Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të testuara rezultuan negative

February 27, 2020 11:30

Koronavirusi, Ministria e Shëndetësisë: 17 raste të testuara rezultuan negative

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave për masat ndaj koronavirusit.

Eugena Tomini, ekspertja e ISHP-së nga Task-Forca për koronavirusin në daljen e radhës për mediat siguroi që ajo nuk është brenda QSUT.

“17 raste të testuara rezultuan negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që vijnë nga zonat e prekura dhe kanë pasur kontakte me persona të prekur të vetëkarantinohen. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës.

Personat që janë futur në karantinë në pjesën veriore në Itali nuk dalin nga karantina. Ata që kanë temperaturë duhet të vetëkarantinohen në shtëpi dhe të marrin rekomandime. Është shumë e rëndësishme që bashkëpunimi të jetë vendimtar. Bëj thirrje që gjithë udhëtarët të respektojnë masat”, ka thënë ajo.

j.l./ dita

February 27, 2020 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim