Koronavirusi: 11 të pavërtetat që nuk duhet t’i pranoni

March 29, 2020 23:37

Koronavirusi: 11 të pavërtetat që nuk duhet t’i pranoni

Prof. Dr. Kim M. Drasa

Mitet rreth Covid-19 në disa raste duket se po përhapen më shpejt edhe se sa vetë virusi. Alarmet false dhe rekomandime të pabazuara që po qarkullojnë në masë, nëse nuk vlerësohen me kujdes, mundet që të rrezikojnë shëndetin tonë edhe më shumë.

Përballë kësaj morie informacionesh shpesh herë të pavërteta, doktori Kim M. Drasa tregon për “Dita” se cilat janë 11 prej miteve që nuk duhet të pranoni në këtë kohë të vështirë që po kalojmë për shkak të shpërthimit pandemik të koronavirusit të ri.

Doktori shpjegon se evidentimi i këtyre miteve bazohet në 9 referenca unike të punimeve shkencore botërore të dala gjatë javëve të fundit.

Miti 1: Suplementet kanë provuar efektivitet kundër Covid-19!

Ndërsa disa suplemente kanë treguar një përfitim të vogël për disa infeksione respiratore, t’i përdoresh këto të dhëna për Covid-19 kanë rrezikshmëri të lartë. Në mënyrë të ngjashme, në evidencimet Invitro për efektin ndaj koronavirusit nuk kanë treguar që suplementet janë efektive aktualisht tek njerëzit.

Ju mund të merrni suplemente ushqimore të selektuara, me sasi të arsyeshme për të ndihmuar në mirëmbajtjen e shëndetit tuaj, siç janë doza të moderuara të Vitaminës D, për shembull, për të siguruar nivelin e duhur të gjakut gjatë javëve të qëndrimit brenda, në shtëpi. Por mos lejoni veten të keni një siguri që është false në këtë drejtim. Dhe sigurisht që nuk duhet të harroni që duhet të lani të gjitha gjërat që përdorni në kuzhine dhe mos të keni iluzion se me përdorimin e suplementeve nuk keni nevojë për të mbajtur higjienë.

Gjithashtu duhet të dini se një suplement, i cili ndihmon të zbusim gripin ose një rinitovirus mund të ketë efekt bumerang dhe mund të përkeqësojë gjendjen shëndetësore, në rastet kur jeni me Covid-19 dhe kjo ndodh për shkak të mekanizmave dhe simptomave të ndryshme virale.

Miti 2: Covid-19 është me pak i rrezikshëm se sa gripi stinor!

Të dhënat e reja tregojnë të kundërtën. Covid-19 ka fuqinë transmetuese më të lartë sesa gripi dhe shkalla e rasteve fatale të tij janë: 10 deri 20 herë më të larta sesa një gripi sezonal. Ndryshe nga gripet dhe virozat stinore, nuk është vendosur ndonjë imunitet tek njerëzit,  as nuk ka trajtime standarde.

Miti 3: Ju jeni të prekur vetëm nëse ju keni simptoma!

Pjesa më e madhe e njerëzve nuk tregojnë ndonjë simptomë për disa ditë. Disa kurrë nuk shfaqin simptoma. Miqtë tuaj josimptomatike mund t’ju infektojnë. Ju nuk do ta dini se kush nga miqtë ju infektoi. Ndaj minimizoni ndërveprimet dhe mbani distancë fizikisht. Nuk janë të këshillueshme vizitat tek të moshuarit dhe ata pa imunitet, të cilat klasifikohen si kategoritë më të rrezikuara.

Miti 4: Covid-19 është i rrezikshëm vetëm për moshat e vjetra!

Po, ajo u pa në Kinë, më pak se 1për qind e rasteve kishin qenë fëmijë, nën 10 vjeç, por kjo shifër është e lartë për fëmijët. Dhe po, tek fëmijët, simptomat tentojnë të jenë të mesme, por sikundër tek të rriturit, tiparet themelore të shëndetit mund të bëhen më të ashpra.

Personi më i ri që ka vdekur ka qenë 10 muajsh. I dyti, i vdekur me i ri ka qenë 14 vjeç. Gjithashtu, ne nuk e dimë sesi do të jenë efektet afatgjata. Dhe natyrisht, të rinjtë mund ta transmetojnë sëmundjen tek të moshuarit, pa shfaqur domosdoshmërisht ndonjë simptomë tek vetja e tyre. Ndaj dhe theksi vendoset tek nevoja për distancim social.

Miti 5: Vaksina do të jetë shpejt gati!

Shkencëtarët në disa vende janë tashmë duke punuar për të zbuluar vaksinën, por ajo do marri shumë muaj para se njëra vaksinë, do të konsiderohet njëkohësisht si efektive dhe mjaft e sigurt që të bëhet gjerësisht e përdorshme.

Në mars, kur Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive ishte intervistuar nga revista Amerikane, me e madhe, JAMA përcaktoi që bërja e vaksinës do të duhet 1 deri 1.5 vite për të pasur një vaksinë për përdorim publik. Gjithashtu, ai paralajmëroi rreth rrezikut që mund të ndodhi nga ata të pabindur e të paditur që nxitojnë për të shkuar më shpejt tek përfundimi i vaksinës.

Miti 6: Virus do të zhduket kur koha të ngrohet!

Ne për këtë gjë nuk jemi të sigurtë, por nuk dua t’ju “ndaloj” frymëmarrjen: Ndërsa në mes-marsit, disa vende konfirmuan raste të reja me Covid-19, temperaturat atje ishin mbi 27 gradë celcius. Moti i ngrohtë dhe i lagësht mund të ngadalësoje virusin, por nuk mundet të ndalojë komplet përhapjen e tij.

Miti 7: Tani është momenti të blejmë furnizime për disa muaj:

Të kemi furnizime për 2-3 javë, bën sens. Blerja e shumtë nga çdo gjë për muaj të tërë!!! Jo. Kjo të indukton drejt panikut, duke e bërë panikun më të ashpër dhe njerëzit nuk do të marrin atë që në të vërtete ju duhet.

Miti 8: Qëndrimi në shtëpi është i nevojshëm vetëm nëse ju jeni sëmurë?

Jo. Duke evituar kontaktin me njerëzit e tjerë do të mbroni veten dhe të tjerët, edhe nëse nuk jeni të sëmurë. Kur janë të infektuar, pjesa më e madhe e njerëzve nuk shfaqin ndonjë simptomë për disa ditë, çka mund të bëjë që të infektoheni edhe ju nëse do të keni kontakte të afërta. Kështu, minimizoni ndërveprimin direkt dhe mbani distancë fizikisht. Sigurim i ushqimeve dhe shërbimeve mjekësore është vital, por ndërveprimet direkte të tepërta nuk duhet dhe ju nuk do të jeni të aftë me tregu cili ka qenë ai person i sëmure që ju keni takuar.

Miti 9: Nëse ju keni Covid-19, ju mund ta kuptoni:

Jo, ju nuk mundeni. Kolla e thatë është më tepër e zakonshme në pacientët me Covid-19, por edhe një kollë e lagët dhe një rrjedhje hunde janë të mundura. Nuk ka mënyra të thjeshta për të dalluar midis koronavirusit, gripit, dhe kollës së zakonshme. Ju mund ta kuptoni atë nëse ju mund të mbani (ndaloni) frymëmarrjen tuaj për me tepër se 10 sekonda, pa u kollitur ose pa u ndjere në siklet, atëherë ju nuk keni Covid-19, kjo është e pavërtetë.

Miti 10: Nëse ju keni Covid-19, ju jeni pothuaj i vdekur!

Në Kinë, 81 për qind e të infektuarve kishin simptoma të mesme (gjithashtu shumë nga këta kaluan nga simptoma të mesme deri tek simptoma me ndjesi të tmerrshme, por prapseprapë nuk patën nevojë për shtrimin në spital), po ashtu edhe 14 për qind me simptoma të ashpra, si dhe 5 për qind me simptoma kritike nuk patën nevojë për t’u hospitalizuar. Shkalla e fatalitetit ishte pothuaj tamam mbi 2 për qind e rasteve (por kjo % u rrit deri 8 për qind tek moshat e vjetra 70-79 vjeç dhe afërsisht 15 për qind në moshat mbi 80 vjeç+).

Miti 11: Kafshët shtëpiake mund të përhapin Covid-19:

Kjo duket nuk ka gjasa sipas kuptimit aktual, përveç nëse kafsha juaj shtëpiake është një lakuriq nate ose një pangolin (pickuese). Një qen në Kinë, u pa që pati një nivel të ulet infektimi prej Covid-19 të tij, u mendua se mund të ketë infektuar të zotin e vet, dhe asnjë rast tjetër nuk është vërtetuar në Kine, në USA ose në vend tjetër. Qendra Sëmundjeve Kronike (CDC), USA, gjithashtu, paralajmëron që macet dhe qentë mund të përhapin sëmundje të tjera, tek njerëzit, kështu nëse ju prekni një kafshë shtëpiake duhet të lani duart patjetër, sado i vaksinuar të jetë. Në lidhje me këtë, gjatë epidemisë SARS, disa mace e qen u infektuan, po nuk është gjetur kurrë asnjë evidencë që qeni dhe macja kanë kaluar ndonjë virus tek njeriu.

Përballë këtyre situatave duhet që të zbatoni porositë OBSH. Kujdesuni mos të bini në depresion, se jemi akoma të tronditur nga lëkundjet apokaliptike nga tërmeti. Dëgjoni sa më shume muzikën që ju pëlqen. Njerëzimi ka kaluar me sukses shumë tragjedira dhe kjo na bën të jemi të sigurtë që edhe këtë fatkeqësi do ta kalojmë me sa më pak dhimbje. Si çdo virus edhe ky do zhduket menjëherë sapo të ngrohet koha, mbi 30C.

 

p.k/dita

March 29, 2020 23:37
Komento

7 Komente

  1. Gazmend March 30, 17:15

    Eshte fat i madhe qe ne sistemin tone shendetsor kemi nje Profesor te nivelit me te mire boteror si Prof. Dr. Kim M. Derasa i cili gjithmone na ndihmon me studimet qe ben dhe na i jep nepermjet shkrimeve, si ne radtin konkret qe me beri ta lexoje me nje fryme, i qarte dhe sakte ne menyren e spjegimit, tani di me shume rreth ketij problemi we quhrt Corona 19, Faleminderit Prof Dr Kimi.

    Reply to this comment
  2. Alba March 30, 18:00

    Ju falenderoj Prof. Dr. Kim M. Drasa për shkrimin! Ky informacion është padiskutim i vlefshëm për ne!
    Respekte!

    Reply to this comment
  3. Shpresa papa March 30, 18:28

    Faleminderit doktor KIMI per mendimet e vyera we na jep
    Respekte

    Reply to this comment
  4. Rudi Hizmo March 30, 19:59

    Respekt dhe mirenjohje per mjek si puna juaj zoti Drasa

    Reply to this comment
  5. Alban April 1, 18:57

    Prof. Kim na nderoi me cmimin e vendit te pare qe mori ne Nju York, ne Spitalin MountSinai. Edhe me kete artikull na ndihmoi shume , se na sqaroi qarte dhe shkencerisht per COVID-19 se NY eshte bere qyteti me i rrezikshem per perhapjen e virusit dhe ketu ka shume shqiptare dhe nj nr i madh nuk dine Anglisht dhe nuk kuptojne se cfar po ndodh.
    Thanks Prof. Kim.

    Reply to this comment
  6. Edi USA April 5, 10:13

    Prof. Kimi me kete artikull na ke sqaruar shume qarte dhe shkencerisht. Komuniteti shqiptar ne Nju York ju falenderon.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim