes, si tё dilnin nga nёnshtresat e dheut.

I kemi pёrkёdhelur, u kemi ndryshuar kuptimin e parё, pastaj edhe kuptimin e dytё dhe ja, te kuptimi i tretё, i kthehemi edhe njёherё kujtesёs dhe e shohim veten tek dita zero, atёherё kur vetёm drita i vinte nga pas fjalёs si shpikje gjeniu…

Kryefjala ёshtё virusi (njё virus dosido), qё gjeti njё emёr ( jo dosido) dhe u bё i pёrvetshёm. Gjeti emrin, gjeti edhe mbiemrin e, vitin tjetёr, do shtypen nga e para fjalorё, libra, enciklopedi,  qё tё pёrmbajnё njё fjalё tё re (neologjizёm) pёr ne, por aq tё pakuptimtё dhe tё ftohtё pёr brezat qё do vijnё: koronavirus covid-19.

A do kujtohemi ndonjёherё se fjala “virus” nё latinisht do tё thotё “helm”? Nuk besoj. E kemi harruar kuptimin e parё, po harronim dhe tё dytin e, kёto dekadat e fundit, jemi bindur se virusi ёshtё thjesht njё mikrob mistrec qё bezdis kompjuterat tanё.

Maskat. Ёshtё bёrё sendi mё i kёrkuar nё kohёn e koronavirusit. Specialistёt thonё qё janё shpёtimi ynё. Nё antikitet, maska ishte fytyra e devotshme e njё fetari, fotografia e njё tё vdekuri dhe makiazhi i njё aktori.

Ne jemi kthyer nё antikitet, jemi bёrё aktorё tragjikё, edhe pse nё prejardhjen e hershme, fjala maskё kishte ca nota humori. Maskat mё tё famshme janё: ajo e Agamemnonit dhe maskat e karnavaleve. Nё fantazinё time, maskat janё ca copёza fytyrash tё mjera qё shumё duan tё fshihen e pak arrijnё tё fshehin.

Nё kohёt moderne tё koronavirusit, ato janё kthyer nё mjete lufte qё veçojnё e mbulojnё pjesёn e gojёs. Duken vetёm sytё si dy ishuj tё vegjёl e tё vetmuar. Vёshtrimi mbetet i vetmi pikёtakim mes pacientit dhe mjekut.

Çdo gjest, grimasё apo vibracion zёri, nuk shihet, nuk perceptohet, kursehet. Dhe tё mendosh, kishim kohё qё s’kujtoheshim pёr ferexhenё.

Dorashkat, copa llastiku njёngjyrёshe qё tё ndajnё nga bota shumёngjyrёshe. Kontakti ёshtё si mollё e ndaluar. Me anё tё duarve ne prekim, joshim e joshemi, pra duart janё antenat tona pёr tё perceptuar botёn.

Me dorashka jemi tё mbrojtur, por mbetemi tё privuar nga kjo ndjesi primare, siç ёshtё tё prekurit. Interesante! Dorashkat lindin si mjet lufte, zbukurojnё si xhingla lluksi e sot, kthehemi nё origjinё: te lufta. Koha na ka hedhur dorashkёn si sfidё. Klishe!

Uniformat (e mjekut, e policit, e shtetit), sё bashku me dorashkat, janё bёrё tё domosdoshme si buka qё hamё. Kohёt e fundit, kishte plasur njё epidemi filmash plot me mjekё e mjeke seksi qё, nga njёri pacient tek tjetri e nga njё zorrё e hapur te njё zorrё e mbyllur, shkёmbenin alamet batutash.

Pasi mbaruan batutat mjekёt, plasi pandemia (term i ёnjtur kёto kohё) e kuzhinierёve, qё, pёr hir tё sё vёrtetёs, duhet thёnё qё s’tё dёfrejnё aq shumё se, ose nga serioziteti i stisur, ose ngaqё s’dinё tё llafosin gjatё tё ngratёt, i kursejnё fjalёt si vajin nё gjellё.

Hej perёndi, tё dridhesh nga frika edhe kur skuq njё vezё! Ja ç’tё bёn uniforma!

Tё lajmё duart. Qё nga koha e Ponc Pilatit e deri tani, kushedi sa herё i kemi larё duart. Por mesa duket s’ka mjaftuar. Paska qenё e shkruar qё toka tё rrezikohet gjithmonё nga njeriu qё, sё bashku me duart, duhet tё lajё ndonjёherё edhe ndёrgjegjen.

(Unё) rri nё shtёpi, ёshtё refreni dhe kasten e kanё lёnё nё vetё tё parё, nё numrin njejёs. Duket si zgjedhje vetjake, dmth., sikur ti, ose qeni yt i dashur, tё mbylli nё shtёpi me dёshirёn tёnde e pastaj doli tё bёjё njё xhiro (njё tjetёr fjalё e ёndёrruar kёto kohё) e u harrua rrugёs.

Ndёrsa çelёsat i hodhi nё det e nё atё çast, i kullufiti njё balenё qё notonte aty pranё. Po sa tё kullufisi edhe Pinokun balena, njё zot e di se sa kohё do kalojё e hajde t’i mbushёsh mendjen pastaj tё na i kthejё çelёsat.

Kёndej Adriatikut, dmth., nё Itali, po pёrdoren ca fjalё, togfjalёsha e slogane qё sigurisht nё Shqipёri nuk pinё shumё ujё se boll kanё pirё pesёdhjetё vjet rresht. Kemi, pёr shembull:  bindem, shtrёngim, kallёzim (nё kuptimin e spiunimit, denoncimit).

Kallёzimi, nё gjithё ngjyresat e tij, mbetet po ai i ferrit komunist: ti si rob i mirё qё je, meqё ndihesh i pёrgjegjshёm (helbete, se e mira ёshtё barrё mbi shpinё), kallёzo tjetrin, atё tё poshtrin, atё tё sёmurin, atё pa maskё, atё pa teserё partie, atё qё del pa leje nga shtёpia, komshiun qё dёgjon muzikё tё huaj, atё  qё s’kёndon himnin, atё, pёrhapёsin e murtajёs, mamanё, vёllanё e kёshtu, tё fёlliqur nga kёmbёt e deri te koka, bёjmё detyrёn tonё pёr tё mbrojtur tё mirёn e pёrgjithshme.

Njё herё pёr tё mirёn tёnde, dy herё pёr tё mirёn time e ndonjёherё pёr tё mirёn e pёrgjithshme, ja ku kemi me mijёra raste kallёzimesh e gjobash nё ditё. Si regjistrohen kёto gjoba nё qitapin e shtetit?! Tё gjobitur pёr agjitacion e propagandё?! Ndoshta.

Armik, bombё, luftё, shtetёrrethim, ndonjёherё edhe tanke. “Po tanket ç’i deshёm?!”, pyeti princi i vogёl i Antuanit. “Po a thamё qё jemi nё luftё?!”, u habit princi i madh i Antuanit. “Po, thamё, po nё luftё me bakteret, jo me njerёzit”, ia ktheu princi i vogёl i Antuanit. “Epo si do ta shtypim ne ndryshe kryengritjen e baktereve?!”, u habit sёrish princi i madh i Antuanit. “Atё mё thuaj!”, pleqёroi princi i vogёl i Antuanit dhe shkoi tё luante me topa.

Triage (triazh/ pёrzgjedhje, seleksionim), mё rrёnqeth kjo fjalё. Kam parasysh kur triazhi bёnte kёrdinё mes hebrejve. Ёshtё term qё pёrdoret nё mjeksinё e luftёs. Midis njё pacienti tё shёndetshёm dhe njё gjysmё tё shёndetshmi, zgjidhet tё shpёtohet ai mё i shёndetshmi. Midis njё plaku dhe njё tё riu, zgjidhet  i riu.

Llahtari ёshtё qё tё gjithё mjekёt pёrgatiten pёr kёtё ditё, si pёr llogore.

Sot, pёr herё tё parё duket sikur politikanёt ia kanё lёnё fjalёn dhe vendin shkencёs e specialistёve tё fushёs duke bёrё njё hap pas. Apo po ndodh e kundёrta?! Lexoj diku: pёr herё tё parё shkenca dhe shkencёtarёt po bёjnё politikё.

Karantinё, vetёkarantinohem, i panikuar, fashat orare, hospitalizim. Nё pamje tё parё, por edhe nё pamje tё dhjetё, kёto fjalё tё marra nga shtypi shqiptar, duken si dialekt i italishtes, apo si ndonjё dialekt i zonave tё thella tё Irlandёs. Po le tё mos shohim qimen e merakut tim e tё ndalemi te qulli.

Tё gjitha sё bashku, kёto fjalё, mё duken si kutia e ndihmёs sё shpejtё qё e merr gjithmonё me vete dhe e pёrdor vend e pavend, edhe atje ku s’duhet. Mё qull se kaq, s’bёhet.

Piku i shumёpritur, ose maja e thepisur. Nё tё vёrtetё, pёr ne, do tё ishte mё shumё njё lёndinё me lule, sesa njё majё e lodhshme si alibija e Sizifit. Mё vjen ndёrmend maja e Kilimanxharos me dёborёn e tij tё pёrjetshme.

Atёherё, kodrat si elefantё tё bardhё, u mbuluan pёrzishёm nga pёrgjumja e njё mzungu (njeriu tё bardhё) qё doli butё-butё nga dritarja e vogёl e avionit. Ishte njё ditё çfarёdo tetori, nё trup ende mё shtrёngonin getat europiane.

Distancim social, kjo mё trondit. Ky togfjalёsh ёshtё tinzar, tё fut nё kurth. Njё mendje e hollё me ngjyrё tё verdhё ka vendosur tё krijojё kёtё slogan, kaq tё volitshёm pёr kohёt qё po jetojmё, duke vёnё bashkё dy fjalё krejt tё kundёrta me njёra-tjetrёn.

Fjala e dytё nuk e pёrjashton tё parёn, por fjala e parё e pёrjashton tёrёsisht tё dytёn. Fjala social duket si njё fjalё e ngrohtё, tepёr e ngrohtё, aq sa mund tё shkrijё njё akullore, por nё tё vёrtetё, i gjithё togfjalёshi, bёn tё ngrijё njё akullnajё tё tёrё. Me kёtё largёsi tё njeriut nga njeriu, me kёtё dyshim prej gangsteri tё trembur e me kёtё vetmi prej njeriu tё tjetёrsuar, besoj se do merret edhe letёrsia e post-koronavirusit.

Pas dekadash tё tёra ku ka triumfuar letёrsia e tipit “we are the champions, we are the world”, dmth, ne bёjmё thagmёn dhe si boba qё jemi askush s’na ndal, kam pёrshtypjen se ka ardhur edhe njёherё koha qё njeriu tё tregojё se ai dhe hiçi janё njё dhe tё pandarё. Njё letёrsi e re ekzistencialiste, do tё rilindё nga hiri i koronavirusit.

“Njё ditё do tё bёhet mё mirё” (“andrà tutto bene”, italisht), mund tё merret nё kuptimin optimist tё fjalёs. “Nesёr do tё jetё njё ditё e re”, thotё Rosella O’Hara te filmi “Bashkё me erёn” dhe hopaaaa, njё ylber shumёngjyrёsh (apo perёndim dielli, s’ka rёndёsi), shfaqet andej nga fundi i qiellit e filmi mbaron.

Sigurisht qё ёshtё njё frazё patetike, me ngjyresa utopie qё na lipset edhe neve. Pёrveç shpresёs, ndihet edhe njё farё frike, njё mosbesim, njё shterrje fuqish. Pikёpyetja qё mund tё hamendёsohet nё fund tё kёtij slogani, i rreh si çekan nё kokё pesimistёve.

Nё kёtё rast, pёrqaset mё shumё me njё quo vadis sesa me njё happy end (fund tё lumtur). Po ne duam tё mbetemi optimistё tё pёrjetshёm. Bota na duket kaq e bukur dhe vendosim qё ta shpёtojmё njeriun nga gjёma e madhe e shuarjes.

Fjalёt: apokalips, pёrmbysje, shkretёtirё, le t’ia lёmё edhe pёr ca kohё Biblёs. Sipas tё gjitha gjasave, drita qё shihet andej nga fundi i tynelit, ёshtё reale. Mender jush, do t’ia hedhim edhe kёsaj here.

 

*****

Botuar në DITA. Autorja jeton në Romë, Itali. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë 

April 10, 2020 19:31
Komento

6 Komente

  1. Mi piace tanto questa lingua ... April 10, 20:07

    E talentuar zonja/zonjusha ,
    Me üpelqen stili saj i pershkrimit te situates
    siedhe ato zhytje ne thellesi ku prek koralet ,
    duket si nji udhetim i gjate ,,,
    por i kendshem edhe pse plot rreziqe .
    Un jam nji marinar dhe e dua aventuren …
    por te udhetoj gjithmon ne ujra te pastra .

    “Mender jush ” ndoshta do duhej te formulohej ndryshe ,qe te tingellonte ashtu si edhe ka “intesnionion” autorja e shkrimit …
    Jetojme kohe te veshtira .

    Reply to this comment
  2. mirel April 10, 20:37

    Amore te kam yll te kam..

    Reply to this comment
    • Alba April 10, 21:52

      Ja ku u be edhe Fjalori…. Detajist ne rrafsh vertical dhe horizontal….. Kot te presim…. Fjala jote rubin joshes dhe smerald shprese…. Uroj te jete shterrues…. Nuk kemi fuqi per fjale te reja

      Reply to this comment
  3. Alba April 10, 21:52

    Ja ku u be edhe Fjalori…. Detajist ne rrafsh vertical dhe horizontal….. Kot te presim…. Fjala jote rubin joshes dhe smerald shprese…. Uroj te jete shterrues…. Nuk kemi fuqi per fjale te reja

    Reply to this comment
  4. gjermani i fundit April 10, 23:07

    “Con onor vostro, c’è la faremo anche stavolta”. Me kujtohet kur me kerkonte nje roman simotren ne shqip te frazes “vai a cagare”. Une ia perktheja me “ik mbushu”, “vai pieno con le tue/tuoi argumenti”, jo, jo, thoshte ai, dhe sekush shqiptar e kish ngaterruar me shprehjen”mi scoppia il…. sedere”, donte variantin vulgar, simotren e shprehjes italisht. I them nje dite qe ne I themi “ik pirdhu” (vai a scoregg..), ky u be serioz e me thote qe varianti shqip qenka me pak vulgar. Banonte ne Gianicolo, rruga ngjitur me San Pietron qe con lart tek sheshi Garibaldi, ku duket Roma si ne kartoline. Ok, eksperimenti po jep nje rezultat te perkohshem. Fejsbuku u mbush me foto amvisash qe zbuluan se buka u bekerka ne shtepi. Nino d’Angelo veshur me perparese arriti me ne fund te beje torten napoletane, te cilen 1milion napoletanet e bejne gjithmone ndryshe nga tjetri. Gjithe te tjeret falenderojne Zotin qe s’i coi ne Amerike, ku viktimat e virusit i varrosin ne varre te perbashketa. Po pas-ketaj? Pasketaj, sic ndodh rendom ne aksidentet, pasi shohin veten qe ia dolen paq, shoferet qajne per demet e makines. Quhet faza 2. Faza 3 eshte kontrata me siguracionin.

    Reply to this comment
  5. xxx April 11, 00:24

    Mos u qani gruje se rruge perpara eshte e gjate akoma

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim