Korrigjimi i kufijve në Kosovë, rreth 80% e shqiptarëve kundër

September 21, 2018 18:40

Korrigjimi i kufijve në Kosovë, rreth 80% e shqiptarëve kundër

Propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç nuk gjen mbështetje në Shqipëri, raporton Koha.net

Ky është rezultati i një sondazhi të CSES-së në Shqipëri. Ai u realizua online në datat 13-20 shtator 2018. Mësohet se 77 për qind e njerëzve dalin kundër kësaj teze.

“Vihet re që të rinjtë shfaqin prirje më të lartë për të kundërshtuar këto propozime (18 – 35 vjeç, 80% kundër) krahasuar me më të moshuarit (56+ vjeç, 72% kundër). Gjithashtu vihet re se femrat shfaqin prirje më të lartë kundërshtuese ndaj këtyre propozimeve (80% kundër) krahasuar me meshkujt (76% kundër)”, thuhet në sondazhin e CSES-ë.

Koha.net shkruan se CSES është një program bashkëpunues i hulumtimit midis ekipeve të studimit zgjedhor nga e gjithë bota. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë një modul të përbashkët të pyetjeve.

 

V.L/ Dita

September 21, 2018 18:40
Komento

2 Komente

  1. mirel September 21, 18:56

    Pro jane tradhetaret.

    Reply to this comment
  2. Enver September 22, 12:59

    Ju liten bese mundeni komentin time të dërguar sot,ta botoni si shkrim,
    Përshëndetje nga Enver Hyseni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim