Korrupsioni, Apeli Krimeve i heq dënimin gjyqtarit Rasim Doda

May 31, 2017 18:52

Korrupsioni, Apeli Krimeve i heq  dënimin gjyqtarit Rasim Doda

Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon dënimin me 4 vite e 6 muaj burg ndaj gjyqtarit të Sarandës, Rasim Doda.

Sipas këtij vendimi të Apelit, çështja në ngarkim të gjyqtarit, duhet të rigjykohet.

I dënuar me 4.6 vite burg
Rasim Doda u dënua më 24 tetor 2016 me 4 vite e 6 muaj burg me akuzën e korrupsionit, pasi sipas Prokurorisë ai kishte kërkuar 80 mijë euro për dhënien e një vendimi pronësie midis dy palëve ndërgjygjëse në Sarandë.

Sipas apelit të Krimeve të Rënda fakti penal për të cilin është dënuar Doda nuk ekziston dhe ai duhet të rigjykohet në shkallën e parë të krimeve me një tjetër trup gjykuese.

Vetë Doda disa herë ka deklaruar se ishte i pafajshëm, ndërsa me këtë vendim bie poshtë një nga dënimet e dhëna nga Krimet e Rënda për luftën ndaj korrupsionit në drejtësi.

Prokuroria: Doda mori 80 mijë euro për një vendim
Rasim Doda u paraqit në 38 seancat gjyqësore pranë kriemve të rënda ndërsa Prokuroria kërkoi dënimin e tij me burg dhe heqjen e të drejtës për funksione publike dhe për tre vite.

Aktualisht Doda është gjyqtar i pezulluar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

May 31, 2017 18:52
Komento

2 Komente

  1. Albann May 31, 19:08

    …E paska grasatuar mire rroten e apelit…
    Pastrimi i parave ne shqiperi behet nga gjykatesit

    Reply to this comment
  2. Adih June 1, 12:45

    Hajduti nuk e denon hajdutin .Prisni sa te behet reforma ne drejtesi . Po vilave dhe tokave qe keni blere ,si do i justifikoheni ,ju banditet e drejtesise , po ashtu dhe me shume politikanet. Qofshi ju o te mjere idjota te babezitur.
    U be deti kos ,dhe vai u derdh nlakna per ju .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*