A humbet Kosova veriun e Mitrovicës? Thaçi: Në asnjë rrethanë

January 31, 2019 21:52

A humbet Kosova veriun e Mitrovicës? Thaçi: Në asnjë rrethanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka këmbëngulur se marrëveshja Kosovë- Serbi, nënkupton korrigjim të kufijve dhe jo ndarje të Kosovës. Thaçi u shpreh se në këtë marrëveshje mund të përfshihet Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, pra se mund t’u bashkohen Kosovës, por nuk sqaroi se çfarë do të humbasë Kosova nga korrigjimi i kufijve.

Nuk mund të ndodhë një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke, me anëtarësim të Kosovës në OKB, edhe pa definimin e plotë të kufirit dhe njohjen reciproke, që do të thotë një demarkim teknik. Unë në kuadër të këtij demarkimi, besoj fuqishëm se mund të përfshijmë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin. Të tjerat nuk janë deklarime të mijat, apo opinionet që janë prezantuar nga të tjerët. Unë punoj për një demarkim teknik, përmbyllës, Kosovë-Sërbi, që do të përfshinte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”.

I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se përse Thaçi nuk u tregon qytetarëve të Kosovës, se çfarë do të humbasin nga kjo marrëveshja, se cila do të jetë dhimbja e Kosovës nga kjo marrëveshje, Thaçi nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se nuk do të lejojë krijimin e një asosacioni me shumicë serbe si Republika Srbska, gjë që do të “defunksionalizonte Kosovën në tërësi”.

Kush mendon se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, do të jetë e lehtë, e shpejtë dhe vetëm e duartrokitur në Prishtinë, mendoj se do të gabohet rëndë. Por, kush e ka zgjidhjen magjike, unë do ta përshëndes dhe duartrokas shumë. Çfarë nënkupton demarkimi teknik? Për mua nënkupton, përmirësimi i një padrejtësie, sepse këto pjesë kanë qenë të Kosovës dhe duhet t’i takojnë Kosovës. Unë punoj dhe unë besoj se do të realizohet ky objektiv. Ndërsa, se çfarë mendon Beogradi, është çështje e tyre. Ne ende, nuk kemi diskutuar në tavolinë. Tash është themeluar ekipi shtetëror i Kosovës, dje kanë qenë në Bruksel. Ne demarkime të tilla të kufirit kemi pasur edhe me Maqedoninë, edhe me Malin e Zi, ju e dini ka pasur zhurma të ndryshme, siç është paranoja dhe konspiracioni ynë ndonjëherë, që kemi prirje për të akuzuar të tjerët. Unë kam besim, se do të punoj për interesin e vendit tim dhe qytetarëve. Se çfarë flet ndonjë oponent, poshtë apo lartë, unë jam në politikë për një kohë të gjatë, i kuptoj, ndoshta e kam tepruar me fitoren e zgjedhjeve dhe kohëzgjatjes, por në politikë jam për të shtyrë përpara, aspirata të cilat unë besoj dhe unë punoj për arritjen e një marrëveshje të përhershme, përfundimtare dhe njohje reciproke. Por, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë krijimin e ndonjë asosacioni, me shumicë serbe që ka karakter ekzekutiv, që kuptohet Republika Srbska, që e defunksionalizon në tërësi, shtetin e Kosovës. Askush nuk ka folur për ndarje, kjo është një shpifje ordinere. Më gjej një deklaratë timen që flas për ndarje, vetëm një deklaratë”, u shpreh Thaçi.

Thaçi  është pyetur nga analisti Fatos Lubonja, se përse nuk ka transparancë në lidhje me marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi. Lubonja e pyeti presidentin, se cilat do të jenë humbjet e Kosovës, sepse deri sot ai në publik ka folur vetëm për njohjen e Kosovës nga Serbia dhe bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, pra vetëm për përfitime nga marrëveshja.

Presidenti Thaçi, u përgjigj duke thënë se në asnjë rrethanë Gazivoda, veriu i Mitrovicës dhe Trepça, nuk do të shkëputen nga Kosova, në asnjë rrethanë.

v.l/ Dita

January 31, 2019 21:52
Komento

10 Komente

  1. Prisni se nuk keni pare akoma gje.... January 31, 21:47

    Ky trapi eshte me dosje ne Washington si ……. dhe ato teritore Shqiptare (Kosoves) qe Serbia nuk arriti t’i marre me lufte po ja merr ne tavoline.
    Thaci nuk ka asnje mandat per te leshuar pjese te tokave historikisht shqiptare, ato cfare ka biseduar le t’i mbaje per bisedime private se nuk i hyjne ne pune apo ne xhep askujt.
    Bjeri legenit, si dulet Traktati i Fshehte i Londres ne v. 1913 i paska zgjatimet edhe pas viteve 2019, pra mbi nje shekull.
    O koqe me nder President, perse nuk del hapur e te thuash se kam FALUR Mitrovicen e me rradhe, tradhetar i ndyre.

    Reply to this comment
    • genti January 31, 22:23

      ky eshte ai qe ia beri hallall kosoves jeten..gjarpri qe i solli lirine kosoves, smund te jete kurre tradhtar

      Reply to this comment
  2. TLN January 31, 22:08

    Tradhetar. Po i fal Serbise toke shqiptare. Pse duhet te besh marreveshje pikerisht tani qe kelyshi i Putinit eshte president i Amerikes? Pse nuk pret? Pse degjon keshillat e filoserbit John Bolton?

    Reply to this comment
  3. Nji Komb nji Bese ,perpara se te jet teper vone per shqiptaret January 31, 22:34

    Thaci i ka kerkuar perballje ne Tv bushtres serbe te vicidolit

    salh brrisha me e perdhunue Live

    Reply to this comment
  4. Vatra January 31, 22:37

    Në asnjë rrethanë nuk duhet lanë Ramushin në baltë USA edhe mund të krijon presedan ta tërheq njohjen ata për 50 v Turqinë e paten aleatin ktyesor kundër expansionit sovjetik dhe tani i kanë sjellë lufen brenda bile edhe puqin ushtarak por nuk u doli si e menduan edhe me Kosovën nëse veprojnë pragmatisht do u del gabim

    Reply to this comment
  5. Vatra January 31, 22:49

    Një gjë është e qartë Serbija nuk është Jugosllavi ma ata nuk janë për luftra dhe shqiptarët nuk janë ma të shkretë si në kohen e Ibrahim Rugoves tani në çdo aspekt janë ma mirë si materialisht me armatim dhe ndërkombtarisht se e drejta ndërkombëtare është me shqiptarēt dhe po u hodhen edhe njiherë serbët në avantur nuk kan për ta ditë se nga do ju vjen

    Reply to this comment
  6. Timi January 31, 22:58

    Thaçi nuk flet sipas qejfit të vet. Ky është interes amerikan. Amerika mori malin e zi, Maqedoninë gjithashtu tash edhe Kosovën e fut në zonën e vet dhe mbyllet. Kot nuk ndërtojnë bazën e Kuçovës ata dhe lejuan formimin e ushtrisë në Kosovë. Disa gjëra nuk bëhen publike por e sigurt është që USA i ka në dorë.

    Reply to this comment
  7. fery February 1, 00:53

    Edhe kur gazetaret e pyeten Thacin se
    ” a humb Kosova 8200 Ha me Malin e Zi” , ai njisoje ishte pergjegjur , ne asnji rethane .
    Por , Kosova i humbi 8200 Ha dhe ato sot jane teritor te Malit te Zi

    Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic February 1, 01:43

    Nuk besoi qe Trapcja ti lihet ne dore Risise dhe Serbise.!

    Reply to this comment
  9. Piro February 1, 11:46

    U ka ngel mendja te tradhetia. Cdo gje e shohim te zeze sepse nuk ‘jemi mesuar me bisedim. Keto bisedimet nuk kane hile, palet jane ne tavoline dhe synohet paqja. Dyshohet te Bolton kur pa Ameriken sot nuk do kishim shtet kosovar. Ata qe udheheqin kete process Jane personalitete qe kane marre pjese ne kushedi sa marreveshje te tilla. Bisedimet jane qellimmire ku Serbia mbron veten dhe kosova gjithashtu. Do tolerojne te dyja per te mbyllur historine e luftes mes tyre, do nenshkruhet marreveshja dhe per brezat qe vine vazhdon jeta normalle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*