Korrigjimi i kufijve, reagime në Tiranë e Prishtinë kundër Thaçit

August 3, 2018 20:43

Korrigjimi i kufijve, reagime në Tiranë e Prishtinë kundër Thaçit

 

Deklaratat e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh kanë provokuar reagim të fortë në Prishtine dhe Tirane.

“Është në fakt një maskim për këmbim territoresh. Kjo është një ide e vjetër që nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe ka rrjedhur nga Akademia e Shkencave”, shprehet publicisti për Top Channel Veton Surroi.

“Nuk e prisja kurrë që ky lloj propozimi të vinte nga Kosova. Ky lloj korrigjimi i kufijve të çon vetëm te ndarja e Kosovës”, thotë Edit Harxhi, ish/zëvendësministre e Jashtme.

“Serbia po përpiqet për një zgjidhje, të quajtur zgjidhja finale. Çdo gjë që është shqiptare të mbetet shqiptare dhe çdo gjë që është serbe të mbetet serbe. Kjo është një tezë që ka qarkulluar muajt e fundit dhe është një tezë shumë e rrezikshme, e cila synon të bëjë fakt të kryer marrjen e pjesës së veriut të Kosovës dhe mbi të gjitha krijimin e precedentit të ndryshimit të kufirit të Kosovës”, shprehet për TCH Arben Çejku, ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë.

Efekti domino në Ballkan do të ishte i pashmangshëm edhe me pasojë luftën.

Edit Harxhi: Unë parashikoj që nëse zhvillohet ky plan, Ballkani do të kalojë një luftë shumë të fortë.

Veton Surroi: Nuk ekziston formë paqësore e ridefinimit të kufijve etnik. Kjo është një “kuti e pandorës” për të gjitha kombet edhe për kombin shqiptar.

Edit Harxhi: Sepse që nesër mund të dalin shqiptarët e Maqedonisë dhe të kërkojnë bashkimin me Shqipërinë. Mund të kemi probleme të tjera me shqiptarët në Mal të Zi. Mund të ketë edhe grupe çame të mbetur veriun e Greqisë. Bullgarë të Maqedonisë që do të donin t’i bashkoheshin Bullgarisë. Kush mund të mohojë faktin që Republika Srbska mund të kërkonte t’i bashkohej Serbisë.

Qëndrimi i Hashim Thaçit i fortë që vjen pak javë pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Bruksel në praninë Federika Mogerinit.

“Ky është një plan i vjetër ruso-serb. Mendoj se disa burokratë në Bruksel, të cilët nuk kanë mbështetjen e vendeve kryesore të BE, duke përfshirë Gjermaninë dhe Francën. Nuk ka në asnjë mënyrë mbështetje të SHBA, por po mundohen ta nxisin këtë si ide duke bërë edhe pak presion mbi liderët shqiptarë apo edhe mbi liderët e Serbisë, megjithëse Vuçiç nuk ka arsye pse të shqetësohet sepse nga një ide e tillë përfiton vetëm Serbia”, thotë Harxhi.

Me gjithë mjegullën e pranishme, ish-ambasadori shqiptar në Kosovë e Maqedoni lexon një ide kryesore.

“Krijojnë përshtypjen se Kosova dhe Serbia do të ulen, por duke i injoruar gati të gjitha përpjekjet paraprake dhe duke hapur një kapitull të ri bisedimesh”, shprehet Arben Çejku.

Por mund të jetë dhe testim i opinionin publik, më e pakta një lapsus tjetër për korrigjim nga hasim Thaçi.

“Me gjithë respektin kam vënë re se ka pasur lëkundshmëri dhe ka patur edhe korrigjime dhe nga ai vetë”, thotë ish-ambasadori.

a.s/dita

August 3, 2018 20:43
Komento

10 Komente

  1. ShkoDrani August 3, 21:08

    Thaçi ka te drejte. Kufijte ne Ballkan jane te coroditur per shume arsye, por mbahen te tille per dy arsye. Se pari: palet qe kane minoritete apo pakica zoterojne dicka me shume toke e resurse, dhe se dyti fuqite e medha kontrollojne me lehtesisht nisjen apo mbylljen e konflikteve ne Ballkan sipas interesave.
    Ne Shkoder thone se gardhi i nalte ruan kojshillekun. Vetem mire ka me rindarjen e kufijve te shteteve te ish-Jugosllavise. Nje hap i tille do te afronte mundesine e shtetkombit shqiptar, ku do te mund te perfshihet shumica e siperfaqes se Kosoves aktuale + pjesa me e madhe e lugines se Presheves. Ma ndej koha dikton se ca ndodh me pseudo shtetin MeV.

    Reply to this comment
  2. MH August 3, 21:38

    Me cfare po ndijme dhe po lexojme fundi dalt hajer.Nese fillohet te “korigjohet” kufiri Kosove – Serbi.Do lakmohen edhe fqinjet te bajne te njejten gja.Ballkani e ne vecanti ish jugosllavi nji shtet artificial do krijojne ngaterresa qe do te krisin e prite ku po del.

    Reply to this comment
  3. tironsi/gjermani August 3, 21:42

    Me kujtohet nje thenie e vjeter e J.B. Tito:
    Nje Jugosllavi e forte d.m.th. nje Serbi e kontrollueshme.
    Nuk e di sa e vertete eshte kjo shprehje e tij por nese s`eshte e vertete eshte e gjetur bukur.
    Vellai i vogel eshte i detyruar te kerceje vallen e diktuar nga Vellai i madh fare, me shpresen se nese do te vinte minuta X do te gjejne mbeshtetjen e duhur, gratis e te perzemert.
    Por historia na ka treguar esell nje realitet tjeter.
    Nuk e di se kush eshte gati te vallezoje me zilet qe tingellojne aq trishtueshem nga Beogradi, por jam i sigurte se kur te bien Kembanat nga Perendimi do t`iu bien dashnoreve te zilkave breckat te pakten deri tek gjunjet, e kjo mendoj se do te mjaftonte per momentin….

    Reply to this comment
  4. Alban August 3, 23:03

    Thaci eshte nje patriot i vertete: Kosova duhet te lehtesohet nga popullsia serbe dhe t’i bashkohet trungut ame-Shqiperise. Mos paragjykoni se cfare do te kerkojne te bejne shtetet e tjera, keto jane fantazi. Marreveshja dhe zgjidhja paqesore e problemeve eshte sot ne rend te dites ne popitiken boterore.

    Reply to this comment
    • Alban August 4, 11:47

      Te jemi realiste: Perse i duhen shteti te Kosoves

      Le ta shikojme realitetin ne sy , sipas Wikipedise:

      Zubin Potoku, (regjistrimi popullsise viti 2015):
      Total 15,200

      Serbs 13,900 Albanians 1,300

      Zvecani (regjistrimi viti 2015) Total 16,650

      Serbs 15 850 Albanians 500 Te tjeret 300

      Leposaviqi (Leposavić :Total: 18 mije e 600 banore, nga te cilet 18 mije jane serbe,
      350 vete jane boshnjake,,
      65 ashkali dhe
      vetem 270 vete jane shqiptare)

      Popullsia ne Mitrovicen Veriore: viti 2009:
      Total 12,326 banore

      Serbs and others 11,459 Albanian 867

      Presheva: Ne vitin 2002 ka pasur 35.000 banore,

      Albanians 31.000 Serbs 3.000

      Ne Medvegje; viti 2011: Total 7.500 banore

      Serb 6420 Albanians 527

      Bujanovc (viti 2011) Total: 18.000 banore

      Serbs 13.000 Albanians 250 vete

      Ne keto kushte Kosoves i intereson te shkembeje territoret me Serbine dhe te bashkohet me Shqiperine.

      Reply to this comment
  5. Praktiku August 4, 10:57

    Duhej të ishte bërë me kohë: hiqu sherr-o prej meje! Sa do të rrojmë në këtë botë? Dhe e gjithë jeta – luftë, luftë, luftë. Kosovë-Serbi nuk duhet të bëhet si Palestinë-Izrael.

    Reply to this comment
  6. xha Suloja August 4, 13:10

    E kuptoj qe nuk eshte publikuar mesazhi im i para drekes. Eshte i veshtire per tu kuptuar nga lexuesit dhe “dijetaret” e mediave.
    Ani! E vërteta nuk mbulohet me demagogjine e patriotizmit frikacak. Udhëheqësit e vertete dallohen nga fakti i qendrimeve kur jane te detyruar te zgjedhin mes dy te keqiave!.
    Eshtë e drejta juaj publikimi, per mua rendesi ka qe me jepet mundësia te dalloj realitetin e pavaresise se mediave.
    Xha Suloja

    Reply to this comment
  7. llapi August 4, 13:40

    Kafshat qe skaperdihet or vella eshte mjerimi , po edhe sa her do falim e ndrrojme teritore Shqipetare?

    Reply to this comment
  8. DRENICA E KUQE August 4, 14:55

    Ku e kane burimin te gjitha keto reagime? Atyre qe u fryn fllad e ua rrjedh vajin, vajmedet! Me Vetona e Batona e kesilloj veremana t’ Tites e t’Ibrahimit nuk behet Shqiperia as bashkohen kurre trojet etnike shqiptare bile ju te Tiranes mos I mbeshtetni keta “shqiptare” te njohur e te medhenj! Se po e kallxoni veten per TURP a!

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  9. spartak August 5, 08:30

    Ah mër babë , si nuk keni zonë mend .
    Me këtë precedent , pa kurrëfarë VLERE për shqiptarët , dhe të mbrapshtë për momentin , po synohet , mbrapa krahëve , ti futen e të kërcejnë këtë valle konflikti Ballkanik , duke vënë në ballë si protagonistë shqiptarët dhe Shqipërinë e Kosovën .
    A nuk po rritet vazhdimisht prezenca e dy superfuqive ushtrake botërore ( fut hundët dhe Kina ) në rajonin tonë , me probleme etnike e kufijsh nga më të mëdhatë në Europë ?
    Deklaratat dhe veprimet e BE-së , që po i shtyjnë për në Kalendat Greke integrimet europiane të vendeve ballkanike .
    Rritja e vazhdueshme e influencës , ndërhyrjeve , veprimeve provokative ruse në ballkan , si në Mal të Zi , Maqedoni , treni i Kosovës , shtimi i stërvitjeve buzë kufijve midis ushtrive ruso-serbe , kundërveprimet dhe ndërhyrjet e egra ndaj zhvillimeve ekonomike e strategjike të gaz-sjellësave , afrimi dhe rritja e bashkëpunimit me Turqinë , si elementi më i fuqishëm i përçarjes dhe dobësimit për politikat mbrojtëse të NATO-s , etj , etj , etj .
    Po ashtu , në krahun tjetër , një TRUMP , aspak politikan , por që për bizneset e tij , lidhet me këdo dhe përfaqëson sot për sot në mënyrë të përsosur dhe , vetëm , Oligarkinë dhe Koncernet më të mëdha ushtarake të Amerikës dhe gjithë botës . Drejtues , i pa parashikueshëm , në pozicionin më delikat në botë .
    Politikat e tyre të shitjes së armëve vetëm konflikte dhe baza konfliktesh kërkojnë dhe prodhojnë .
    U takuan në Helsinki . Asgjë nuk trajtuan e zgjidhën për uljen e tensioneve apo zbutjen e konflikteve .
    Ama , sinjale u dhanë nga të dy palët e ma së shumti e më të fortat në drejtim të Ballkanit . TRUMP- Malazezët janë të ashpër e grindavecë , që mund të bëhen sebep edhe për shpërthimin e Luftës së Tretë botërore . Pra , në rast shpërthimi , Ballkani qenka sebepi , qenka i pari në valle , e që mund të bëhet pluhur e hi .
    Mali i Zi , nja 10-15 % i ka shqiptarë autokton shqip folës , mbi 50 % i ka shqiptarë autokton , të sllavizuar këto dy shekujt e fundit nëpërmjet gjuhës e fesë , politikave shkombëtarizuese fetare e shtetërore , si dhe ka , dhe serbë të prurë nga makina shtetërore për balancë e kundërvënje . Mali i ZI , ka kufi me probleme me Kosovën shqiptare . Ka kufi me Shqipërinë .
    Urave të zjarrit antishqiptare dhe konfliktit në Maqedoni , ju fryjnë serbët , por dhe me ndërhyrje direkte e të egra , qeveria Ruse .
    Maqedonia , e cila , deri në fund të shekullit të 19-të , ka qenë e konsiderohej shqiptare , madje edhe me kryeqendrën ma të madhe e ma të afirmuar si e Shqipërisë dhe shqiptarëve , Shkupin , edhe sot popullohet nga mbi 40 % shqiptarë autokton shqipfolës , dhe , edhe këtu , pothuajse e gjithë pjesa tjetër , përveç serbëve të prurë , janë shqiptarë autokton të sllavizuar me dhunë nga gjuha , feja dhe politikat shkombëtarizuese shtetërore . Maqedonia , përveç se është vetë plot me shqipfolës e shqiptarë autoktonë , është e rrethuar nga tre anët ( përveç Bullgarisë nga Shqiptarë dhe shtete shqiptarësh .
    Nuk janë rastësi dhe të pa paramenduar prezenca amerikane nëpërmjet NATO-s , dhe shtimi i saj në këto kohët e fundit . Ka KFOR në Kosovë , por baza më e madhe amerikane për Ballkanin atje gjindet . Tani , sihariq infantil , 50 miljonësh ( 10 fishin i kanë vetëm çapaçulët e drogës këtu tek ne ) , me shtimin e prezencës luftarake ajrore në Kuçovë . Rritje tensionesh dhe armatosjesh kudo në të gjithë shtetet e Ballkanit , duke fillu nga Greqia e deri në Beograd e Zagreb , por jo ma pak edhe nëpër Europë .
    Për shitje armësh , pa pyet se kush digjet , vritet e shkatërrohet ( shif Sirinë , Irakun , Afganistan , etj ) , të dy superfuqive , nuk ka për t’ju dhimb asnjë shqiptar , sllav apo grek . Duhet sebepi , shkrepsja dhe shfajësimi .
    Problemet më të mprehta , të vjetra dhe të rrezikshme në rajonin tonë të Ballkanit janë problemet ndër etnike , ndërthurjet e mëdha etnike disa shekullore , grabitja dhe de shqiptarizimi I dhunshëm me genocide e shperngulje masive të shqiptarëve nga trojet e veta autoktone , të realizuara e frymëzuara nga nacionalizmat , si dhe ngritja artificiale e me shtytje e këtyre prerogativave nacionaliste në kohën e sotme . Të gjithë historianët , studiuesit dhe diplomatët e politikanët e moderuar e të kalibrit botëror , kanë rekomanduar kalimin pa gjakderdhje të këtyre problemeve në Ballkan , vetëm nëpërmjet integrimeve europiane në BE , si pjesë e Europës ( nga më të vjetrat ) që janë .
    Prekja e kufijve do të jetë sebepi .
    Ndezjen e shkrepses ( përgjegjësinë dhe turpin historik ) nuk e don askush , prandaj që ta hajë , duhet budallaj .
    Ballkani është i vogël por me konflikte dhe egërsi të mëdha nacinaliste dhe etnike , prandaj Amerika e Rusia , këtu kanë për të la leshtë duke shit armatime.
    Zoti President .
    Nuk është koha me ndejtë pasivë .
    Po kërkojnë e luftohet me i vënë flakën fillimisht rajonit , e pastaj botës mbarë , sepse konflikti social ka shku në majat astronomike e s’po mundet me u ul e u kontrollu më nga askush . Thirrjet s’pijnë më ujë . Nuk është problem Hashimi , por po kërkohet ndezja e shkrepses .
    Ju e dini që shkrepsja e luftës së Parë u ndez në Ballkan .Lufta Italisë me Greqinë në dyzetën , e sulmuar nga territori i Shqipërisë , shkrepse pati bariun Daut Hoxha në malet e Gramozit . Italia I sulmoi , dhe akoma mbas 80 vjetësh jemi ne në Luftë me Greqinë .
    Kur është pregadit turra e druve për t’u djeg , shkrepsja dhe ndezësi gjinden . Po pse të bëhemi sebep dhe me turp , Ne , shqiptarët , populli më i lashtë dhe i vetëm autokton i këtij rajoni , populli më miqësor , besnik dhe me tradita e kulturë të madhe e të herëshme . Pse , pse ?
    Gjithmonë kemi qenë të matur , të mirë orientuar dhe paqedashës .
    Z. President . Ka shumë shqiptarë patriotë , korifej e steka të fisme të niveleve të larta si historianë , akademikë , diplomatë e ushtarakë , këtu , në Kosovë , por dhe në diasporën ballkanike , europiane e më tej .
    Ato do të dijnë dhe janë gjithhmonë të pa zëvëndësueshëm nga administrata rrogtare , për të ruajtur sa më mirë dhe sa më larg shqiptarët dhe Shqipërinë e Kosovën nga këto rrebeshe reshë konflikti që po grumbullohen mbi Ballkan , mbasi Ballkani ka qenë gjithmonë mbarë shqiptar dhe ashtu mbetet edhe sot , prandaj përgjegjësia për shmangjen e konflikteve dhe gjakderdhjes i takon në radhë të parë shqiptarëve .
    Shqiptarët gjithmonë kanë luftuar dhe janë përpjekur me mbrojt vehten dhe Ballkanin .
    Skënderbeu . për 25 vjet ,mbrojti shqiptarët dhe Shqipërinë nga sulmet pushtuese turke , por nuk sulmoi asnjëherë madje i mbrojti dhe kombet e tjerë që ishin në ballkan , por u bë edhe FATOS i mbrojtjes së Europës dhe civilizimit europian , pjesë e së cilës ishim .
    Z. PRESIDENT . Nuk është koha për sehir dhe pasivitet , për ti lënë në dorë FATET E KOMBIT TONE , kujt të mund personi pa TAGRIN e nivelin e duhur , dhe si dihet , se në cilin grazhd ushqehen .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*