Covid-19 dhe të sëmurët kronikë. Rëndësia e vetëmjekimit në shtëpi

March 25, 2020 09:49

Covid-19 dhe të sëmurët kronikë. Rëndësia e vetëmjekimit në shtëpi

Prof. Dr. Isuf Kalo

 

Koronavirusi po vret edhe tek ne. Masat e duhura për të bllokuar, ose minimizuar përhapjen e tij janë thënë dhe përsëritur me ngulm nga qeveria, Ministria e Shëndetësisë, specialistët infeksionit dhe mediat.  Ato duhen konsideruar imperative dhe jetësore.

Shpresat e kalimit të Covid-19 në forma të lehta sidomos në moshat e reja dhe tek qytetarë pa sëmundje konike nuk duhet të na gënjejnë. Mundësit e përfundimit fatal të sëmundjes janë tek cilido.

Është ngushëllues fakti që gjashtë të sëmurë rëndë nga koronavirusi të shtruar në spitalin tonë infektiv mundën të shërohen. Kjo falë kujdesit me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë të personelit mjekësor. Mirëpo ndërkohë pesë të tjerë prej tyre humbën jetën me gjithë përpjekjet dhe kujdesin e shkëlqyer intensiv spitalor.

Mesazhi është i qartë: Secili prej nesh që të jetë i sigurt për jetën duhet t’i shpëtojë prekjes nga virusi. Nuk ka tjetër mënyrë dhe as tjetër siguri.

Ndërkohë zhvillimet e pandemisë kanë evidentuar se humbjet e jetëve njerëzore, që ai shkakton janë shumë më të shpeshta tek personat që vuajnë njëkohësisht nga sëmundje kronike shoqëruese si dobësi e zemrës, hipertension arterial, diabet, obezitet, sëmundjet kronike të mushkërive, ast’hma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet autoimune, depresioni mendor etj.

Si shkak për këtë besohet imuniteti paraprakisht i dëmtuar i tyre, nga ato sëmundje prej mjekimit jo korrekt, dhe stilit jo të shëndetshëm të jetës, çka dobësojnë reagimin e organizmit ndaj virusit.

Ndërkohë në kushtet e vetë-izolimit në shtëpi situata shëndetësore e pacienteve të tillë mund që bëhet akoma më vulnerabël. Stresi, mbyllja brenda, pa aktivit fizik, vështirësitë e respektimit të dietës, ndjenja e vetmisë e braktisjes prej ndërprerjes së vizitave dhe komunikimit me mjekët që deri atëherë i kanë ndjekur apo edhe pamundësia e kontaktit me njerëzit e dashur të afërm të tyre mund që shprehen me keqësimin e parametrave të gjendjes shëndetësore si rritje e shifrave të tensionit arterial, rritje e glicemisë, prishje e humorit, e gjumit, shtimi i duhanpirjes, pasiguri çrregullime të oreksit, vështirësi për respektimin e higjienës trupore, etj..

Vetvetiu pacientëve të tillë u lindin pyetje lidhur me mënyrën e zbatimit të mjekimit, adaptimin e tij në rrethanat e reja. Për fat të keq ata përgjithësisht nuk janë edukuar dhe aftësuar për të vetë-menanxhuar sëmundjen e tyre kronike në kushtet e shtëpisë.

Kultura shëndetësore qytetarëve tanë është e ulët. Faji nuk është aq i tyre sesa i vetë sistemit shëndetësor që tradicionalisht e ka anashkaluar këtë nevojë. Tani pacientëve të ngujuar u duhet një mendje që t’i udhëzojë. Vetëm pak prej tyre kanë kompjuter dhe akses në internet për udhëzime online.

Vetë sistemet shëndetësore përgjithësisht nuk e kanë patur prioritet kujdesin ndaj të sëmurëve në shtëpi. Tempulli i lavdisë e krenarisë së tyre kanë qenë e janë spitalet dhe qendrat shëndetësore ambulatore të pajisur me profesionistë me barna të kohës dhe teknologji moderne.

Kjo është e justifikueshme për përballjet e tyre me sëmundjet akute dhe urgjente të cilat nuk mund të mjekohen e të shërohen ambulatorisht. Por jo për sëmundjet kronike, të cilat nuk shërohen dot plotësisht në spital. Ato, pacientët edhe pas daljes nga spitalet i marrin në shtëpi me vete gjatë gjithë jetës së tyre të pashëruara përfundimisht.

Në fakt “Home care” dhe“ Self care“ janë pista potenciale të cilat po të shfrytëzohen seriozisht në mënyrë të mirë organizuar, munden ta lehtësojnë ndjeshëm barrën e spitaleve dhe të personelit mjekësore me anë të kontributit të vetë qytetarëve të sëmurë dhe të familjarëve të tyre.

Shtëpia, veç të tjerash është padyshim edhe qendër gjigante shëndetësore me potenciale të mëdha burimesh njerëzore. Në jetën e përditshme në të kryen një numër pafund procedurash në dobi të ruajtjes e të mirëmbajtjes së shëndetit personal të qytetareve  ashtu dhe në ndihmë të pjesëtarëve të sëmurë të familjes.

Me goditjen që pësuan sistemet shëndetësore nga Covid -19 po rrezikojnë kudo të bien në kolaps prej pamjaftushmërisë  të stafit profesional dhe të ambienteve spitalore. Asnjëherë sa tani nuk e kanë ndjerë nevojën që të ndihmohen në partnership nga qytetarët. Strukturimi dhe fuqizimi i vetë-mjekimit i pacientëve me sëmundje kronike në shtëpi është një opsion për t’u konsideruar me përparësi

Shembulli se si tek ne një numër i pacientëve me diabet e vetë-menanxhojnë, monitorojnë dhe e vetë-adaptojnë me sukses sëmundjen në kushtet e shtëpisë vlen për t’u shtrirë në mënyrë të strukturuar si pjesë integrale e sistemit edhe ndaj të sëmurëve të tjerë kronikë.

Në rrethanat e pandemisë së Covid-19 është rasti që ky potencial të shfrytëzohet ndaj sëmurëve kronike, të moshuar dhe të vetë-izoluar me shpresë që t’i ndihmojë sadopak ata që do prekën nga virusi ta përballojnë sëmundjen më lehtë, dhe me minimum legalitet.

Ministria e Shëndetësisë disponon tashmë një material me udhëzime të hollësishme specifike i hartuar posaçërisht  nga specialistet respektivë për qytetarë të tillë të vetë- izoluar, të prekur ose jo nga koronavirusi që vuajnë një apo disa nga sëmundjet shoqëruese kronike. Paralelisht me këtë do deklarohen publikisht  numrat e telefonit të mjekëve të familjes dhe të specialisteve përkatës çka do ju rivendos për të sëmurë të tillë urat e kontaktit përkohësisht të vështirësuar ose të ndërprera me ta.

Fuqizimi i një praktike të tillë mund t’i shërbejë këtij kontingjenti si dritare mundësie suplementare për të vetë-adaptuar mjekimin, për t’ju forcuar imunitetin dhe minimizuar humbjet e jetës së tyre të kërcënuara frikshëm nga kjo pandemi.

Së bashku; qytetarë, pacientë dhe mjekë do jemi më të fortë.

 

*****

Botuar në DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

March 25, 2020 09:49
Komento

2 Komente

  1. coronamunisti March 25, 18:05

    zoti Kalo duhet ta kursente kete dalje te vonuar ku nuk thote asgje me teper se te tjeret kolege ..pse del..

    .
    Keto ish komunistet e Enverit Madherishem jane me te zinj se vete Koronavirusi

    .
    Nese korona vret njerez te gjalle keto dog-torrat vrane kufomen e Enverit qe nga Sali Bythisha tritan shehu apo ky Kaloja i “beneluksit”
    .
    Nuk kam qene asnjehere me rrugen e Enverit por madheshtia e tij qendron te perversitetit i Kalove ..Balove dhe Salove jo vetem kur ai ishte gjalle por me shume pas vdekjes qe sumelepiresit u kthyen ne hijena dhe canibale

    Reply to this comment
  2. V.D. March 25, 22:58

    VETEM PER MJEKET :
    Pse askush nuk po guxon per te aplikuar , vete-mjekim te kontrolluar nga mjeket , sipas protokolleve klasike te TERAPISE SIMPTOMATIKE qe lidhen me te gjithe GRIPERAT e zakonshme , ose dhe per te ashtuquajturat PARAINFLUENCA , te cilat kane cfaqie siptomatike te ngjashme si ne rraste te ALE….. , dhe keshtu te ndihmohet trupi i njeriut qe te rrise reagimin me efikas me ane te imunitetit te vete individit ?
    Kjo eshte nje pyetje nga nje mjek veterinar

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*