Korrektësia e Rumanisë dhe pakorrektësia atlantike e Hungarisë

August 1, 2019 02:39

Korrektësia e Rumanisë dhe pakorrektësia atlantike e Hungarisë

Nga Shaban Murati

Në një akt mburravecërie tipike ballkanike presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç organizoi në 29 korrik një paradë ushtarake në bazën ushtarake të Nishit me kontigjentin e sapombërritur të tankeve dhe autoblindave, që Rusia i ka dhuruar Serbisë. Në praninë e shpurës më të lartë ushtarake serbe dhe të ambasadorit të ri rus në Serbi, antishqiptarit të stazhionuar Aleksandër Botsan-Harçenko, presidenti serb deklaroi:

“Faleminderit presidenti Putin! Gjëja më e rëndësishme është që ne ia mbërritëm ta realizojmë transportin e tankeve në Serbi. Si dhe në çfarë mënyre, është puna jonë”.

Te shprehja “puna jonë” qendron edhe thelbi i intrigës diplomatike lidhur me transportimin e kontigjentit të tankeve dhe autoblindave ruse për në Serbi. Një intrigë diplomatike, që përfshin jo vetëm marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë, por edhe marrëdhëniet e shteteve anëtare të NATO-s me Rusinë dhe marrëdhëniet e shteteve anëtare të NATO-s me njeri-tjetrin.

Në datën 26 korrik Ministria e Jashtme e Rumanisë njoftoi se nuk i kishte dhënë lejen e tranzitit nëpërmjet lumit Danub trasportit të kontigjentit prej 30 tankeve dhe 30 autoblindave ruse të destinuara për në Serbi. Në shpjegimin e saj Ministria e Jashtme e Rumanisë argumentonte qendrimine saj të drejtë në përputhje me detyrimin për respektimin e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë nga BE në vitin 2014.

Sanksionet u vendosen si dënim për agresionin rus kundër Ukrainës dhe aneksimin e dhunshëm të Krimesë nga Rusia. Ministrja e Jashtme e Rumanisë, Ramona Manesku, e shpjegoi qartë qendrimin e Rumanisë dhe deklaroi në 25 korrik se “marrëdhëniet e Rumanisë me Rusinë duhet të jenë në linjë me politikën e NATO-s dhe të BE”.

Rumania ka mbajtur një qendrim dinjitoz atlantik edhe në raste të tjera. Në vitin 2017 Rumania nuk i dha leje-kalimi avionit të zëvëndës kryeministrit rus Dmitrij Rogozin, që të kalonte nëpër hapësirën ajrore rumune, sepse zyrtari i lartë i Kremlinit ishte në listën e sanksioneve të BE.

Në vitin 2017 Rumania dhe Bullgaria nuk lejuan tranzitimin në hapësirën e tyre ajrore të gjuajtësve rusë MIG, që Rusia i dha Serbisë, dhe Moska u detyrua t’i kthente mbrapsht në Rusi t’i çmontonte dhe pastaj t’i dërgonte në kanale të tjera në Serbi, duke i montuar edhe njëherë atje.

Në vitin 2015, kur Rusia nisi dislokimine forcave të saj ushtarake në Siri, Bullgaria nuk lejoi përdorimin e hapësirës së saj ajrore nga avionët transportues ushtarakë rusë, që çonin armatime në Siri.

Që Rusia ndodhet në regjimin e sanksioneve nga BE, e dinë edhe Moska, edhe Beogradi. Ndaj dhe Rusia nuk paraqiti ndonjë protestë ndaj vendimit të Rumanisë për bllokimin e transportit të tankeve dhe autoblindave ruse për në Serbi. Si shtet, që ka si taktikë diplomatike përplasjen e këmbëve, Serbia protestoi ndaj Rumanisë dhe madje e akuzoi atë se po shkel Konventën e Lundrimit të Danubit, gjë që nuk ka lidhje me vendimin e drejtë të Rumanisë.

Por Rusia e zgjidhi shpejt në kanal tjetër gjeografik çeshtjen e transportit të tankeve dhe të autoblindave të saj, gjë për të cilën u mburr presidenti serb në paradën butaforike të 29 korrikut.

Agjencia amerikane e lajmeve “As.Press”, duke raportuar për paradën e mësipërme serbe, shkruante në 29 korrik se njoftimet e mediave bëjnë të ditur se transporti i këtij kontigjenti të tankeve dhe autoblindave ruse është bërë nëpërmjet Hungarisë. Këtë e konfirmojnë edhe burime diplomatike.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve “TASS” njoftonte në 29 korrik vetëm se “kontigjenti iu dorëzua Serbisë në rrugë ajrore”. Ajo, për tëcilën mburret presidenti serb se “është puna jonë se si erdhën”, është thjesht çeshtja për të mbuluar se kontigjenti i tankeve dhe i autoblindave ruse i shkoi Serbisë nëpërmjet lejes që mori Rusia te qeveria hungareze për të përdorur hapësirën e saj ajrore.

Këtu vijmë te një çështje e rëndësishme diplomatike, politike, gjeopolitike dhe strategjike. Është pikëpyetja përse një shtet anëtar i NATO-s dhe i BE si Hungaria vë në dispozicion të Rusisë hapësirën e saj ajrore për armatosjen e ethëshme të Serbisë me armë të fuqishme ruse.

Është e ditur se kryeministri i Hungarisë Viktor Orban është një fans politik i presidentit rus Putin dhe i ka kritikuar sanksionet e BE ndaj Rusisë. Duhet theksuar se në rastin konkret nuk është fjala për eksportin e grurit rus në Serbi. Është fjala për kontigjent tankesh dhe autoblindash për të fuqizuar ushtarakisht një shtet armiqësor ndaj NATO-s.

Nëse kryeministri i Hungarisë mendon se ka të drejtë që të shkelë sanksionet e BE ndaj Rusisë, kur është fjala për NATO-n dhe për armatimet e rivalit të saj rus, çështja ndryshon. Ndryshon, sepse bëhet fjalë për një rajon, ku ndodhen tetë shtete anëtare të NATO-s, shumica e të cilëve kufizohen me Serbinë.

Serbia është një shtet, i cili çdo vit celebron zyrtarisht një ditë anti NATO. Serbia është shteti që në doktrinën e vet kombëtare të mbrojtjes përcakton Kroacinë dhe Shqipërinë si kërcënim ndaj saj. Serbia është shteti që ka ngritur një bazë ushtarake ruse në Nish kundër vendeve të NATO-s në rajon dhe po bëhet gati t’i japë një bazë tjetër ajrore në Vojvodinë.

Megjithë të ashtuquajturin neutralitet, të cilin Serbia e aplikoi nën diktatin rus për të bllokuar ndonjë përpjekje brenda saj për integrim atlantik, Rusia po e armatos në mënyre të ethëshme Serbinë me armë të sofistikuara për të destabilizuar rajonin dhe për të krijuar tensione e konflikte. Serbia në muajin qershor organizoi në territorin e saj manovra të përbashkëta të forcave desantuese ushtarake të Rusisë dhe të Bjellorusisë, të koduara “Vëllazërimi sllav”, me një simulim zbarkimi në Ballkan.

Në një situatë të tillë, nga pikëpamja e interesit të bashkësisë atlantike është vërtet i papranueshëm qendrimi i qeverisë së sotme të Hungarisë, që lejon trasportin e armëve ruse dhe fuqizimin ushtarak të Serbisë nëpërmjet hapësirës së saj ajrore.

Qeveria hungareze e ka të qartë se në bazë të nenit 5 të Traktatit themelues të NATO-s ajo është e detyruar që të rreshtohet me Kroacinë, me Shqipërinë, me Rumaninë, me Bullgarinë, etj. në rast të një lufte të tyre me Serbinë, dhe do të ndeshet me armët, që ka lejuar nga territori i saj. Qeveria e sotme hungareze duhet te mos devijojë nga niveli historik i ndërgjegjes atlantike të qeverisë hungareze të vitit 1999, e cila nuk lejoi kalimin e armëve dhe forcave ruse nëpër territorin e saj në kohën e sulmeve ajrore të NATO-s kundër Serbisë.

Ndaj pakorrektësia atlantike e Hungarisë është një rast për ta analizuar edhe BE, edhe NATO, sepse sjell implikime të rrezikshme në drejtim të ndryshimit të situatave dhe të raporteve të forcës në rajon në dëm të interesave të sigurisë së Aleancës Atlantike.

Siç thamë edhe në fillim të shkrimit, kjo që ndodhi nuk është raport dypalësh i Hungarisë me Serbinë, por është një raport i shteteve anëtare të NATO-s me njeri-tjetrin. Kemi një zhvillim, i cili kërkon reagim nga BE, nga NATO dhe nga shtetet e rajonit anëtarë të NATO-s, përfshirë edhe Shqipërinë.

Nëse presidenti serb organizon në mënyrë sfiduese paradë ushtarake me tanket dhe autoblindat ruse dhe kërcënuese ndaj rajonit, Brukseli duhet të ndjehet e të thotë një fjalë për t’i tërhequr vëmendjen atij shteti, me të cilin BE ka hapur bisedimet e pranimit, sepse edhe bufi e di përgjigjen se për kë dhe kundër kujt armatoset Serbia.

Është absurde kur dëgjon burokratët diplomatikë të BE, që në çdo takim për Ballkanin zhurmojnë për “apokalipsin” e taksës së Kosovës ndaj mallrave serbedhe nuk thonë një fjalë për armatosjen e ethëshme të Serbisë nga Rusia. Të paktën të shprehen se kush e kërcënon më shumë stabilitetin e Ballkanit, stabilitetin e vendeve të BE dhe të NATO-s: taksa e Kosovës apo tanket e raketat ruse, që po mbushin Serbinë.

Symbyllja e BE ndaj këtij realiteti kërcënues në zhvillim e sipër në rajon është vërtetë shqetësuese, sa që krijohet përshtypja se influenca e Rusisë nuk është vetëm te qeveritë e Hungarisë, Sllovakisë apo Qipros,  por është edhe në shtabet qendrore të diplomacisë së BE.

Ka një pyetje një milion dollarëshe: Si i hapi BE bisedimet e pranimit me Serbinë pa i kërkuar abrogimin e rezolutës së parlamentit të Serbisë të 12 prillit 1999, që kërkon bashkimin e Serbisë me Rusinë, rezolutë e miratuar pak ditë më vonë nga Duma ruse në 17 prill 1999, dhe kur as Serbia dhe as Rusia nuk i kanë abroguar rezolutat e bashkimit të dy shteteve?

Rasti i Hungarisë bëhet interesant dhe nga një element konkret, që ka të bëjë me Kosovën. Në bazë të marrëveshjes me NATO-n të vitit 2014 Hungaria kontrollon hapësirën ajrore të Kosovës. Kjo marrëveshje ka skaduar në prill të këtij viti, por është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Por ka një kontradiktë strategjike midis faktit që Hungaria lejon nëpërmjet territorit të saj furnizimin e Serbisë me armatime ruse dhe nga ana tjetër Hungaria kontrollon qiejt e Kosovës, e cila rrezikohet nga armatimet dhe nga rivendikimet koloniale serbe.

Këtë kontradiktë duhet ta shqyrtojë me urgjencë NATO dhe Shqipëria duhet ta shtrojë atje, sepse është anëtare e NATO-s dhe duhet të ketë ndjeshmëri më të madhe se të tjerët për pasojat e qëndrimeve antiatlantike të qeverisë hungareze.

Edhe Kosova mund t’i drejtohet KFOR-it dhe NATO-s për zëvëndësimin e Hungarisë, në rast se ajo do të vazhdojë këtë pakorrektësi atlantike, e cila prek direkt Kosovën.

Zhvillime të tilla nuk duhet të lenë neglizhente apo indiferente qeverinë e Shqipërisë.

Që nga viti 2000, kur erdhi në fuqi në Beograd e ashtuquajtura qeveri demokratike serbe, e deri në ditët e sotme, nuk ka një qeveri të Shqipërisë që të ketë protestuar njëherë për armatosjen e ethëshme të Serbisë, as për raketat e bazat ruse në Serbi, kur dihet se objektivi numër 1 i garës së çmendur të armatimit serb është Kosova, është kombi shqiptar.

Është rasti të protestohet edhe ndaj qeverisë së Hungarisë për tolerancën e saj antiatlantike, që godet kombin shqiptar.

Situatat nëBallkan dhe rreth Ballkanit lëvizin me ditë dhe me orë dhe kësaj dinamike duhet t’i përshtatet në mënyrë aktive qeveria dhe shteti shqiptar.

*****

Botuar sot në Dita. Rubrikën e z.Murati mund ta lexoni në Dita print dhe online njëherë në javë. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

August 1, 2019 02:39
Komento

17 Komente

  1. NY. August 1, 04:39

    Shabani i vuri me “shpstulla per muri” Rusine hungarine dhe BE,Si ka mundesi qe nuk degjojne Shabanin ! “analist” qe i mungon NATOS per te “korigjuar gabimet” gjeopolitike,”ku po i con mushka”
    Keti artikulli,nuk eshte puna se i mungon serioziteti,as qe behet fjale, nje tallje ofendim per inteligjencen e lexuesit,niveli i propagandes se gazetes “zeri i popullit”

    Reply to this comment
    • Bambonera August 1, 15:22

      Rama nuk ka nevoje te degjoje cfare thote z.Murati,se ai nuk lexon shtypin,por mbi te gjitha ai beson tek cunaku qe ka vene minister te jashtem qe nuk di nga lidhet g…!

      Reply to this comment
  2. Marku August 1, 05:09

    Zoti Murati eshte padyshim analisti me me experience ne te gjithe boten shqipetare .
    Do te ishte shume mire sikur ne te njejten kohe te trajtohej edhe arsyeja pse te gjitha qeverite e 28 viteve te fundit te tiranes zyrtare e kane carmatosur kaq me Zell kombin shqipetare . Eshte shume e cuditshme se si nje komb superiore persa I perket aspektit luftarak ne menyre te qellimshme lihet I pambrojtur dhe I paarmatosur perballe fqinjeve gjenocidiale . Tirana zyrtare ka qene dhe mbetet qeveria me antishqipetare e globit tokesore , duke marre parasyshe se si fqinjet tane I gjejne menyrat per tu armatosur ndersa keta bazhibozuket e moderuar kane tre decade qe krenohen me carmatosjen totale .
    Edhe kapacitetet luftarake te UCK se te vitit
    1999 ishin shume me te fuqishme se sa Jane sot kapacitetet e ushtrise 100 vjecare te shtetit te sotem shqipetare te vitit 2019.
    Eshte ironik fakti qe djemte e kombit shqipetare ishin kontribues te cmuar dhe te pakrahasueshem ne shkeljen dhe nenshtrimin e fashizmit serb ne Bosnje,Slloveni dhe Kroaci,
    ne te njejten kohe kur shqiperia udhehiqet nga nje klase te korruptuarish frikacake qe po I dhurojne me vullnet te plote serbise gjenocidiale monopolin e superioritetit ushtarak ndaj kombit shqipetare .

    Reply to this comment
  3. Peza August 1, 07:18

    Por Rama nuk eshte kthyer andej.
    Ai po’ punon me ,PPP qe t’i haje shqiptareve edhe “kockat”,se mishin ia hengri Berisha!
    Rama eshte fatkeqesia me e madhe e kombit shqiptar sot per sot.
    PS-ja eshte tradhetare e madhe e shqiptareve,se ka ulur koken kara KALIT TE TROJES,qe po’ e shet Shqiperine perfundimisht.

    Reply to this comment
  4. Dash August 1, 09:04

    FALEMINDERIT qe na ndricon me artikujt e tu per situaten perreth nesh…respekt ! Situata eshte dramatike mbi te gjitha per naivitetin apo indiferencen e qeverive shqiptare te pas -90 …ne e kemi te gjithe vemendjen te drejtuar te njeri tjetri , urrejme njeri tjetrin , hiqemi patriote te medhenj duke share njeri tjetrin….e kemi te keqe brenda historikisht !

    Reply to this comment
  5. Igor August 1, 09:27

    Keto analiza jan fjale pa kryp pse?pse nuk flasim per dhuraten Amerikane ndaj Serbise ku ia fali 40 automjete te blinduara Serbise 2 vjet ma pare,pse nuk flasim per armatimin modern Francez drejt Serbise ,mendimi im eshte qe Evropa nuk esht e interesuar per Shqiprine dhe Kosoven,as Amerika nuk esht 100% e interesuar ,as Turqija vellau i madh keto jan vetem genjeshtra mendimi i ketyrve eshte qe Shqiperija te kthehet ne kohen 1910 dhe krejt muslimanet te largohen nga ky vend dhe te plotesohem me Grek,dhe Serbe keshtu qe Serbija te kete rugdalje ne detin Adriatik,pse lufton Greqija per ndarjen e detit per ta ndare bashku me Serbet ,me kete qeveri te koruptuar qe ka sot Shqiperja kjo dote ndodhe i mjeri populli shqipetare te Shqiperise dhe populli i Kosoves.

    Reply to this comment
  6. Buda August 1, 16:32

    Thelbi i armatimit serb eshte pergtitja e aksionit te aneksimit me force te Veriut te Kosoves, ku jetojne prej nje shekulli e gjysem 95% serbe, 3% boshnjake, 1% rome dhe 1% shqiptare …

    Reply to this comment
  7. 77 August 1, 17:00

    Po të kishte qenë Berisha në pushtet, nuk kishte nevojë për Hungarinë. Mjafton t’i sillnin në Durrës armët e serbëve dhe ja çonte Berisha në Beograd falas, me taksat e shqiptarëve.
    Dorën ja ka marrë me kohë. Ishte i vetmi që theu embargoja e naftës kundër Millosheviçit, duke e furnizuar ushtrinë e tij kriminale me naftë për të masakruar boshnjakët dhe shqiptarët.
    Pastaj ca vite me vonë me kukullën e tij teveqele, që serbët ja kanë imponuan si detyrë shtëpie, do t’i shisnin Greqisë te edhe 300 km2 territor shqiptar.

    Reply to this comment
  8. Pesimisti August 1, 18:35

    Zoti Shaban, mjere ne që hajdutët kontrabandistë të armatimeve dhe të skrapit, pa ju dridhur as zëmra as dora, na lanë pa ushtri gjë që nuk ka ndodhur në asnjë. vend të botës . Vetëm tradhëtarët shqipëtarë mund të shkatrrojnë një ushtri të tërë pa shkrepur asnjë pushkë ndaj ndonjë armiku, pa bër luftë në fushën e betejës. Shkatrrimi i ushtrisë është tradhëtia më e madhe që ju bë këtij vendi Jeni i respektuar për vëzhgimet që i bëni konjukturave në rajon duke qartësuar njerzit për intrigat që po pregatiten ndaj kombit tonë, por ai vete mëndja për këto ministrit të jashtëm që detyrën e tij ja ka varur si trast groshësh në supin e një njeriu që të paktën nga pamja e jashtme të rrezatonte një burr serioz të diplomacisë. Zoti Shban , këta që po na qeverisin janë njerzit më antishqipëtarë që ka patur historia jonë, madje më antishqipëtarë se sa edhe vetë pushtuesit.dhe të mbrojnë atdheun në arenën ndërkombëtare ata nuk e kanë fare në hesap, ata janë mallkim i kombit dhe po nuk shporrën, fqinjët do tna marin nëpër këmbë . Mendoni , kujt i shërben ikja masive e popullit tonë jashtë që po aplikon qeveria e sotme e vendosur duke bër të padurushme jetesën në vënd me zinxhirin skllavërues të taksave dhe vjedhjeve marramëndse. Ai i shërben kjo konsolidimit gjeostraegjik të kombit tonë në trojet e veta apo po sjell shpërbërjen tonë? Vetëm për këtë Edi Rama dhe bashkpuntorët e tij duhen vënë para përgjegjësisë penale për tradhëti të lartë ndaj popullit dhe atdheut se po bën atë që Millosheviçi nuk e bëri me tanke,çpopullimin e triojeve shqipëtare çfarosjen e kombit shqipëtar.
    Zoti Shaban e rrezikëshme është armatosja e serbëve, e rrezikëshme ndihma që i japin për këtë qëllim edhe vëndet e NATO-s, por është më e rrezikshme shkatrrimi i ushtrisë sonë nga vetë qeveritarët tanë tradhëtar dhe politika t e tyre të mbrapshta që po na përzenë me detyrim nga shtëpitë , nga trojet tona duke e bërë jetesën e një populli të tërë nën kufijtë e ekzistencës dhe përse , për të krijuar dinastitë familjare miljardere duke vjedhur pasuritë e popullit dhe vendit. Në qoftë se këta s’ do të ndalen shqiptarët do të bëhen shpejt një popullatë endacake në botë, si izraelitët para luftëPs së dytë botërore.

    Reply to this comment
  9. Tomorri August 1, 21:16

    E per cfare na duhet ushtria?
    Ja e kishim dikur,cfare na beri?
    Asnje nuk na sulmoi dhe tani prap asnje nuk na sulmon!
    Edhe ne na sulmofshin cfare do fitojne?
    Ata cfare kishin per te marre e moren me presidentet,kryeministrat,ministrat,bankat,minierat,energjine elektrike,tokat bujqesore etj!
    Le te vije kush te doje se ne e kemi gjetur zgjidhjen:
    -Do ikim te gjithe nga Shqiperia!
    Rendesi ka “bashkeqeverisja me qytetaret”,”dashuria per oligarket”,”PPP me mafiozet”,”zgjedhjet e ndershme me nje parti” etj!
    Ne vjedhim-Europa na duartroket!

    Reply to this comment
  10. Epiriot me Zemer e me Shpirt August 1, 22:38

    Cdo amerikanofil eshte antishqiptar automatikisht.Kur ben antirusin shaban murati aty i bie tja fusesh vrapit.
    I kane harruar paradat ushatarake te Shqiperise me armatimin rus dikur.Por sic e tha dikushme siper nuk i permendin aramatimet qe i ka dhene Usa.Harrojne gjasme qe zyra me e madhe e Cias eshte (edhe ka qene) ne Beligrad.Harrojne keta muratat me shoke edhe idiotet e tjere gjasme nacionaliste ,demet qe i ka bere amerika shqiperise ne kohen e bllokades ekonomike.Turp e faqe e zez .nje vend qindra milionesh ,superfuqi si SHBA-ja ngordhte per buke nje vend te vogel si Shqiperia.Duke ja mjeruar ata pak banore edhe duke investuar fuqishem ne shkaterrimin e asaj ekonomije qe u ngrit me djers e gjak.Grabitja masive ,perzenie me genocid e popullsise shqiptare .Keto jane politkikat ameriqene.Fara e shabaneve edhe krejt malokerise filo ameriqike eshte fara e djajve antishqiptar.E endacakeve barbar stepor qe nuk dihet nga kane ardhur.Karakter sherbetorie dhe ndyresire kane krejt filo amerikanet qe lehin shqip.
    Se mos me spiunoni or qelbesira te pakarakter e nuk me japin vize amerikanet apo llotari.Se me plas krejt koka e hajdarit pastaj.

    Reply to this comment
  11. Pano Hallko August 2, 00:59

    Një analizë e thelluar, me shumë problematika, por edhe me shumë argumente. Me shumë pikëpyetje, por edhe me zgjidhjet përkatëse.
    Ju falënderojmë, Ambasador Murati!

    Reply to this comment
  12. MH August 2, 02:10

    Shaban Murati Floriri i kombit shqiptar ka dhe te tjere serm(argjende)po ky asht ma i vecani i te vecanteve.
    Keshtu asht kur lirin ta dhurojne te tjeret.Kur i sherben agjentures serbo – greke pushtetet e Berishes e Bashes pse jo dhe te majteve Ramosi.
    Do kalojne e dhe 30 vite te tjera pa te protestoje shteti shqiptare per keto manovrime Ruso Serbe.
    Dhe ne mbajme ne diplomaci kalamaq me biberon e me pelena.

    Reply to this comment
  13. aktualiteti August 2, 09:14

    Ato sanksionet e BE ndaj Rusise jane nje farse! Mjafton te permendet nje fakt : Kjo BE furnizohet me gaz rus dhe sikur Rusia ti pergjigjej “sanksioneve” te BE me sanksione nga ana e saj atehere ate BE e ngrin ne acarin dimeror.
    Sa per miqesine tradiocionele shekullore pansllave Rusi-Serbi nuk ka asgje te re e te panjohur. Fatkeqsi per Kosoven qe nuk ka ne krah nje aleat si ka Serbia Rusine, por ka ca hipokrite qe i hiqen miq dhe…i bejne presion te heqe taksat mbi mallrat serbe (!)

    Reply to this comment
  14. V.F.L.P August 2, 11:03

    Do ta therras me force.Vetem Turqia do te miren e Shqiperis,por marrdhenie te pastra pa puce dhe te beses.

    Reply to this comment
  15. Spectrum August 4, 07:43

    Mos e botoni me kete sharlatan se na hapet barkun flasim per inteligjence mediokre me shkolla partie dhe akademine diplomatike shqiptare nuk behesh diplomat se shpejti do te kemi diplomate te niveleve bashkohore nga studentet qe kane mbaruar ne shkolla perendimore qe do te kthehet mbas reformes ne politike drejtesi dhe administrate

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin