“Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi”, ja si është modeli belgo-holandez

August 9, 2018 15:06

“Korrigjimi i kufirit Kosovë-Serbi”, ja si është modeli belgo-holandez

 

“Të ndjekim modelin e Holandës dhe Belgjikës”. Kjo është deklarata që përsërit presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sa herë flet për tezën e rishikimit të kufijve të Kosovës në kuadër të finalizimit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Por, cili është modeli të cilit i referohet ai?

Holanda dhe Belgjika, kanë rregulluar paqësisht kufijtë e tyre kombëtarë, duke shkëmbyer një pjesë toke, në përpjekje për të zgjidhur një makth juridiksioni policor në kufi.

Zona e diskutuar kishte përmasat e 27 fushave futbolli dhe gjendej në lindje të qytetit belg, Vise dhe në perëndim të fshatit holandez Eijsden dhe përgjatë lumit Meuse.

Nga 2018, kufiri i vendeve kalon tani mespërmes lumit me Holandën që ka marrë kontrollin e rreth 16 hektarë tokë të re ndërkohë që Belgjika ka fituar rreth 3.5 hektarë tokë.

Ndryshimi u bë pasi një gadishull i vogël mbi lumë, fitoi reputacion për mungesë ligji atje për shkak të vështirësive gjeopolitike të policimit atje nga ana belge, që në letra e kontrollonte atë.

Katër vite më parë, një trup pa kokë u gjet në gadishull, dhe autoritetet holandeze nuk mund të hetonin krimin pasi ai kish ndodhur në belgjikë. policia belge në anën tjetër kishte vështirësi të arrinte në zonë dhe mund të shkonte atje vetëm me varka.

“Marrëveshja tregon se kufijtë mund të shkëmbehen edhe paqësisht”, tha ministri i jashtëm belg, Didier Reynders pas nënshkrimit të saj.

Sidoqoftë, kufiri holandezo-belg është më pak racional në zona të tjera, me fshatin Baarle Hertog, në veri lindje të Antverpit që është i ndarë mes për mes me disa biznese e ndërtesa që një pjesë e kanë në anën belge e tjetrën në atë holandeze.

Të dyja vendet janë anëtare të zonës “Shengen”, çka do të thotë se nuk ka kontrolle në kufi, dhe në praktikë, situata është kryesisht një kuriozitet turistik.

a.s/dita

August 9, 2018 15:06
Komento

3 Komente

  1. tony August 9, 16:41

    Ore Mother fucker. ….
    Kufijte e belgjikes dhe hollandes i lagin dhe I kane lagur vetem ujrat e lumenjve dhe deteve.
    Kurse Kufijte tane jane lagur me gjak brez mbas brezi qe nga kjo kohe e deri ne kohen e fishkellimave.
    Po … Le ti nderroje trojet Serbia po deshi ,,
    Le te na japi ne ate qe na takon. …. dhe ne per shenje te mirkuptimit dhe tolerances falim proçeset gjyqesore qe duhet te hapen sa me pare kunder kasapeve te Beogradit.
    Ky do ishte nje Deal per tu diskutuar.
    Çdo pazar tjeter nuk Mund as te shtrohet ne tavoline .
    Me rrespekt.

    Reply to this comment
  2. Po , Po August 9, 17:25

    Doni te thoni dicka dhe , ne te vertete , nuk thoni asgje ! Rasti Kosove – Serbi nuk ka asnje ngjashmeri !

    Reply to this comment
  3. Aleksander Thana August 9, 17:36

    Mos krahasoni Hollanden me Belgjiken qe skane perjetuar masakrat e shtypjen shekullore e Eren e gjakut qe ende eshte I fresket ne token shqiptare. Serbet kerkojne te marrin e Jo te japin. nuk kuptoj se nga e SI doli tani nje ceshtje kaq delikate per te bashkangjitur ne nje trojet shqiptare nen Serbi, gje qe eshte legjitime, por Nuk shpjegohet see cfare eshte biseduar deri Tani ndermjet pres.kosovar e pres.serb. Kjo teme kaq e rendesishme po pelcet e fluturon ne efir sikur flitet per nje zbulim te ri. Serbet I kane te koordinuara mendimet e veprimet dhe Duke qene agresore te mundur, bejne viktimen e kerkojne ndihme ta hapur e te fshehte gjithandej. Po ne, njeri I bie gozhdes, tjetri patkoit, SI ne Kosove dhe ne Shqiperi, per te mos folur ketu per kelyshet e serbit qe vegjetojne ne komoditet ne vendin tone. Nuk do shume mend e kalem qe keto probleme nuk I duhen lene ne Dore nje personi te vetem,sado I mencem te jete ai.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*