Shkëmbimi i territoreve

August 7, 2018 12:42

Shkëmbimi i territoreve

Nga Rexhep Qosja*

Kjo çështje nxiti shumë paraqitje individuale e partiake në Kosovë por edhe në Shqipëri. Dhe këto paraqitje sollën disa koncepte, nocione dhe togëfjalësh politikë. Koncept kryesor i këtyre diskutimeve u bë togfjalëshi “Ndarja e Kosovës”.

Prej diskutimeve rreth këtyre koncepteve, nocioneve e togëfjalëshve shihet se disa prej autorëve nuk i kuptojnë, kurse disa të tjerë i keqkuptojnë mund të jetë qëllimisht ato. Mund të them se ata që kanë përdorur konceptin e shkëmbimit të territoreve dhe ata qe kanë përdorur konceptin e korrigjimit të kufirit mes Kosovës e Serbisë nuk kanë menduar në asnjë mënyrë, dhe kurrë, për ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nuk nënkuptojnë ndarje të Kosovës. Shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë lëvizje, në të vërtetë ndryshim të kufijve në skaje të Kosovës, në skajin verior të Kosovës.

Për çdo kënd që mendon racionalisht, me të dhëna, me argumente, me të vërteta e të drejta në mendje, togëfjalëshi ndarje e Kosovës do të thotë Ndarje e Kosovës, që do të bëhej me një kufi, cilido të shtrihej nëpër Kosovën e kufijve që ka ajo sot.

Të përsëris: shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë ndryshim vetëm të kufirit të skajshëm verior të Kosovës e jo Ndarje të Kosovës.

Pse atëherë ata që ju vardisën mosegzistueses, ata akuzues për Ndarje të Kosovës po i akuzojnë për Ndarje ata që këtë kërkesë në asnjë mënyrë nuk e bënë?

Mund të jenë disa arsye për këtë. E para, mosdija. E dyta, inatet, që shpesh përcaktojnë përmbajtjen e mendimeve të disave prej atyre akuzuesve dhe, e treta, ndoshta kryesorja, përpjekja për të pastruar jetëshkrimin e vet politik në të kaluarën e tyre të derivonshme.

Them kështu për shkak se ndër këta akuzues që akuzuan disa ish-prijës politikë e ushtarakë të UÇK-së, që më në fund i sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës natyrisht në saje të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian; ndër këta akuzues që akuzuan kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën, i cili është politikani i vetëm në historinë e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Serbisë dhe Shqipërisë e Greqisë që Serbisë e Greqisë ua tha të vërtetat më të rënda që nuk ua kishte thënë as një politikan shqiptar në Tiranë apo në Prishtinë deri sot, nuk është e çuditshme se ndër këta akuzues, që akuzën e tyre e bazuan në Ndarje të Kosovës, pra, pati të tillë që Kosovën e ka quajtur territor të bineqve, domethënë territor gjysma e të cilit i takon Serbisë e gjysma tjetër i takon Kosovës dhe ashtu e mohonte çdo mundësi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye kundër tij shqiptarët në Evropë bënin protesta duke e quajtur tradhëtar kombëtar.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si pjesëmarrës në pushtetin e Kosovës në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviçit në Kosovë morën pjesë në urdhërdhëniet për shuarjen e demonstratave të rinisë shqiptare të Kosovës me ç’rast u vranë dhjetëra të rinj.

Ndër këta akuzues pati të tillë që në kohën e dhunës e terrorit të regjimit të Millosheviçit i shërbyen Sigurimit Shtetëror të atij regjimi me informacionet më akuzuese, në të vërtetë armiqësore ndaj UÇK-së dhe luftës çlirimtare në Kosovë në përgjithësi.

Ndër këta akuzues pati të tillë që si prijës partiakë në vitet e ’90-ta dhe si gazetarë e publicistë në atë kohë e mohuan çdo mundësi jo vetëm për pavarësinë, por edhe për ngritjen e statusit të Kosovës në Republikë në kuadrin e Federatës apo Konfederatës Jugosllave.

Ndër këta akuzues pati të tillë që morën pjesë në hartimin e programeve të partive të tyre, që u regjistruan në ministrinë përkatëse të Beogradit dhe që mohonin çdo rezistencë aktive dhe që ardhmërinë e Kosovës e shihnin në lidhje shtetërore me Jugosllavinë e mbetur e kjo domethënë më në fund me Serbinë.

Ndër këta akuzues që u ngritën kundër idesë së ndarjes së Kosovës të cilën nuk e kërkuan të akuzuarit u ngritën edhe një intelektual dhe një intelektuale në Tiranë, por u ngritën me një gjuhë të butë e të ngatërruar me të cilën, megjithatë, thanë çka atyre, për shkak se janë njohës të jashtëzakonshëm të marrëdhënieve shqiptaro-Serbe, nuk u kishte hije që ta thoshin.

Për të gjitha këto arsye pjesëmarrjen e këtyre akuzuesve në diskutimet që po bëhen për bisedimet e ardhshme të quajtura përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, sipas mendimeve të mija, nuk do marrë seriozisht. Në asnjë mënyrë unë këtyre akuzuesve nuk ua mohoj të drejtën që të ndërrojnë mendimet e tyre të dikurshme, të cilat cështë e vërteta i kanë ndërruar pas çlirimit të Kosovës prej pushtimit të Serbisë, por ua mohoj të drejtën që të akuzojnë të tjerët në vend se vetëveten e dikurshëm.

Seriozisht do marrë, ndërkaq, këshillimet e dy të parëve zyrtarë të sotëm të Kosovës me disa analfabetë, në mënyrë të veçantë këshillimet me analfabetin e parë, të kryekorruptuar, të Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës, të cilin me gishtin e tyre tregues e bënë kryetar të asaj Akademie partiake e private me qëllim që të mund ta përdorin atë Akademi siç e përdorën më në fund në bisedimet për një marrëveshje ndërshtetërore cënuese për Kosovën tashmë te miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Seriozisht do marrë këtë çështje: çështjen e delegacionit shqiptar që po merr pjesë dhe që do të marrë pjesë në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit. Kosova ka historianë, ka juristë, ka gjeografë, ka antropologë, ka politikanë, ka intelektualë, me përgatitje të ndryshme historike e të përtashme për të gjitha problemet e çështjet që mund të ngritën në ato bisedime. Por në grupet që deri tani biseduan në Vjenë e në Bruksel e që po bisedojnë edhe tani në Bruksel për marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë pothuajse mbizotërojnë diletantët. Prej tyre jo pse nuk do të donin, por pse nuk dinë, nuk mund të pritet ndonjë e mirë për Kosovën.

Ata që po programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufirit do të duhej ta dinë një gjë: faktorët ndërkombëtarë zakonisht në bisedimet mes dy palëve nuk lejojnë që njërës palë t’i jepet çdo gjë e palës tjetër asgjë.

Ata që po i programojnë bisedimet me Serbinë dhe ata që morën pjesë në diskutimet për shkëmbim të territoreve do të duhej të përpiqen e të mësojnë se shkëmbime të territoreve, madje, në disa raste edhe të pjesëve të popullatës në mes dy shteteve janë bërë gjatë historisë. Dhe janë bërë madje dhe jo shumë larg në kohë edhe në Ballkanin Juglindor.

Ata që po merren me çka u tha më sipër do të duhej që më në fund të dinë se faktorët e mëdhenj ndërkombëtarë zakonisht nuk i kundërshtojnë pajtimet mes dy shteteve e dy popujve qoftë edhe kur me to preken disa parime të përgjithshme që ato politikisht i mbrojnë.

Ata qe po merren më çka u tha më sipër, në mënyrë te vecantë ata që po predikojnë retorikën e korrigjimit të kufirit, domethënë të bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën, do të duhej të dinë se faktorët ndërkombëtarë nuk do t’u pranojnë të drejtën e vetëvendosjes shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe t’u mohojnë të drejtën e vetëvendosjes serbëve të Veriut të Kosovës.

Le të thuhet në fund, prandaj, se ata që janë kundër shkëmbimit të territorit mes Luginës së Preshevës duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjen dhe Veriut të skajshëm të Kosovës, te Mitrovica, deshtën apo s’deshtën po ia dhurojnë Serbisë edhe njërën edhe tjetrën: Luginën e Preshevës si pjesë të Serbisë, kurse Veriun e Kosovës si autonomi substanciale (si pavarësi) në të cilën pushtetarët e Kosovës, si edhe tani, do t’i përkulen monumentit të madh të Knjaz Llazarit.

*a.s. / dita / burimi: dritare.net

 

August 7, 2018 12:42
Komento

31 Komente

  1. L.H August 7, 13:22

    Me gjithe respektin e madh per akademikun Qose…
    Por te konsiderosh ‘protagonist’ dhenderrin serb e krriminelin e shqipetareve ne Ballkan Sali Karaxhixh per fatet e Kosoves eshte o ‘Mrri’ o akademiku ne moshe te thyer ka humbur loogjiken e eshte me ALZAJMER…Berishoviç si antishqipetari me i madh edhe se sa Zogolli e ka vendin ne gjyqin e Hages per krime kunder popullit shqipetar dhe perdorimin e kosovareve si kamikaze kunder vellezerve shqipetare duke provokuar edhe lufte civile ne ’97-ten ,tashme te inkuadruar ne divizionin xhihadisto fashist ‘Hajdar’!

    Reply to this comment
    • Xxx August 7, 14:06

      Ku e thote Qosja kete qe shkruan per Saliun?

      Reply to this comment
      • Artemisa August 7, 16:20

        Po pse ti kujton se duhet te dije cfare eshte shkruar apo cfare permbajtje ka artikulli?
        Jo. Qellimi i nje komentuesi-rilindas eshte te shprehet kunder Saliut. Vetem pas kesaj mund te marre pagesen per buken e perditshme.

        Reply to this comment
        • I tille je , sa here qe hap gojen August 7, 18:23

          Lehu edhe bushtra “Artemisa”, qe i mbushen syte me lot kur degjon ndonje fjale te keqe per antishqiptarin e terbuar , bajraktarin mesjetar serb te Vicidolit ! Duhet me kene edhe me maskara se sa vete bajraktari , per te pasur pafytyresine te behesh avokat i malit me krime prej tij !

          Reply to this comment
          • Artemisa August 7, 20:59

            Po mire , ti qe nuk je i atille sa here qe hap gojen per t’ja marre “rrushin” Rames, kur keto krimet qenkan bere Mal, cfare beri karagjozi yt 5 vjet me radhe, perse nuk e coi para drejtesise? Aaaaaaaaaaa nuk keni bere akoma Vetingun ju!!!!!!!! Jane akoma ata te Saliut ne drejtesi!!!!!
            Keto nuk i beson kush pervec ju idioteve te ripjellur nga vrimat tashme te rrudhura dhe te ndryshkura.
            Provoni te ripilleni edhe njehere tjeter se mbase j’u shtohen pak gramet e truve qe keni ne koke.
            Te fala Taulantit dhe Spirpalskenderbeut.
            Mos ha shume tani ne vere se te prish ajo jashteqitja diarreike e kryetarit tend .

  2. L.H August 7, 13:23

    Me gjithe respektin e madh per akademikun Qose…
    Por te konsiderosh ‘protagonist’ dhenderrin serb e krriminelin e shqipetareve ne Ballkan Sali Karaxhixh per fatet e Kosoves eshte o ‘Marri’ o akademiku ne moshe te thyer ka humbur loogjiken e eshte me ALZAJMER…Berishoviç si antishqipetari me i madh edhe se sa Zogolli e ka vendin ne gjyqin e Hages per krime kunder popullit shqipetar dhe perdorimin e kosovareve si kamikaze kunder vellezerve shqipetare duke provokuar edhe lufte civile ne ’97-ten ,tashme te inkuadruar ne divizionin xhihadisto fashist ‘Hajdar’!

    Reply to this comment
  3. OO7-SIM,UDB,KGB August 7, 13:26

    Berisha me keshillat e UDB-se dhe mergates se qyqeve ne Amerike kryesuar nga agjenti serb Biberaj po kerkon te behet protagonist per Kosoven per ti shpetuar gjyqit te Hages ku e pret vellai gjenetik Karaxhixh ….

    Reply to this comment
  4. Luftetar UÇK August 7, 13:46

    Jo vetem BerishoviÇ por edhe IbrahimoviÇ edhe pas vdekjes duhet te denohen si agjente kujslinge te Serbise per shperberjen e shqiperise…

    Reply to this comment
  5. Zdravstvujtje ta varish Sali August 7, 13:58

    E megjith’ate DASH eshte koke forte si avokat i ‘burrit te shtetit’ Sali dhenderr i Jovankes e burre i Sllobodankes,nuk e pranojne humbjen ne kete vend tashme shprehje gjeografike per faj te kaubojsave amerikane ….e ambasadoreve ne sherbim te Podesta serbi e rusi…

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 August 7, 14:01

    “Të përsëris: shkëmbimi i territoreve dhe korrigjimi i kufirit nënkuptojnë ndryshim vetëm të kufirit të skajshëm verior të Kosovës e jo Ndarje të Kosovës.”
    pra sipas llogjikës së fuqishme prej gjuhëtari,jo juristi,të zotit qose,na del se po të korigjohet kufiri me grekun,dhe sipas dëshirave të tij!?
    nuk kemi ndarje të shqipërrisë por vetëm korigjim kufijsh??
    atëherë sipa qoses i vjen që sali berisha nuk i dha asnjë gjë grekut por vetëm korigjoi kufijt??
    atëherë skemi përse të merakosemi për atë që do të bëjë rama,spse vetëm korigjim kufijsh kemi dhe asgjë më tepër??
    mor zotëri nëse korigjohet kufiri në veri!?
    i vjen që do të shtyhet brënda teritorit të sërbisë ose brënda teritorit të kosovës!
    pra njëra nga të dy palët do të ketë një shkëputje!pra ndarje nga teritori i sotëm!!
    “ndarje e kosovës”nuk do të thotë ta ndash në dysh,në mes patjetër!askush nuk është aq idiot sa të kujtojë se me ndarje thuhet ndarje në mes!të gjithë kuptojnë me “ndarje të kosovës”,dhënjen e mitrovicës sërbisë!
    sipas lojës tuaj vjen që ndarja do të bëhet me një ndarje të dytë!pra lugina do ti kalojë kosovës!pra dhe sërbia ndahet!!pra një pjesë e teritorit të saj ndahet dhe bashkohet me kosovën!!
    zoti qosja!!
    ku qëndron hileja që përdoret termi “korigjim kufijsh” dhe jo “shkëmbim teritoresh”!
    mos vallë thjeshtë për të mos u hapur dhe më tej “kutia e pandorës”?
    për të mos krijuar shtete mbi baza etnike??
    sa për propagandën me të cilin keni mbushur pjesën tjetër të shkrimit!?
    si plas hajdari kujt!!
    sali berishën e njohim aq mirë!?sa nuk ka ku të vejë!!
    unë i kam fotografitë e tij me thaçin kur inauguronin rrugën folklirike,katastrofën,të kombit!!
    prandaj më mirë mos iu bashko llumit politik,por qëndro ashtu si duhet!!ji për popullin!!
    lugën e çorbës po e hanë shumë zoti qosja!!
    askush nuk ka bërë vaksinë!!
    vetëm burrëria,ndershmëria dhe zgjuarsia është vaksina trefishe që nuk të lë të gëlltisës çorbën e prishur!!

    Reply to this comment
    • Tartufi August 7, 16:00

      Ky titisti I degjeneruar Qose mendon akoma si ne Kohen e
      Titos se tij komunist . Te gjithe shqiptaret e zgjuar dhe patriote jo komuniste ,qe e kuptojne mire shqipen nuk do
      guxojne te na akuzojne neve [ Titisteve komuniste ] qe kerkojme [ korigjim kufijsh ] dhe jo shkembim teritori .
      Si gjithmone llumi I ketij kombi,,, duke futur dhe kete qeroz mbeturine te Titizmit ,nuk e kane problem marifetin dhe intrepetimet qe I kuptojne patriotet e ketij populli.

      Reply to this comment
  7. Amerikani August 7, 14:04

    Ke te drejte o Qose!

    Me eshte dukur nje zgjidhje e arsyeshme qe ne momentin e pare qe Thaçi e permendi.
    E realisht kjo nuk quhet “ndarje e Kosoves” por shkembim teritori , term qe Thaçi nuk guxon ta thote hapur per shkak te reagimit te atyre qe nuk mendojne dhe qe nuk do mendoheshin shume per ta quajtuar dhe “tradhetar” pra e kamuflon me termin “korrigjim kufijsh!”

    Por çfare perfitohet nga ky shkembim i mundshem dhe i pranuar nga te dyja palet ne marreveshje?

    Shqiptaret japin nje teritor te cilin faktikisht nuk e kane dhe nuk e kontrollojne ne shumice te banuar nga serbet dhe qe sot eshte qendra e korrupsionit dhe trafiqeve dhe i rikthen Kosoves Luginen.
    Me arritjen e kesaj marreveshje perqendrimi i Serbise politikisht do ta humbase interesin per Kosoven, ( tashme si nje çeshtje e mbyllur njehere e pergjithmone ) dhe ne kete menyre serbet duke hequr dore nga presjonet dhe lobimet nderkombetare per mos e njohur pavaresine e shtetit te Kosoves, do i hapej rruga bashkimit te Kosoves me trungun Ame, Shqiperine, duke bere keshtu realitet endrren e vjeter te patrioteve dhe atdhetareve shqiptare.

    Zgjidhja e kesaj çeshtje perfundimisht do na jepte kohe te mendonim per bashkimin me trungun Ame pjeseve te tjera te radhes te shkeputur me pa te drejte nga traktati i Shen Stefanit dhe Koferenca e Ambasadoreve me 1913.

    Reply to this comment
    • Mollosi August 7, 15:03

      Lugina per Serbine eshte nje pjese shume strategjike. Ajo ne asnje menyre nuk do ta shkembeje me Veriun.
      Shpresoj qe Kosova mos ta humbe Veriun, se sa per Luginen… ate kurre nuk do ta fitoje.

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 August 9, 11:53

        molle
        nuk ka shumë rëndësi as veriu e as lugina!!
        në këtë moment po flitet për një pisllëk!në këtë moment po fshihen shumë të dhëna!!në këtë moment po manipulohet rëndë!!
        ky ish hundëderr që sot nga dhjami po i zvoglohet,po thotë copa faktesh,copa ideshë!!pra po pregatit një ndyrësi!!
        po të ishte se ishte i pastër do ta thoshte atë që ka filluar si një copë të tërë!!
        do të thoshte se ne duam të shkëmbejmë veriun e mitrovicës me luginën!
        do të thoshte,ne do të humbim një minierë me vlerë të lartë ekonomike,por nuk do të lejojmë që vëllezërit tanë të vuajnë nën thndrën e mendimit sërb mesjetar!!
        do të thoshte se nëse sërbët bëjnë probleme me veriun e mitrovicës,ne i vëmë si kundrapeshë luginën!!
        do të thoshte se unë tërë këto që them i kam biseduar me tërë njerzit e mi,të politikës,si pozitë e opozitë!!
        por ky batakçi i mban të “fshehta”!
        jo nga sërbi,sepse ai i di fare mirë!sepse po të mos i dinte!?
        kishe për të lexuar gjithandej,si fillim në shtyp “provokacja”(jo atë të muç carit),e pastaj do të ulërinte vuçiçi i pari e më pas shesheli!!
        por këta asqë e hapin gojën,o molle!!sepse i dinë më mirë se thaçi ato që ai thotë!!e dinë se janë për leverdi të tyre ato që thotë thaçi!
        thaçi i mban të fshehta palanet e tij vetëm e vetëm nga shqiptarët!!
        dikush thotë se ai është i shitur tek sërbi(ka pasur shumë aludime më parë),por të mos harrojmë dhe “baba”erdoganin!!tërë ato elozhe që ju ka bërë sërbëve kohët e fundit,dhe mbështetja e pakushtëzuar e thaçit!?
        bëjnë të dyshosh jashtëzakonisht shumë!
        molle
        jemi një popull i vogël,i mbushur me ndyrësi!prej të cilës,ndyrësisë tonë, të tjerët kanë përfituar gjithnjë!!

        Reply to this comment
        • Mollosi August 10, 16:28

          anticensure25642654 !
          Ke te drejte per keto q e i thua, por edhe une kam te drejt per ato qe i them.Deshira ime e madhe do te ishte qe kufinjte te mos nderrohen, te mbeten ashtu sic jane, por, jam skeptik !!!
          Te fala nga MOLLOSI.

          Reply to this comment
    • anticensurë25642654 August 7, 17:27

      eh m or amerikono
      kështu si i bie muhabetit ti?!
      dhe pa ujë bëhen petullat!!
      pas nja dy logjikash të tilla!?
      gjithë botën do ta bashkojmë me shqipërinë!!
      vetëm një lutje kisha unë për ty!!
      a pranon me u bë prsedenti ynë,pasi të bashkojmë botën me shqipërinë??

      Reply to this comment
      • Amerikani August 7, 20:17

        Anticensure.
        Asgje qe Thaçi thote nuk eshte e veta. Te siguroj qe pa miratimin e SHBA nuk do hidhte asnje fjale ne publik.
        Meraku im i vetem ne kete çeshtje nuk eshte qendrimi i Thaçit e i “thaçeve te tjere” negociatore se jane thjesht percjelles por qasja e Presidentit Trump ne lidhje me zgjidhjen finale te ceshtjes se Kosoves.
        Me shume besim kam tek vazhdimesia e politikes se administrates amerikane se sa te Trump dhe qasjet e tij nacionaliste per te qene i sinqerte.
        Qendrimet e tij ndaj BE e NATO… besoj me kuptom çdua te them?
        E besoj gjithashtu se ndan te njejtin qendrim me mua se BE dhe NATO per ne si shqiptare jane jetike.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 August 8, 13:58

          amerikono
          “Asgje qe Thaçi thote nuk eshte e veta. Te siguroj qe pa miratimin e SHBA nuk do hidhte asnje fjale ne publik.”
          kjo është e keqja më e madhe e shqiptarëve,me mentalitet si tëndin!!
          pra,pa asnjë lloj mendimi vetiak!!
          njerëz si ti “mendojnë”si u thonë të tjerët!!
          amerikono,trampi mendon për ameirkën dhe veten e tij!!
          dhe thaçi,rama,e turrli idioti i politikës shqiptare duhet të mendojë për vëndin e tij dhe jo të jetë papagall i të tjerëve!!ka momente taktike kur je i detyruar të luash të njëjtën valle me të tjerët,por në fund,strategjikisht duhet të shohësh interesat e tua në atë valle!!
          amerikono,edhe esat toptani,edhe zogu dhe kuislingët,lojën e dikujt tjetër bënë,folën mendimet dhe dëshirat e të tjerëve,por sot quhen tradhëtarë!!
          tradhëtari nga patrioti në atë pikë ndryshojnë!!
          i pari pranon gjithçka që i thonë të tjerët,i dyti jo!!
          i pari shpesh rron mirë për një far kohe,por ju lë trashëgim pasardhësve,TURPIN!
          i dyti shpesh e pëson,por lë pas NDER si trashëgim!!
          këtu varet se si e ke të rregulluar në kokë!!
          VEZËN SOT A PULËN MOT!!
          më duket se thaçi nuk ja ka idenë se çdo të thotë pulë!!
          atij i kanë mbetur sytë tek veza!!
          ndoshta fajin e ka lëngu që i ka mbushur gojën!! do të ishte më mirë të përdorte trurin dhe jo stomakun!!

          Reply to this comment
          • Amerikani August 8, 14:58

            Te besh l”ojen” e Amerikes nuk eshte tradheti.
            E kam fjalen per politiken amerikane mbi bazat tradicionale te saj.
            Popujt e vegjel vetem mund te cojne ceshtjet, vendimet i marin te medhenjte.
            Ceshtja eshte te orjentimi politik. Te kush do e kerkosh mbeshtetjen ! Dhe une mendoj se dhe nga pikpamja historike SHBA jane partneri dhe mbrojtesi i interesave te shqiptareve ne Ballkan. Paralelisht kjo dhe me integrimin ne BE. Tjeter rruge te sigurt per mbijetese dhe prosperitet nuk shoh.

          • anticensurë25642654 August 9, 11:32

            “Te besh l”ojen” e Amerikes nuk eshte tradheti.”
            Amerikani,mos gjyko ashtu thjeshtë e thjeshtë!ashtu aty për aty!!
            është një gabim i jashtëzakonshëm!!
            hap pak më shumë mëndjen dhe shko disa kohë pas!!!
            analizo momentin dhe atë që ka ndodhur pas atij momenti!!
            po e fillojmë me periudhën pas revolucionit demo-borgj të fanolit!!
            po të ishe përkrahës i zogut do të thoshe për ata që e rikthyen në pushtet se “Te besh l”ojen” e sërbisë nuk eshte tradheti.”!
            po kështu dhe me “”Te besh l”ojen” e italisë së duçes nuk eshte tradheti.”!
            pak më vonë “”Te besh l”ojen” e gjermanisë naziste nuk eshte tradheti.”!
            diçka më tutje”Te besh l”ojen” e jugosllavisë së titos nuk eshte tradheti.”!
            e pas saj “Te besh l”ojen” e BRSS së stalinit nuk eshte tradheti.”!
            pas prishjes me ta “Te besh l”ojen” e kinës së maos nuk eshte tradheti.”!
            por mos harro o amrikono se pas të gjitha këtyre thënjeve “Te besh l”ojen” e ………………… nuk eshte tradheti.”,të gjitha ato që nuk quheshin TRADHËTI,janë quajtur,dhe vazhdojnë të quhen TRADHËTI!!
            amerikono,”NUK KA MIQËSI TË PËRJETËSHME,KA INERESA TË PËRJETSHME”!
            interesi i kosovës dhe shqipërisë është të mos bëjë “lojën” e të tjerëve,por të shikojë interesat e saj!!
            “loja”mbaron një ditë,amerikono!!por me mbarimin e lojës nuk këthehen kufijt pas!!i mbeten atij që “fitoi lojën” që ti e luajte symbyllas!që ti e luajte vetëm duke besuar të tjerët!!pavarsisht se ishin a janë miqt e tu!!
            amerikono mos i shiko si absolute gjërat!!
            absolut është vetëm vëndi tënd dhe sovraniteti i tij!!

  8. Whitestar August 7, 14:58

    Brilant! S’ka nevoje per koment.

    Reply to this comment
  9. Nuk kam pare, qe prej shume kohesh.....PATRIOT... August 7, 15:13

    Per temen ne fjale mund te japesh dy gjykime . Ka “patriote” qe duan bashkim, per te vjel sa me shume perfitime . Ka dhe nga ata, qe duan ndarje per te heng’ ndonje cop’.. qyl .

    Reply to this comment
  10. labi August 7, 15:26

    u keqinterpretua qellimisht ajo qe tha Thaci,ne diskutimin e tij ai e mbylli copetimin e kosoves,por I rikujtoi Serbise presheven dhe bujanocin,ose me mire ishte paka a shume ajo qe tha Enveri ne Paris,nuk kemi ardhur te japim llogari por te kerkojme llogari per kufijte tane,por diskutimi behen me interesant kur shikon se patriot behet sera e tit vasilit ose si I thone rendom zagarit,ajo qe Thaci I tha Berishes do ngelet emblem se eshte ajo qe Berisha nuk e priste.

    Reply to this comment
  11. c August 7, 16:15

    Po pse o “shqiptare” shkruani shqip kur nuk dini ta lexoni ate…???!!! A kjo demokracia…!!! Te gjithe kane guxim te zbrazin koken e dhe kur e kane me M.T

    Reply to this comment
  12. Arben August 7, 18:38

    Referendum, do te behet c’eshte me e mira per popullin.

    Reply to this comment
  13. le te shpresojme... August 7, 19:20

    tre kombe zoterojne boten . ajo romane qe per momentin eshte ne ofensiv ajo sllave e percare por kerkon revansh me nje rusi te forte dhe bota mongloide qe tani eshte ne nje gjendje pasive ne ndikimet globale. ka dhe nje bote arabe ku futet dhe shqiperia me nje agresivitet fetar (islamik) lejuar nga bota romane per t’a perdore ne rast nevoje kunder botes sllave . ka dhe nje bote anesore budisto indiane qe per momentin eshte akoma me larg aftesive per te ndikuar ne fatet e botes . vendet e tjera ku futen dhe ato afrikane vetem ..mbijetojne . tani vallja hidhet si e dirigjon lideri i botes romane ..USA . “thaci taci naci baci” jane marioneta … le te shpresojme qe bota romane dhe sllave, qe bejne “ligjin” ne planet, te gjejne konsensus per te miren e gjithe ..njerezimit

    Reply to this comment
  14. alphade August 8, 09:46

    Z. Profesor, akademik, Rexhep Qosja ! Po ju drejtohem
    juve ne radhe te pare per te treguar respektin tim ndaj
    figures suaj emblematike kosovare qe ne momentet kyce
    te historise se Kosoves dhe Shqiperise,tash per tash te
    ndara,or qe fati historik nje dite do t’i beje NJE ,mbase Ju
    dhe une mund te mos e shohim kete realitet duke u nisur
    mosha e thyer. Nejse !
    Zoti Qosja ! Nje proverb i vjeter popullor thote: ” Me mire
    djepin bosh se sa shejtanin brenda” apo anekdota e “gozhdes se Nastradinit” ! Te dyja keto permbajne thelbin
    e ceshtjes qe sot po diskutojme me aq zjarr e pasion nga
    te dyja anet e “nje monedhe” : Kosove-Serbi ! Shume
    “patriote” te tipit Sali Vicidoli jane hedhur ne nje sulm te
    pa pare kunder Presidentit te Kosoves dhe perpiqen si e
    si te shperndajne tym e konfuzion duke shtremberuar
    konceptet, nocionet qe sic thoni ju tog-fjaleshin “NDAR-
    JE TE KOSOVES” . Presidenti Thaci e ka sqaruar termin
    “Korigjim te kufijve” si dicka legjitime. Deri ketu ,me thene
    te drejten ka nje sere gjerash qe mund te spekullohen si
    ketej dhe andej kufirit, saqe ne Shqiperi Sali Cetniku me
    taborin e tij kane nxjerre “Shpaten e Patriotit” jo se po i
    qan zemra per te ardhmen e Kosoves por Ai duke shfry-
    tezuar kete situate amullie kerkon me cdo mjet te anash-
    kaloi malin me halle qe ka per vete dhe familjen e klanin e tij. Berisha, zoti Akademik, sebashku me shpuren e tij
    edhte “rrethuar” nga Vettingu qe po afron per politikanet,
    pasi po kurorezohet me sukses deri ne nje fare shkalle me “Pallatin e Korruptuar te Drejtesise” i cili po shkerrmoqet dita- dites. Ky “Pallat” po spastrohet nga
    banda berishiane e prokuroreve dhe gjyqtareve. Po ikin
    dita dites sejmenet juriste te tipit Zagonjori, nje fanatik
    e skllav i Berishes. Deri tani kane lene kolltuqet dhe ceki-
    cet e drejtesise 45 perqind e tyre. Ky rreth po ngushtohet per Berishen dhe klanin e tij dita-dites. Pra,eshte kjo nje
    aresye themelore qe Berisha eshte hedhur kunder Thacit
    sepse vete Thaci ne nje pergjigje qe i ktheu para 4 ditesh
    i tha Berishes disa te verteta qe prekin direkt thelbin e
    ceshtjes Berisha ne keto momente. Keto te verteta te zotit Thaci nxjerrin cullak komprometimin,lidhjet dhe kom-
    prometimin e Berishesh me diktatorin,vrasesin ,gjakata-
    rin Milloshevic. Jo se keto gjera shqiptaret nuk i dinin,bile
    dine shume e shume me teper per gjemat e ketij perbin-
    shi ,por te dala keto akuza nga goja e nje figure te rangut
    me te larte politike kosovar eshte shume domethenese.
    Kjo i hoqi “petet byrekut” prandaj Saliu me taborin e tij jane terbuar. Te vertetat djegin shume, zoti Prifesor,apo jo? Por le te kthehemi perseri tek zoti Thaci dhe hedhja
    “Idese” per “korigjim te kufilve”,pa prekur integritetin terri-
    torial te Kosoves ! Dje po zoti Thaci propozoi per nje Re-
    ferendum “Ad hok” , duke ritheksuar edhe nje here se
    “korigjimi i kufijve” eshte “legjitim” ,gje qe len te kuptohet
    se ketej e tutje duhet dhe sqarime lidhur me “Paketen Ati-
    sari” qe ne fund te fundit nuk eshte as Kuran dhe as Bi-
    bel, eshte nje “Pakete” e hartuar e e ideuar fill pas mbari-
    mit te luftes se Kosoves.Dhe si e tille,ma do mendja nuk
    mund te jete aq e persosur sa te kenaqe te gjitha palet,
    sidomos palet bilaterale.Kjo eshte njera ana tjeter,eshte
    se te gjithe zallamahia e zhurma qe po behet si andej dhe kendej nga ana jone bejne fsjtor nje njeri : Presiden-
    tin Thaci dhe nuk marrin aspak konjukturat dhe faktorin
    Nderkkmbetar dhe ishte decisiv ne Luften e Kisoves dhe
    pavaresine e saj. E “harrojne” kete faktor qellimisht dhe
    keshtu ndodh edhe ne Shqiperi me Reformen ne Drejtesi
    dhe Vettingun duke fajesuar me qellim dashakeqes ve-
    tem nje njeri : K/ministrin aktual sikur gjoja te gjithe kete
    proces varet nga dora e vetem nje njeriu: Edi Rames ?!
    Te gjjtha keto jane “tribulacione” alla kinezce per te anash
    kaluar faktorin vendimtar ne keto procese Nderkombeta-
    ret: SHBA dhe BE-ne. Por e keqja me e madhe e gjithe
    kesaj histerie e historie eshte se duke mos kuptuar “ujrat
    e nendheshme te politikes” ne arenen nderkkmbetare dalin si shpetimtare te Kosoves: Me habit bombasticiteti
    i deklaratave te kryeministrit te Kksoves: “Kjo ndahet me
    Lufte” ,por me habit me shume qendrimi i Veselit e PD
    se Kosoves ku ben pjese zoti Thaci ? Kane apo nuk ka-
    ne koordinim politike keta anetare te nje parie te rangut me te larte.?! Apo njeri i bie “gozhdes,tjetri pstkoit” . Se
    fund a- i kuptojne keta politikane insinuatat e DASH dhe
    BE-s qe deklarohen ne mbeshtetje te Zotit Thaci per “bi-
    sedime fleksible” nga te dyja palet: Kosove- Serbi ! Dhe
    se fundmi, Ky zoteria,Kryeminister kur flet a-i mat ndonje
    cike fjalet ?! Me ke do ta beje luften ky myteber kur s’ka
    asnje ushtar ?! Ushtaret i ka Amerika dhe BE-ja ,zoti
    Ramushk !? Prandaj menyra me e mire eshte : Te pre-
    sim dhe te shikojme dhe te konsultohemi me mendimin e
    aleateve sepse duam apo nuk duam, pa minimizuar luf-
    ten heroike te UCK, faktori nderkombetar lujti rolin ven-
    dimtar per clirimin e Kosoves ? U desh nderhyrja e 17
    shteteve me te fuqishme te botes per ta bere zap maki-
    nen vrastare te Milloshevicit. Dhe ne kete drejtim cilido
    shqiptar eshte e duhet te jete i ndergjegjshem dhe me
    shume modest..,!!!

    Reply to this comment
  15. alphade August 8, 10:15

    Korigjim: aty ku them “dy anet e nje monedhe” nuk eshte
    fjala per “Kosove- Serbi” ,por “Kosove-Shqiperi” . Pra,
    eshte nje lapsus nga ana ime ? NDJESE…..!

    Reply to this comment
  16. Kosovari August 9, 17:52

    Kur e dha Akademiku yne monumental Rexhep Qosja iden e shkembimit-nderrimit apo rikthimit te teritoreve, ide te cilen tash po ia merr”Abazi i dyte i Gjilanit” Haziri, Disa patriot u quan ne kembe duke shkelmuar e hudhur fjale fyese e ofenduese ndaj vleres dhe nderite e kokes se kombit Akademik Rexhep Qosjes.

    Reply to this comment
  17. Zaho August 10, 14:33

    Si nuk disktuan njehere shkembim popullsie e jo shkembim territoresh gjithe keta burra? Perfshire edhe Rexhep Qosen?

    Reply to this comment
  18. alphade August 14, 22:44

    Edhe “zaho” ka shume te drejte ! Pse nuk eshte shtruar
    nje here “shkembim popullsie” dhe JO “shkembim terri-
    toresh” Une gjithemone kam qene partizan i perfshirjes
    se territoreve me popullsi shqiptare duke u nisur thjeshte
    nga proverbi popullor: “Me mire djepin bosh,se sa shejta-
    nin brenda,ne djep” apo aforizmin e “Gozhdes se Nastra
    dinit” ! Por nuk e kisha pare si te mundeshme opsionin
    qe shtron zoti “Zaho” ! Me sa duket “djali i K/ministrit” na
    dha nje zgjidhje origjinale,e veshtire por e mundeshme.
    Kaq kisha per sot…,..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*