Koronavirusi/ Prefekti i Gjirokastrës rezulton pozitiv me COVID-19

November 19, 2020 21:07

Koronavirusi/ Prefekti i Gjirokastrës rezulton pozitiv me COVID-19

Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kote që pak më shumë se dy javë më parë u emërua në këtë detyrë.

Në Gjirokastër, gjithashtu një problematikë tjetër ngelet fusha e arsimit pasi vetëm në 24 orët e fundit 11 mësues rezultuan pozitivë me COVID-19, teksa janë infektuar dhe 2 infermiere kurse 5 kopshte janë tashmë të mbyllura.

Sakaq, në krahasim me një ditë më parë sot Gjirokastra pati një rritje të ndjeshme pasi ka shënuar 71 raste teksa dje kishte vetëm 19.

Situata në Shqipëri sa vjen e rëndohet pasi dita ditës rastet e reja dhe numri i viktimave nga COVID-19 po shtohet.

h.b/dita

November 19, 2020 21:07
Komento

1 Koment

  1. Lili November 20, 07:32

    Thuaj ma mire se gjitheqyteti eshte kontaminuar tash e mbas mbasi gjithe femijet na qenkan positiv e shperndarese ! Prit 7 e 14 dite e do shihni !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim