“Korrigjimi i kufijve është ndarje, sjell destabilitet në Ballkan”

August 3, 2018 19:33

“Korrigjimi i kufijve është ndarje, sjell destabilitet në Ballkan”

 

Analisti amerikan Daniel Serwer, reagoi menjëherë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi idenë e korrigjimit të kufirit, duke e quajtur atë një ide të rrezikshme.

Serwer, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo ide nënkupton në fakt ndarje dhe shkëmbim territoresh dhe ai mendon se Thaçi nuk mund ta kishte hedhur idenë, pa rënë dakord me Vuçiç dhe se perëndimi mund ta ketë pranuar si zgjidhje.

Serwer tha se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të destabilizonte Ballkanin dhe më gjerë.

Mund të forcojë mbështetjen politike për ata brenda në Kosovë që janë kundër Kosovës si shtet dhe që duan bashkimin me Shqipërinë, mund të dobësojë të moderuarit në Serbi. Dhe do të kishte ndikim negativ më gjerë tek Maqedonia, Bosnje-Hercegovina sepse Republika Srpska do të donte të korrigjonte kufijtë e vet dhe të bashkohet me Serbinë dhe pastaj kemi ambicjet ruse për të kontrolluar Osetinë Jugore dhe Abkazinë në Gjeorgji, Transnistrian në Moldavi dhe Krimenë dhe Donbasin në Ukrainë”, tha ai.

Ai e quan jobindëse idenë se po të quhet ‘korrigjim’, do të shmanget hapja e një Kutie të Pandorës.

“Është ndarje, tha eksperti i Universitetit “Johns Hopkins” në një intervistë për Zërin e Amerikës. Para së gjithash ai po propozon ndarje për një pjesë të Serbisë, ai nuk po propozon heqjen dorë nga katër komunat e veriut, por Serbia do ta propozojë një gjë të tillë në këmbim (për Preshevën). Prandaj është ndarje e Kosovës dhe Serbisë, nuk është korrigjim kufijsh”.

Në të kaluarën, Uashingtoni dhe Brukseli janë shprehur kundër ndarjes apo shkëmbimit të territorit, duke theksuar se shtetet nuk mund të formohen mbi bazën e përkatësisë etnike, por me parimet e respektimit të pakicave. Por Serwer e pranon që ky qëndrim mund të ketë ndryshuar.

“Ky diskutim nuk do të ishte hapur nëse nuk do të kishte thënë Brukseli dhe Uashingtoni që mund të diskutohet, sepse në të kaluarën ne kishim thënë që nuk mund të diskutohet dhe të gjithë i kuptonin arsyet. Dhe ata do t’i kuptojnë këtë arsye kur të flasin për këtë qëllim, sesa e vështirë dhe problematike do të jetë”.

Serwer shton, se një nga faktorët që perëndimi mund ta ketë modifikuar qëndrimin, mund të ketë të bëjë me valët e populzimit në të dyja anët e Atlantikut dhe ajo që ai e quan një prirje më etno-nacionaliste.

“Mendoj se ide si kjo që do të kishin qenë sakrilegj për një administratë Clinton (të ish-Presidentit Clinton) dhe madje dhe për një administratë Obama dhe me siguri për një administratë të Hillary Clintonit, janë më të pranueshme në një botë të Trumpit ose Orbanit”.

Por ai shton se hapja e një diskutimi të tillë, do të hapte probleme të mëdha.

“Diplomatët e kanë kuptuar gjithmonë se ndryshimet e kufijve për të kënaqur ndryshimet etnike, janë një proces i pafund. Asnjëherë nuk mund t’i kesh të gjithë njerëzit në anën e duhur të kufirit.”

Presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes, (Republika Srpska), Milorad Dodik u shpreh sot se nëse Kosova zë një vend në OKB, Republika Serpska do të kërkonte të njëjtën gjë. Por zoti Serwer tha se nuk beson që Kosova do të marrë anëtarësim në OKB, edhe nëse bihet dakord për një këmbim territori, ose korrigjim, pasi Kina nuk do të pranojnë dhe Rusia mund të mos pranojnë.

“Për Rusinë është e mjaftueshme që të destabilizojë Ballkanin dhe të pengojë Bosnjën dhe Maqedoninë për t’u anëtarësuar në NATO”, tha ai.

Serwer thotë se kjo bisedë mund të ketë ndikim negativ në miratimin e referendumit në Maqedoni ku maqedonasit mund të ndihen të kërcënuar dhe të votojnë kundër.

Analisti i Ballkanit thotë se forca si Vetëvendosja do të rihapnin temën e bashkimit me Shqipërinë dhe të kërkojnë deri në referendum për këtë qëllim dhe hapja e kësaj teme do të hapte probleme për politikanët shqiptarë.

“Merita e madhe e Presidentit Thaçi ka qenë pavarësia dhe krijimi i shtetit të Kosovës. Pse ai do t’i hapë derën bashkimit me Shqipërinë, është një mister për mua”.

Megjithëse Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka folur publikisht për këtë temë shumë shpesh, është hera e parë që Presidenti Thaçi ose një zyrtar i lartë i Kosovës flet hapur për të. Dhe Serwer mendon se kjo nuk është nisma e tij, por e Serbisë dhe që po merr bekimin e administratës amerikane.

a.s/dita

August 3, 2018 19:33
Komento

7 Komente

  1. C'a bohet kshtu August 3, 20:10

    Gjithnje kam pasur nje fare dyshimi qe Hashimi ka qene i futuri i UDB ne UCK, e nxorri koken agjenti dhe tradhetari, kerkon te kenaqe tutoret e tij ne Beograd me troje Shqiptare, se pak na kane grabitur.
    Duhet te jape doreheqjen ose qytateret t’a marrin zvarre nga Presidenca dhe te gjykohet si tradhjetar.
    Ky moster u burgos ne Shqiperi nga Serbi Sali dhe pas clirimit te Kosoves nuk e permendi asnjehere kete tradhti te Presidentit shqiptar, por u lidh me shume me te se i lidhnin te njejtat qellime djallezore.

    Reply to this comment
  2. lakuriq me duar ne xhepa August 3, 20:17

    po cfar lesh analisti eshte ky..

    kurre nuk me ka pelqyer se si kosova fitoje kete gjysem pamvaresi qe nga rambujeja..
    .
    por cfare i ka bere serberisha dhe serbiberaj shqiperise dhe kosoves nuk do na bente as serbi te na kishte pushtuar….behet fjale kur na prune berishen nga beogradi ne 1991 kur jugoseria dhe amerika ishin kusherira..

    Tradhetia e madhe ndodhi ne vitet 1990-1992 kur Kosova u cua fuqishem per clirim nga serbet dhe u sabotua duke ju ngulur thika pas shpine nga tradhetaret Rugova-Berishaj-Biberaj te cilet ne vend te rrjeshtoheshin per clirim perkrah slloveneve,kroateve,boshnjakeve dhe deri diku maqedonasve dhe malazezeve…transferuan grevat e urise nga zgafellat e Stari Tergut ne Kosove ne ate te Valiasit ne Tirane.Krimi i tyre kombetar ishte se per bllokuar kryengritjen e popullit te Kosoves “hapen” frontin e luftes kunder komunizmit qe kishte vdekur me kohe duke e futur vendin nenje lufte te re klasash dhe duke perhapur nje terror antikomunist te panevojshem qe vazhdon dhe sot.

    Jo vetem kaq por Serbi Sali ndihmoi Serbine me armatime dhe karburant dhe e futi vendin ne lufte civle ne 1997 per te cilen duhej varur publikisht ne sheshin gjergj kastrioti..dhe jo vetem nuk u denua por u gradua qa shume sa qe kur vrau shqiptare ne 21 janar 2011 u dekorua “burre shteti” nga nje ambasador qe vetem i tille nuk ishte..
    .
    Ky depresion qe ndodh sot spjegohet dhe nga gafat e bere nga aleatet tane nga qe “clirimi’ i kosoves u la pergjysem sepse:
    -Nuk u nenshkrua nje akt kapitullimi i Serbise
    -U lejuan ruset te hyne ne Prishtine
    -U lejuan francezet te ndajne mitrovicen
    -Nuk u detyrua serbi te paguante demshperblimet e luftes
    -Nuk u quajt nga aleatet genocid,krimet e serbise ne kosove ku u vrane mijra ,u perdhunuan dhe u perzune rreth 1 miljon kosovare
    -Nuk duhej carmatosur UCK
    -Duhej krijuar nje ushtri serioze e Kosoves dhe nje pranim i shpejte ne Nato
    -Investimet nga Perendimi ne Kosove pothuajse zero..dhe ajo rruga e Ibrahimit qe u be u vodhen gjysem miljardi dollare ….
    -Biznesi serb eshte jo vetem dominues por dhe ben ligjin dhe ka pushtuar nje pjese te mediave dhe te politikes

    boll me keto analiste rakitike

    shqiperia dhe kosova e sotme eshte me poshte nivelit te vilajeteve te kohes osmaneve dhe kjo me shume per merite te miqve tane te sotem qe ishin armiq e djeshem..

    Reply to this comment
  3. ShkoDrani August 3, 21:14

    Aspak. Kufijte ekzistues bartin rrezikun e cdo konflikti. Problemi qendron qe kufijte duhen definuar mbi parime te pranueshme nga te gjitha palet, qe jane praktike, dhe afatgjate e te gararantuara nga shtetet respektive, me garanci per ato zona ku mbesin pakica. Sigurisht qe do jete nje proces i veshtire, por jo i pamundur. Te mos harrohet se ne shekullun e kaluar kufijte ne Ballkan jane nderruar jo nje, dy, apo tre here, por disa here!

    Reply to this comment
  4. Amerikani August 3, 22:42

    Thaçi nuk e ndan dot Kosoven as e bashkon dot me Shqiperine.
    Asgje nuk ka ne dore as Thaçi e as Thaçet e tjere.
    SHBA kane qene gjithmone mbeshtetesi i besuar i shqiptareve ne Ballkan por tashme kam frike se gjerat kane ndryshuar.
    Fryma nacional-raciste qe fryn ne Evrope pas zgjedhjes se Trump nuk po shkon per mire per shqiptaret.
    Kush ju gezua zgjedhjes se tij i ka bere gabim llogarite. E kam fjalen per patriottet shqiptare.
    Flirtet e tij me Putinin me bejne te mendoj se kete ekxcentrik nuk eshte cudi qe te flirtoje dhe me serbet.
    Sa per BE, BE do pranonte cdo kompromis te arritur midis paleve qofte dhe me ndarjen e Kosoves vetem per te shkeputur Serbine nga Rusia.
    Megjithe keto nje gje ngelet e vertete dhe e veçante per Ballkanin. Qe popujt e tij e kane shume te veshtire te jetojne ne shtete shume etnike.
    Do te hapte kutine e Pandores apo jo ne kuptimin e nje konflikti te ri ballkanik ndarja e Kosoves apo shkembimi i teritoreve kete askush nuk mund ta thote me siguri per mendimin tim.
    Gjithsesi te jeni te sigurt se derisa Thaçi perdori termin “korigjim kufijsh” i cili per mua nenkupton “shkembim kufijsh” me pare ka qene nje pakt midis “te medhenjsh!”
    Ne gjithe kete histori nuk kam piken e besimit te Trump.
    Autori ka te drejte kur thote se Presidentet e meparshem nuk do e benin kurre dicka te tille.

    Reply to this comment
  5. Alban August 3, 22:53

    Te jemi realiste: Perse i duhen shteti te Kosoves

    sipas Wikipedise:

    Zubin Potoku, (regjistrimi popullsise viti 2015):
    Total 15,200

    Serbs 13,900 Albanians 1,300

    Zvecani (regjistrimi viti 2015) Total 16,650

    Serbs 15 850 Albanians 500 Te tjeret 300

    Leposaviqi (Leposavić :Total: 18 mije e 600 banore, nga te cilet 18 mije jane serbe,
    350 vete jane boshnjake,,
    65 ashkali dhe
    vetem 270 vete jane shqiptare)

    Popullsia ne Mitrovicen Veriore: viti 2009:
    Total 12,326 banore

    Serbs and others 11,459 Albanian 867

    Presheva: Ne vitin 2002 ka pasur 35.000 banore,

    Albanians 31.000 Serbs 3.000

    Ne Medvegje; viti 2011: Total 7.500 banore

    Serb 6420 Albanians 527

    Bujanovc (viti 2011) Total: 18.000 banore

    Serbs 13.000 Albanians 250 vete

    Ne keto kushte Kosoves i intereson te shkembeje territoret me Serbine dhe te bashkohet me Shqiperine.

    Reply to this comment
    • Gjek August 20, 23:04

      Hajde analize hajde. Tani qe e analizove popullesine, beje edhe nje analize sipas pasurive natyrore dhe pastaj hajde komento prape…

      Reply to this comment
  6. xha Suloja August 4, 08:33

    Nese je duke ecur ne rruge “qorre”, i vetem, shkop nuk ke dhe as gure, perpara jane vetem dy rruge kalimi, tek njera rruge eshte nje ujk dhe tek rruga tjeter te pret nje tiger, mbrapa nuk kthehesh dot se nuk te le ” Europa plake”. Atëherë te nderuar zoterinje politikane te cdo krahu dhe ane, dhe komentues te zjarrte, trima dhe atdhetare, ju pyes cilen rruge do zgjidhnit?. Po ju ndihmoj me urtesine popullore: mes dy te keqiave duhet zgjedhur ajo qe ka me pak te keqia.
    Nuk duhet te mbetemi skllav te kembenguljes kur e dime se me qendrimin kembengules, mes dy popujve mbeten sheshe kundershtishe dhe mos pajtimi qe sjellin cdo kohe vrasje, gjakderdhje dhe asnjehere zgjidhje. Kur nje toke eshte me banore teresisht te nje kombesie tjeter, qofte andej apo kendej kufinjeve duhet te veproje pergjegjshmeria dhe te shihet ne sy realiteti prej te gjitha paleve. Te gjithe “lideret” e dy apo tre paleve te zgjidhin problemet duke u bazuar tek realiteti i cili eshte teper i qarte si per veriun ashtu dhe jugun tone.
    Xha Sulua . Ti. 04.08.2018

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*