Koronavirusi shkakton viktimën e 29, infektohen mbi 1100 persona

February 29, 2020 19:21

Koronavirusi shkakton viktimën e 29, infektohen mbi 1100 persona

Ka shkuar në 29 numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi.

Ndërkohë sipas mediave italiane të paktën 1128 persona janë konfirmuar të infektuar nga ky virus, ndërsa bilanci përkeqësohet nga ora në orë për shkak të kontrolleve të shumta që po kryhen.

Pavarësisht këtyre bilanceve mediat në Itali shkruajnë se epidemia e përhapur tashmë në 49 shtete e ka kaluar fazën me të keqe. Kujtojmë se tetë shtete kanë bërë konfirmimin e tyre të parë që nga e enjtja.

Nga ana tjetër OBSH ka rivlerësuar rrezikun e përhapjes globale, duke e çuar atë në një “nivel shumë të lartë”.

Italia mbetet vendi i tretë për rastet e prekura nga koronavirusit (1,128 të infektuar dhe 29 të vdekur), pas Kinës (79.251 të infektuar, 2.835 të vdekur) dhe Koresë së Jugut (3,150 të infektuar, 17 të vdekur.

 

l.h/ dita

February 29, 2020 19:21
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim