Korrigjimi i kufijve, Haradinaj-Thaçit: Nëse po bën retorikë, kemi probleme serioze

August 28, 2018 17:26

Korrigjimi i kufijve, Haradinaj-Thaçit: Nëse po bën retorikë, kemi probleme serioze

Përplasja “kokë më kokë” e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi vazhdon.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha se Thaçi nuk ka mandat që të diskutojë për kufijtë e Kosovës.

“Unë besoj që presidenti po i bën këto deklarata në kuadër të retorikës. Serbia po e kërkon veriun e Kosovës dhe presidenti po kërkon diç. Mund ta kërkojë Nishin, Luginën e Preshevës…Kjo e Thaçit është kundër-retorikë, por nëse është ndryshe, atëherë  kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Sipas tij, diskutimi për kufijtë “është kthim mbrapa, është humbje”.

“Janë 20 vjet përpjekje të NATO-s për stabilitet. Çdokush duhet ta kuptojë se është duke rrezikuar stabilitetin në Kosovë e në rajon”, tha ai.

Haradinaj shtoi se “kjo i ngjason bisedimeve që i kanë bërë ata që kanë shkaktuar tragjeditë në ish-Jugosllavi”.

s.a/dita

August 28, 2018 17:26
Komento

4 Komente

  1. Mala August 28, 17:35

    me gjsa,Ju askush nga qeveritaret e as nga Partit Politike opozitare e pozitare,si dhe OJQ e shmeta qe i kemi,As nuk dini e as nuk po kuptoni ku po shkon Thaçi e çka po bisedon e çka po dialogon.per çka e deri ku ka arrtitur.keshtu, vetem po ja “futni kot”, kush thanit e kush patkoit.Ka dite qe, nga pozitat dhe obligimet qe keni, po delni para opinionoit te paqart dhe jo serioz.

    Reply to this comment
  2. Liu August 28, 18:10

    Ky fytyrekali eshte i shitur.

    Reply to this comment
  3. Arben August 28, 19:01

    O Rambo, e.ke.vendin ne burg, cifuteria te mban at ku je, qe ti mjele shqipetaret mire e mire.

    Reply to this comment
  4. mirel August 28, 22:14

    Erdhi dita qe ky “heroi” e perkethen Tradhetine me Retorike

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*