Koronavirusi në Shqipëri/ Vijojnë shifrat e larta, regjistrohen 13 vdekje të tjera dhe 737 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

November 21, 2020 16:32

Koronavirusi në Shqipëri/ Vijojnë shifrat e larta, regjistrohen 13 vdekje të tjera dhe 737 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar për situatën e COVID-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet bëjnë me dijse se janë kryer 2.470 testime në total dhe kanë rezultuar pozitivë 737 qytetarë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: Pesë qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Gjirokastra, 2 nga Fieri, 2 nga Lezha dhe 2 qytetarë nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Sakaq, në 24 orët e fundit janë shëruar 414 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 15.469 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 443 pacientë, 10 në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës, 31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe, 4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin, 2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.

COVID-19 – Statistika (21 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 737
Të shëruar ne 24 orë 414
Të shtruar në spitale 443
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.470

Testime totale 170.764
Raste pozitive 32.196
Raste të shëruara 15.469
Raste Aktive 16.042
Humbje jete 685

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 8386
Durrës 1184
Elbasan 744
Fier 1204
Korçë 888
Vlorë 769
Shkodër 856
Lezhë 660
Berat 487
Kukës 325
Dibër 133
Gjirokaster 406

h.b/dita

November 21, 2020 16:32
Komento

2 Komente

  1. Gzim Kulufi November 21, 16:56

    Asnje gazetar nuk shkon ne terren e te verifikoje se si diagnostikohen pacientet me virus! Ka disa metoda, te cilat shkojne nga 90% deri ne 100% te diagnostikimit te semundjeve virale! Cilen, ose cilat, prej tyre perdor spitali infektiv dhe ish-sanatoriumi! Po mbushet viti me covid, por per problemin e llojit te diagnostikimit nuk behet fjale fare!

    Reply to this comment
  2. Raimond vlonjati November 21, 17:38

    Per gazeten Tema, qe i lepin prapanicen Rames, 13 viktima nga COVID jane shifer e ulet lol

    Ndersa i New Yorku me mbi 8 milion banore, i cili ka 28 ne dite viktima dhe prape thone qe shifrat jane te larta

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim