“Korrigjimi i kufijve”, dështon sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

September 6, 2018 12:40

“Korrigjimi i kufijve”, dështon sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

Seanca në të cilën do të debatohej angazhimi i Presidentit të Kosovës në çështjen e shkëmbimit të territoreve që do të shtrohet në Bruksel, nuk ka arritur të zhvillohet në Prishtinë.

Në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit të Kosovës e ka shpallur të mbyllur seancën e thirrur nga opozita.

Kadri Veseli u shpreh se situata e sotme në Kuvend është e njëjtë si e një dite më parë.

Politika kosovare është përfshirë prej tre ditësh në debate intensive, për shkak se opozita kërkon të ndalojë presidentin Thaçi që të diskutojë me presidentin serb në Bruksel tezën për korrigjim kufijsh.

s.a/dita

September 6, 2018 12:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*