Koronavirusi/ Kina ia hedh fajin Italisë për origjinën e COVID-19

November 21, 2020 19:54

Koronavirusi/ Kina ia hedh fajin Italisë për origjinën e COVID-19

Kina po hedh dyshime se Covid -19 ka shpërthyer për herë të parë në Itali. Zyrtarë në Pekin po përdorin një studim, i cili tregon se virusi është hasur për herë të parë në fillim të Shtatorit të vitit 2019, tre muaj para se të konfirmohej shpërthimi i tij në qytetin kinez të Vuhanit.

Vendi aziatik ka hedhur më parë dyshime edhe mbi Spanjën, si vend origjine i pandemisë, apo edhe ushtrinë amerikane, duke pretenduar se ishte ajo që e solli virusin në Vuhan në Tetor të vitit të kaluar gjatë Lojërave Botërore Ushtarake. Mediat shtetërore kineze po e shtyjnë fuqimisht idenë se studimi i ri nga Instituti Kombëtar i Kancerit provon se përhapja nisi në Itali dhe jo në Kinë.

“Kjo tregon edhe një herë se gjurmimi i burimit të virusit është një çështje komplekse shkencore që duhet t’u lihet në dorë shkencëtarëve. Është një proces në zhvillim që mund të përfshijë shumë vende”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka pranuar se është e mundur që virusi mund të ketë “qarkulluar në heshtje diku tjetër” para se të zbulohej në Vuhan. Sidoqoftë, shumë shkencëtarë janë skeptikë ndaj pretendimeve se virusi e ka origjinën në Itali.

“Ne e dimë që Kina vonoi njoftimin e shpërthimit të pandemise. Kështu që nuk ka asnjë kuptim. Kina ka lidhje shumë të forta tregtare me Italinë e Veriut”, tha Giovanni Apolone i Institutit Kombëtar të Kancerit në Milano, duke hedhur poshtë pretendimet.

h.b/dita

November 21, 2020 19:54
Komento

2 Komente

  1. demo November 21, 21:25

    Ksaj i thone me te lane dobicin ne preher.

    Reply to this comment
  2. Shqiperia e bukur November 22, 09:01

    Plera politike…..po fajin e ja Europa qe u ka hapur dyert…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim