Korrigjimi i kufijve, këshilltari i Trump: SHBA s’do të përfshihet

August 24, 2018 16:19

Korrigjimi i kufijve, këshilltari i Trump: SHBA s’do të përfshihet

 

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, deklaroi sot në Kiev se Uashingtoni nuk do të përfshihet në idenë për shkëmbim territoresh në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiç kanë hedhur ide të ndryshme për përmbylljen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Presidenti serb ka hedhur idenë e ndarjes ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ndërsa presidenti Thaçi, është shprehur për korrigjim të kufijve me Serbinë, në mënyrë që Kosova të marrë komunat shqiptare të Luginës së Preshevës.

Por, këto ide nuk janë nuk janë mbështetur nga aleatët kryesorë të Kosovës.

Britania e Madhe dhe Gjermania kanë kundërshtuar një gjë të tillë me kancelaren gjermane, Angela Merkel që e ka përsëritur më shumë se një herë se nuk duhet të ketë ndryshim kufijsh në Ballkan.

Teza e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është përkrahur as nga politika kosovare, ndërsa idetë e Vuçiç konsiderohen të parealizueshme, pavarësisht se ky i fundit ka thënë se do të prezantojë një plan të ri gjatë vizitës së tij në Kosovë, në fillim të shtatorit.

Debatet janë ndezur në prag të finalizimit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, që duhet të përmbyllet me një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

a.s/dita

August 24, 2018 16:19
Komento

8 Komente

  1. Alban August 24, 16:27

    Veprim i drejte. Kufijte midis Serbise dhe ish-krahines autonome te Jugosllavise – Kosoves-,tashme e shpallur e Pavarurr, jane ceshtje te brendshme te dy shteteve fqinje, per te jetuar ne paqe dhe fqinjesi te mire.

    Reply to this comment
    • mirel August 24, 18:02

      Ja ky loqa, ceshtje e brendshme e dy vendeve te pavarura thote.
      Kur Serbia thote qe do vije deri ne Shkumbin.
      Ky mut sikur ka shpallur pavaresine e Kosoves ne Serbi, dhe tani na shet teori diplomatike.
      Ik mor qurre serbe..bajge e Vucic

      Reply to this comment
      • Alban August 24, 23:17

        mirel, fjalori yt tregon qe je injorant ne fushen e Historise se Ballkanit, Jurispudences, Diplomacies Nderkombetare dhe jeten e perditshme. Sa per kulture, synimi diplomatic i Mbreterise se Serbise per te ardhur deri ne Shkumbin u shua se pari ne vitin 1920, kur Shqiperia u pranua anetare e Lidhjes se Kombeve; se dyti, ne vitin 1948, kur u prishen marredheniet Shqiperi-Jugosllavi. Cdo dite me pas ka qene ne favor te shqiptareve, deri sa arritem ne shpalljen e Pavaresise se Kosoves nga Serbia.

        Aktualisht, hapja e negociatave (bisedimeve) me BE -ne do te kerkoje para se gjithash heqjen e kufijve politike midis Serbise, Kosoves dhe Shqiperise. Midis tyre do te kete vetem kufij administrative sic kane 50 shtetet ne USA dhe 27 shtetet ne BE. Që në origjinën e tij, BE ka përcaktuar një treg të vetëm ekonomik përgjatë territorit te të gjithë anëtareve të saj… Per me tej le t’ia leme kohes te na sqaroje…

        Reply to this comment
  2. thanks for nothing mister John... August 24, 16:34

    John Bolton:

    Kosovo’s independence a danger to Balkan stability.
    .
    Published time: 6 Feb, 2008 05:10
    Edited time: 6 Feb, 2008 08:10

    Meanwhile, John Bolton, a former U.S. ambassador to the UN, said the region could face severe instability if Kosovo becomes self sufficient.

    “The Kosovo Albanians and the Serbs will to have to understand they are not necessarily going get to their highest aspirations. I think the U.S. and European position on Kosovo has compromised the negotiations. I think Russia on its part could participate more actively. Russia is going to be a partner in western security structures and I think it should be.” he said.

    The region’s leadership are determined to declare unilateral independence in a matter of weeks, something Serbia and Russia have repeatedly tried to avoid.

    “Any unilateral declaration of independence by Pristina would not be legal and could trigger separatist movements in the world and could undermine international order and the structure of international relations,” pointed out Russia’s special Balkans representative Aleksandr Botsan-Kharchenko.

    Kosovo’s ethnic Albanian leaders say they would declare independence days after the Serbian election last Sunday, no matter who won.

    Kosovo’s Prime Minister Hashim Thaci has encouraged Serbs to remain in the breakaway region.

    “My message to Serbs of Kosovo is to stay in Kosovo. Kosovo is the country of everybody. We will respect them though affirmative action. I will stay with them, near them, for the best life to have in Kosovo for everybody,” Thaci promised.

    The US and European allies are expected to recognise Kosovo’s independence following the failure of UN-led efforts to negotiate an agreement between the two sides.

    However, not everyone thinks unilateral independence will be the right answer.

    Reply to this comment
  3. N.VJOSA August 24, 17:26

    Tradheti burra!
    Pa mbeshtetjen e SHBA,
    Asnje milimeter më tej!…..
    O Hashim,
    kush ta ka këshilluar këtë IDE?!..
    B
    E
    D
    R
    I
    U
    ?
    !…

    Reply to this comment
  4. C'a bohet kshtu August 24, 17:54

    Kush ja ka dhene kete “Mandat” Thacit per te biseduar per ndryshimin e kufijve?
    Kosova sot eshte shtet fale Presidentit Bill Klinton e Amerikes, kosovaret do te perfundonin me keq se “Cifutet ne shkretetire”.
    Qytetaret kosovere te ndrihen e t’a marrin zvare kete agjent serb, Thaci nuk ka asnje mbeshtetje si brenda Kosoves ashtu edhe jashte saj.

    Reply to this comment
  5. ALBAN DEGA August 25, 03:46

    From: Alban Dega
    Date: August 16, 2018 at 2:59:25 AM EDT

    Leter pa zarf jo vetem per Hashim Thacin

    ACHTUNG ! TOKE E MINUAR
    SERBO – RUSE !

    – Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe nga Intrigat e Moskovit !

    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje keshille vellazerore per Hashim Thacin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin … e krejt politiken kosovare:
    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon… qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Manafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !
    Kujdes! Ruhuni nga aventuriere politike amerikane qe kane punuar e komplotuar me RÍA-n , GRU, te Putinit aq shume sa edhe vete Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua ti hedhe si limone te shtrydhur e vegla te ndryshkura te Putinit !
    Sapo ai i hoqi ata nuk lane gje pa thene e pa sulmuar ish- Perendine e tyre Donald Trump! Presidenti iu kunderpergjigj fuqishem sic di ai vet
    Mund te jete loje apo aventure politike, por Kosova ka boll aventurieret e saj politike qe dine per politiken aq sa di une per armet me neutron e u duket vetja Xhorxh Washington e Henri Kisinger… Gjergj Kastriote e Adem Jashare … qe i lind nena vetem nje e jo dy here !
    Hashim Thacin e ka kapluar jo vetem deliri i madheshtise qe eshte deliri dhe sindromi me i keq i marrezise, por edhe ka filluar tu besoje perrallave me mbret te shkruara e paguara prej tij sa frengu pulen me parate e korrupsionit !
    Amerika dhe NATO e fituan luften e luftes per Clirimin e Pavaresine e Kosoves ! God bless USA !
    Hashim i Thaci dhe komandaret e Rognerit e humben me turp luften e paqes…
    I shpartalloi keqazi, i zgerlaqi korrupsioni dhe lufta e berrylave dhe e sterkembeshave ndaj njeri-tjetrit, lufta “ia rrasa ketij” “ia rrasa atij” shoku lufte duke ia rrasur deri ne qyke Kosoves e popullit te saj, por edhe vetvetes !
    Rezultati final: ua rrasi deri ne gryke populli i Kosoves me voten plebishitare te 12 qershorit 2017 kunder korrupsionit dhe hajnise me cizme te tyre !
    Zgjedhjet lokale e fshine gati krejt nga harta e Kosoves partine e Thacit! Dite me te keqija pasketaj do te vijne!
    Poltronat e tyre jane ne meshiren e duart e Beogradit…. Per 24 ore Lista Srpska i con ne opozite !
    Ka edhe me keq!
    Kulisat sjellin gremisat e pasoja te pariparueshme !
    Achtung !
    Vigjilence ! Syceltesi ! Vigjilence !
    Ruhuni nga pabesia e shkaut e intrigat e Moskovit, eshte thirrja filozofike e sovranit shqiptar.
    Ruhuni edhe nga aventuriere pa asnje tager politik apo shteteror nga aleatet tane strategjike !
    Perfaqesuesit e vetem zyrtare te Donald Trumpit, Anxhela Merkelit, Londres apo Brukselit… jane ambasadoret e tyre ne Prishtine dhe delegacionet e tyre zyrtare, jane Shtepia e Bardhe, Departamenti i Shtetit,… dhe institucionet ligjore shteterore te tyre.
    Cdokush tjeter eshte dore e zgjatur e Putinit apo Vicicit, Lavirovit apo Dacicit, RIA-s apo DÍA-s se Kremlinit dhe Beogradit !
    Achtung!
    Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe intrigat e Perandorise se 700 dreqerve te Djallit Putin !
    Edhe fytyren e ka si gjarper teper helmues, si spec super- djeges, si Djalli vet !
    Achtung !
    Kujdes: Toke e minuar serbo -ruse!
    Lojrat e minjeve jane dasma e macokut, thote sovrani i Kosoves !
    Ndaj vigjilente vellezer e motra te Kosoves!
    Hashim Thaci eshte Presidenti e jo as Mbreti absolut e as pronari i Kosoves
    Askush, as Hashim Thaci, as …. as Perendia vete nuk qendron mbi Kosoven !
    Askush nuk ka tagrin te beje pazarlleqe me trojet e te ardhmen e saj !
    Pronari, Zoti i vetem i Kosoves eshte populli, sovrani i saj. Kushdo del mbi aspiratat e vullnetin e tij heret a vone perfundon ne radhet e tradhetareve dhe plehrave te tij me te urryera!
    Askush, as Hashim Thaci nuk ben perjashtim nga ky rregull! Po te kete dyshim le te lexoje per fundin e Luigjit te 14-te apo te Nikolae Causheskut ! Sot !
    Neser eshte teper vone ! Neser eshte kurre !

    Reply to this comment
  6. Adem Jasharaj August 25, 03:49

    BOLTON + IGELLBERGER +++ DORE E ZGJATUR E BEOGRADIT NDAJ KOSOVES !

    Syceltesi !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*