Koronavirusi kinez mbërrin në SHBA, regjistrohet rasti i parë

January 22, 2020 09:31

Koronavirusi kinez mbërrin në SHBA, regjistrohet rasti i parë

Një mashkull 30-vjeçar u shtrua në spital në Everett, pranë Seattle me koronavirusin e ri kinez, njoftuan sot Qendrat e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (CDC), duke konfirmuar kështu rastin e parë në SHBA, vendi i fundit i prekur, pas Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Tajlandës dhe Tajvanit, shkruan Daily Mail.

Individi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte vizituar ndonjë nga tregjet ku janë shfaqur raste të shumta në Wuhan, në Kinë, por vetëm kishte udhëtuar në rajon, njoftoi Nancy Messonnier, drejtuesja e Qendrës së Sëmundjeve Respiratore të CDC, në një konference telefonike për shtyp.

j.l./ dita

January 22, 2020 09:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim