Koronavirusi i mori jetën një tjetër 62 vjeçari në Tiranë, pa asnjë sëmundje shoqëruese

June 22, 2020 15:46

Koronavirusi i mori jetën një tjetër 62 vjeçari në Tiranë, pa asnjë sëmundje shoqëruese

Ndërron jetë pacienti 62-vjeçar nga COVID19, nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, duke e çuar në 45 numrin e të vdekurve.

“Rreth dy javë pas shtrimit në spital, pas 10 ditësh në terapi intensive, i intubuar, një 62 vjeçar nga Tirana ka humbur jetën nga COVID19, megjithë përpjekjet e mjekëve, terapisë medikamentoze intensive, pavarësisht se nuk vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i rikujton qytetarëve rëndësinë që ka respektimi i masave mbrojtëse, pasi referuar ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, virusi është prezent, ka transmetueshmëri dhe nuk e ka humbur forcën e tij virusale” informoi sot ministria e Shendetesise.

Nga fillimi i epidemisë, 45 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19. Aktualisht janë të shtruar mbi 80 pacientë në shërbimin infektiv dhe janë mbi 790 raste aktive me COVID19 në vend.

Nderkohe rezultojne dhe 2 mesuese pozitive me koronavirus.

 

l.h/ dita

June 22, 2020 15:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim