Virusi u importua në Shqipëri, Rama: Ruani qetësinë dhe kujdes me higjienën

March 9, 2020 09:18

Virusi u importua në Shqipëri, Rama: Ruani qetësinë dhe kujdes me higjienën

Pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm Qeverinë.

Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavirus. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence. Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngrushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur”, u shpreh Rama.

Qeveria ve në lëvizje masat e planifikuara pas shfaqjes së rastit të parë të koronavirusit, sipas protokollit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Këshilla themelore e OBSH dhe baza e të gjitha praktikave të ndjekura nga shtetet e tjera është: ruajtja e qetësisë, marrja e masave hap pas hapi dhe referimi sa më strikt në protokollin zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si edhe në burimet zyrtare të informimit shëndetësor

Sistemi ynë shëndetësor dhe të gjitha strukturat e përfshira në planin e masave janë në gatishmëri për të përballur situatën hap pas hapi”, shprehet kryeministri.

l.h/ dita

March 9, 2020 09:18
Komento

2 Komente

  1. Al March 9, 09:24

    Nard Ndoka…….po mba specialistet afer ne mbledhjen e qeverise…me Gent Taren e Romina Kukon do e luftosh……

    Reply to this comment
  2. Lazy March 9, 18:33

    Ne Kanada u ndalua qe infermieret te mbajne mjeker sepse eshte vater infeksionesh dhe gjithashtu influencon funksionin mrojtes te maskes. Prandaj zoteri, gjithashtu bej kujdes me higjenen e mjekres. Se si do ia dalim kesaj situate pa ty pastaj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim