Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike

January 31, 2020 11:27

Koronavirusi, Meta: Jemi seriozisht të ekspozuar, nënvlerësimi mund të jetë me pasoja kritike

Apel të forta ka bërë mëngjesin e sotëm presidenti i vendit Ilir Meta, duke kërkuar marrjen e masave më të forta për parandalimin e depërtimit të virusit vdekjeprurës në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, ai pranoi se “rastet në Itali dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me çdo kusht dhe mjet depërtimin e virusit në vendin tonë”.

Deklarata e Metës

Mendoj se pas shpalljes së gjendjes së emergjencës globale nga OBSH duhen marrë masat më të forta të mundshme, sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar këtë virus për të penetruar në vendin tonë. Aq më tepër kur janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje.

Është koha për të marrë masat më të forta, Shqipëria ka një eksperiencë si parandalimi i suksesshëm i SARS dikur, por është e rëndësishme të theksohet se cdo nënvleftësim mund të jetë me pasoja kritike, inkurajoj masat më të forta parandaluese

Jemi ne një proces komunikimi, rastet në Itali dhe një rast në një vend tjetër fqinj e tregojnë qartë se jemi seriozisht të ekspozuar dhe duhet të parandalojmë me cdo kusht dhe mjet depërtimin virusit në vendin tonë.

o.j/dita

January 31, 2020 11:27
Komento

4 Komente

  1. Z January 31, 12:02

    Saliu dhe Likja dhe media e shitur jane me vdekje prures se vete koronavirusi!

    Reply to this comment
  2. Monika hajdute me cizme January 31, 12:24

    Ju rente tek familja jote dhe e vampirit sali

    Reply to this comment
  3. Peti January 31, 13:21

    Deri sa Europa e ka mare seriozisht, edhe ne duhet te bejme te njejten gje. Me mire ta veme perpara te keqen, se sa te na vërë ajo. Personat qe bejne kontrollet e te dyshuarve per kete semundje epidemi ne Kine dhe Europe jane te veshur me veshje qe mbulojne koken dhe trupin dhe quhen Hazmat suits. Mire eshte qe farmacite te kene stok me maska sanitare. Cdo person i ardhur nga Kina duhet jo vetem te ekzaminohet, oor te mbahet ne karantine per 2 jave, per arsye se kjo semundje ka nje periudhe inkubimi. Mos harrojme qe kemi nje komunitet kinezesh qe sjellin mallra ne Shqiperi. Mire eshte qe ministria e shendetesise te perditesohet nga vendet fqinje se cfare ndodh aty.
    Pastaj persa i perket panikut, ai nuk na hyn ne pune, me mje llaf nuk na zgjidh ndonje problem.

    Reply to this comment
  4. Arben January 31, 20:08

    Po ti ke dalë armik i partisë

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim