Koronavirusi: A do lejohet tubimi i Metës në 2 mars? Flet ministrja e Shëndetësisë

February 25, 2020 08:41

Koronavirusi: A do lejohet tubimi i Metës në 2 mars? Flet ministrja e Shëndetësisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nuk ka qenë e prerë kur u pyet për tubimin e paralajmëruar të Presidentit Ilir Meta në 2 mars në Tiranë.

Në një prononcim për emisionin “Open” në TCH ajo u pyet nëse do të lejohej tubimi për shkak të koronavirusit, por ministrja u përgjigj shkurt: Ekspertët do të vendosin për çdo situatë.

Ajo tha se deri tani në laboratorin e virologjisë në ISHP janë trajtuar 8 raste dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Me gjithë këmbënguljen e gazetares Eni Vasili, ministrja nuk pranoi të tregojë se ku është ngritur (nëse është ngritur) karantina për të dyshuarit e prekur nga virusi.

“Është bërë gati, janë vlerësuar ekspertët disa vende dhe karantina është gati. Ekspertët kanë vlerësuar një sërë strukturash spitalore dhe jo spitalore, do të jetë momenti kur të hapim karantinën dhe atëherë do të ketë transparencë maksimale. Në asnjë vend nuk ka pasur debat për katantinën. Këtu nuk ka asgjë misterioze. Nuk është kjo çështja.

Ju duhet të interesoheni për bokset e izolimit, apo për mjetet e trajtimit. Karantina nuk është një strukturë për të futur njerëzit e sëmurë, por ata që janë të shëndoshë, por që dyshohet dhe që do të do të rrijë aty 14 ditë, në Milano janë spitalet civilë që bëjnë karantinën. Kjo ka ndodhur edhe në Londër”, tha Manastirliu.

j.l./ dita

February 25, 2020 08:41
Komento

2 Komente

  1. spata February 25, 11:10

    Mos u shqetsoni per 2 Marsin. Nje fllucke sapuni e njohur tashme ne politken shqiptare .Ne presim daten kur do te priten kokat e peshqeve te medhenje .Loja eshte hapur me cironkat dhe ka gjasa qe te ngopemi me to dhe ti lem te qete te medhenjte .Keshtu jane shtyre shqiptaret me datat e politikanve .

    Reply to this comment
  2. demo February 25, 12:38

    mileti ka hallin e kokes vet,nuk ka hallin e Mucos.
    Sa t`marrin ndonje virus ne miting,le te veje Mucua,Monika me kalamajte e vet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim